E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan dy vendime të rëndësishëm që synojnë plotësimin e kuadrit ligjor të hërbimit të Gjendjes Civile. Kështu, u miratua vendimi "

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan dy vendime të rëndësishëm që synojnë plotësimin e kuadrit ligjor të hërbimit të Gjendjes Civile. Kështu, u miratua vendimi "Për mënyrën e kodimit dhe strukturën e numrit të identitetit të shtetasve".

Ky vendim plotëson kuadrin ligjor të Shërbimit të Gjendjes Civile dhe krijon mundësitë praktike për fillimin e proçesit të lëshimit të numrit të identitetit të shtetasve, i cili është një numër zyrtar, personal, i papërsëritshëm.

Numri i identitetit është një përbërës i ri i gjendjes civile, i cili do të jetë elementi kryesor i identifikimit të shtetasve. Në vendim përcaktohet teknikisht mënyra e kodimit dhe struktura e numrit të identitetit.

Proçesi i lëshimit të numrit të identitetit do të realizohet fillimisht me dhënien e këtij numri për foshnjat e lindura nga data 1 janar 2004. Për personat e tjerë ky numër do të lëshohet pas kompjuterizimit të zyrave të gjendjes civile dhe krijimit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.

Numri i identitetit, si elementi kryesor i identifikimit, do të jetë kyçi lidhës i bankave të ndryshme të të dhënave që përdorin si të dhëna bazë ato të gjendjes civile. Dhënia e tij do t'i hapë rrugë edhe lëshimit të dokumentave shqiptarë të identitetit të standarteve europiane, si dhe do të lehtësojë punën e një sërë organesh dhe institucionesh shtetërore dhe private, si Sigurimet Shoqërore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Sigurimet Shëndetësore, Organet Tatimore, Shërbimi i Gjendjes Civile, organet e drejtësisë, rendit, prokurorisë, mbrojtjes, arsimit, të regjistrimit të pasurive etj.

U miratua vendimi "Për formën, mënyrën e mbajtjes, elementët përbërës dhe afatin e përdorimit të dokumentave, nga zyrat e gjendjes civile".

Vendimi propozon modele të reja të dokumentave të gjendjes civile, duke bërë disa ndryshime në modelet e mëparshme, ndonëse jo thelbësore. Këto ndryshime kanë të bëjnë me futjen e disa rubrikave të reja dhe me përshtatjen e emërtimeve të disa rubrikave ekzistuese.

Karakteristikë dalluese e modeleve të propozuara të dokumentave të gjendjes civile është futja e numrit të identitetit dhe e 8 modeleve të reja, ndër të cilat 3 çertifikatat për përdorim për jashtë shtetit, të shkruara në gjashtë gjuhë të huaja.

Gjithashtu shtohen disa dokumenta të cilat nuk ekzistonin më parë, si Regjistri Themeltar i Gjendjes Civile i Shtetasve të Huaj dhe Pa Shtetësi, Me Banim të Përhershëm në Shqipëri, Libri i Proçesverbaleve për Bashkim dhe Ndarje Familjare, çertifikatat në gjuhë të huaj, Shpallja e Martesës dhe Vendimi për Pezullimin e Proçedurave të Lidhjes së Martesës, Refuzimi për Lidhjen e Martesës.

Në ndryshim nga vitet e tjera përfaqësitë diplomatike dhe konsullore shqiptare do të pajisen me Librat e Akteve të Lindjes, Martesave dhe Vdekjeve.

Miratimi i këtij vendimi do të përmirësojë punën e degëve të gjendjes civile në qarqe, zyrave të gjednjes civile në bashki e komuna, si dhe në shërbimin e gjendjes civile në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore shqiptare, duke shënuar në këtë mënyrë edhe një hap përpara në përafrimin me dokumentacionin analog të vendeve europiane.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›