Ne mbledhjen e sotme Keshilli i Ministrave miratoi keto projektligje: U miratua projektligji: "Per privatizimin e Shoqerise Uzina Mekanike e Naftes, sh.p.k, Kuçove". Qellimi i ketij projekt
Ne mbledhjen e sotme Keshilli i Ministrave miratoi keto projektligje:
U miratua projektligji: "Per privatizimin e Shoqerise Uzina Mekanike e Naftes, sh.p.k, Kuçove".
Qellimi i ketij projektligji eshte te shpalle fillimin e procesit te privatizimit te shoqerise "Uzina Mekanike e Naftes" sh.p.k.Kuçove, te vendose qe privatizimi i kesaj shoqerie te behet sipas legjislacionit te privatizimit te sektoreve jostradegjike dhe forma e strukturave te formules se privatizmit te shoqerise te caktohet me vendim te Keshillit te Ministrave. Nisur nga situata qe sektori i prodhimeve dhe sherbimeve mekanike eshte tashme i liberalizuar dhe ne nje pjese te madhe i privatizuar, si dhe kompanite e sektorit te naftes dhe te gazit per nevojat e tyre kontraktojne ne disa uzina mekanike dhe me kontratat e tyre ne kete uzine nuk i mbulojne dot kapacitetet e mundesite e saj, prandaj me privitatizimin e saj kjo uzine do te sherbeje ne sektorin e naftes dhe te gazit ashtu si dhe shoqeri te tjera private te specializuara, sipas nevojave te tregut.
U miratua projektligji: "Per Ruajtjen e Biodiversitetit".
Biodiversiteti perben nje trashegimi me vlera te medha per vendin tone qe duhet ruajtur per sot dhe per brezat qe do te vijne. Ky projektligj synon:
• te siguroje ruajtjen e sasise maksimale te larmise biologjike nepermjet perdorimit te qendrueshem te perberesve te tij:
• te rregulloje perdorimin e perberesve te kesaj larmie biologjike, duke e integruar ne stradegjite, planet, programet dhe ne vendimarrjen e te gjitha niveleve:
• te kontribuoje ne zhvillimin e qendrueshem te Republikes se Shqiperise per brezat e sotem dhe te ardhmen;
Projektligji e shtrin zbatimin e tij ne te gjitha siperfaqet tokesore, detare dhe ujore shqiptare dhe merr ne ruajtje gjithe perberesit e biodiversitetit qe gjenden ne Shqiperi dhe eshte i zbatueshem si ne prone shteterore ashtu dhe private.
U miratua projektligji "Per prodhimin, perpunimin, çertifikimin dhe tregtimin e produkteve "BIO"'"
Ushqimi i njeriut si ne bote ashtu edhe ne vendin tone, sigurohet kryesisht nga veprimtaria prodhuese ne fushen e bujqesise dhe blektorise, si edhe nga perpunimi industrial i ketyre produkteve. Ne bote aktualisht praktikohen disa menyra te prodhimit agro-ushqimore ku me kryesoret jane: Konvencionale dhe Organike.
Prodhimi konvencional siguron rendimente te larta, por te shoqeruara ne menyre te pashmangshme me ndotjen e vete produkteve dhe te mjedisit, prodhimi organik siguron rendimente relativisht me te ulta, por i menjanon ne menyre te ndjeshme keto pasoja negative. Shtete te ndyshem kane perpunuar, miratuar dhe vene ne zbatim kuadrin ligjor te nevojshem me ane te te cilit rregullohet prodhimi, perpunimi, amballazhimi, shperndarja, etiketimi dhe tregtimi i prodhimeve BIO.
Qellimi i ketij projekligji eshte nxitja e prodhimit organik dhe percaktimi i kushteve te prodhimit, perpunimit, certifikimit, transportit dhe kontrollit te produkteve bujqesore e atyre ushqimore qe prodhohen, perpunohen e tregetohen me treguesit BIO.
U miratua projektligji "Per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet ministrise se Mbrojtjes se Republikes se Shqiperise dhe ministrise se Mbrojtjes Kombetare te Republikes se Greqise, per pjesemarrjen e personelit, ushtarak dhe civil shqiptar ne qendren stervitore nderkombetare per operacionet mbeshtetese te paqes".
Ne kete marreveshje parashikohen shprehimisht parimet kryesore mbi bazen e te cilave do te funksionoje Qendra stervitore nderkombetare ne te cilen do te marrin pjese personeli ushtarak dhe civil shqiptar, misioni dhe menyra e saj e organizimit. Ne dispozitat e Marreveshjes parashikohet menyra sipas se ciles do te realizohet stervitja, kurset si dhe nivelet e trajnimit ne Qendren "Kilkis"te Greqise.
Gjithashtu, Marreveshja percakton edhe procedurat qe do te ndiqen per marrjen dhe trasportimin e personelit nga pika hyrese ne Qender, menyren e paraqitjes se informacionit dhe publikimin e tij me nje "Raport te perbashket"nga palet kontraktuese te Marreveshjes dhe respektimin e nje sere rregullash te sigurimit te pales pritese.
U miratua gjithashtu edhe vendimi "Per marreveshjen teknike midis Ministrise se Mbrojtjes se Republikes se Shqiperise dhe Ministrise se Mbrojtjes Kombetare te Republikes se Greqise" Per rregullimin e procedurave te ndertimit, pajisjes dhe plotesimit me personel te spitalit ushtarak te Gjirokastres".
Ne kete marreveshje percaktohen qarte fushat e bashkepunimit si dhe transportimi dhe ruajtja e materialeve dhe mjeteve te nevojshme per ndertimin e Spitalit Ushtarak te Gjirokastres, sigurimi i lehtesirave dhe i sigurise per personelin e pales greke, bashkepunimi shkencor midis Spitalit Ushtarak te Gjirokastres dhe Spitalit Ushtarak 401 te Athines. Me fillimin e funksionimit te Spitalit, gjate vitit te pare ai do te drejtohet dhe monitorohet nga pala shqiptare dhe pala greke ne kushte te barabarta dhe me pas do te drejtohet plotesisht nga pala shqiptare. Ne kete marreveshje parashikohet nje bashkepunim i ngushte midis Spitalit Ushtarak te Gjirokastres dhe Spitalit te Pergjithshem Ushtarak 401 te Athines si ne fushen mjekesore ashtu edhe ne fushen e trajnimit te personelit ku parashikohen kryerja e sesioneve shkencore, dhenia e programeve mesimore, te drejta studimi pasuniversitare, etj.
U miratua edhe projektligji: "Per ratifikimin e marreveshjes, ndermjet ministrise se Mbrojtjes se Republikes se Shqiperise dhe ministrise se Mbrojtjes Kombetare te Republikes se Greqise, per ndertimin e godines se komandes dhe te mjediseve te akomodimit te personelit, si dhe thellimin e kanalit hyres dhe te basenit te bazes detare te Bisht-Palles".
Kjo marreveshje permban statusin e veprimtarise dhe personelit te pales greke qe do te siguroje asistence per kryerjen e puneve per ndertimet, pergjegjesite e pergjithshme te pales greke, pergjegjsite e pergjithshme te pales shqiptare, pershkrimin e puneve qe do te zbatohen, detaje te procedures per perpunimin dhe miratimin e studimeve teknike perkatese, grafikun e punimeve te ndertimeve, buxhetin dhe burimet e financimit, sigurimin nga pala greke me personelin qe do te kete autoritetin dhe pergjegjsine e mbikqyrjes se punimeve dhe koordinimin e aktiviteteve me palen tone. Gjate zbatimit te marreveshjes nga palet do te zbatohet legjislacioni perkates i dy vendeve.
Ne marreveshje percaktohen detyrimet e paleve lidhur me perdorimin dhe ruajtjen e pajisjeve dhe mjediseve, inspektimin e nderteses se Komandes dhe mjediseve te akomodimit te bazes nga pala greke. Realizimi i kesaj marreveshje do te beje te mundur thellimin e kanalit hyres dhe basenit te ankorimit ne nje nga bazat me te rendesishme te vendit tone si dhe do te ndertohet ne nivele bashkekohore ndertesa e Komandes dhe mjediset e akomodimit per personelin ushtarak dhe civil te kesaj baze.