Ne mars zhvillohet Evropiani i Mundjes, Prizreni synon medalje
Sahit Prizreni shpreson qe Federata Shqiptare e Mundjes, pas zgjedhjeve te reja ne KOKSH, te siguroje fondet e duhura per sportistet, para aktiviteteve nderkombetar te muajit mars. "Aktualisht jam duke u pergatitur per Kampionatin Evropian te Mundjes, qe do te zhvillohet ne muajin mars. Por shpresojme qe deri atehere federatat te plotesoje me mire kushte e sportisteve, per te bere nje perfaqesim dinjitoz, ky synimi eshte qe te fitojme medalje," - shprehet Prizreni. Para Lojerave Olimpike, Sahit Prizreni doli i treti ne bote, kurse Elis Guri i shtati ne bote, dhe i treti ne Evrope. Por sportistet olimpiste nuk dhane rezultatet e pritshme ne Lojerat Olimpike.