E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot në mesditë, Kryeministri Berisha mirëpriti ambasadorin e Kanadasë Alexander Himelfarb, rezident në Romë. Kryeministri dhe Zoti Himelfarb shprehën gadishmërinë për të forcuar dhe the

Sot në mesditë, Kryeministri Berisha mirëpriti ambasadorin e Kanadasë Alexander Himelfarb, rezident në Romë.

Kryeministri dhe Zoti Himelfarb shprehën gadishmërinë për të forcuar dhe thelluar më tej lidhjet mes dy vendeve. Kryeministri i shprehu Zotit Himelfarb mirënjohjen për asistencën që Kanadaja i ka dhënë Shqipërisë, si dhe kontributin në kuadër të NATO-s gjatë ndërhyrjes në Kosovë. Kryeministri theksoi se qeveria është e angazhuar në një proces të thellë reformash të gjithanshme. Shqipëria po bën progres në rrugën e integrimit të saj në BE dhe NATO dhe ne jemi të vendosur për të përmbushur standartet që kërkojnë këto procese.

Ambasadori Himelfarb u shpreh se Kanadaja është krenare për ndihmën që ka dhënë për NATO-n për Kosovën. Ai shprehu gjithashtu kënaqësinë për anëtarësimin e Shqipërisë në organizatën e Frankofonisë.

Ambasadori Himelfarb vlerësoi se dy vendet mund të punojnë sëbashku për rritjen e imazhit të Shqipërisë, rritjen e investimeve dhe progresin në drejtim të anëtarësimit në NATO dhe BE. Kanadaja, - u shpreh Zoti Himelfarb, - ka mirëpritur rritjen ekonomike në Shqipëri dhe dëshiron të jetë pjesë e rritjes ekonomike këtu nëpërmjet ndërmarrjeve të vogla e të mesme, duke shtuar se Shqipëria është një vend i vogël, por me potenciale të mëdha. Zoti Himelfarb theksoi se prioriteti i punës në Shqipëri do të jetë rritja e volumit të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve. Javën e kaluar, - tha ai, - vizituan Shqipërinë disa grupe tregtare dhe ata janë shprehur optimistë për atmosferën e investimeve në Shqipëri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›