E Diel, 1 Nëntor 2026

Njoftim i Zëdhënësit të Kryeministrit, Aldrin Dalipi Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot pasdite një takim me Inspektoren e Pergjithëshme të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive,Fatm

Njoftim i Zëdhënësit të Kryeministrit, Aldrin Dalipi

Kryeministri Fatos Nano ka zhvilluar sot pasdite një takim me Inspektoren e Pergjithëshme të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive,Fatmira Laskaj.

Kryeministri Fatos Nano në këtë takim ka theksuar se në funksion të të gjithë detyrimeve ligjore dhe institucionale, duke respektuar pavarësinë e institucioneve, për shkak të sensibiliteteve publike, së fundi, duhet të nxitet nisja e një proçesi legal dhe të plotë për verifikimin e pasurive të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.

Zoti Nano ka kërkuar, duke shprehur vullnetin e plotë që ky proçes të nisë së pari nga vete Kryeministri dhe, më pas, nga strukturat dhe ekipi qeveritar që ai drejton. Kryeministri ka theksuar gjithashtu edhe vullnetin politik si Kryetar i maxhorances për të vënë në levizje të gjithë mekanizmat për transparencë publike dhe verifikim të pasurive edhe të përfaqësuesve të lartë të Partisë Socialiste. "Morali publik mbrohet nga titullarët ose shkatërrohet nga vetë titullarët", tha zoti Nano në këtë takim.

"Nuk mund të lejohet që të sulmohet opinioni me akuza dhe kundër akuza, por duhet të veprojë detyrimi ligjor për të përcjellë një produkt transparent për publikun, duke dimensionuar kështu opinionin publik dhe sjelljen e zyrtarëve të lartë përpara tij", është shprehur më tej Kryeministri.

"Jemi të interesuar - ka shtuar zoti Nano - të sqarohen sensibilitet në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të lartë duke penalizuar abuzuesit dhe për të mos lejuar me riciklime figurash të lidhura me korrupsionin dhe as të krijohet protektorat politik për këta njerëz".

Zonja Laskaj ka mirëpritur kërkesën e Kryeministrit dhe autorizimin e tij për t'u kontrolluar, duke u shprehur se nga dita e nesërme do të angazhojë strukturat e institucionit që ajo drejton për të bërë verifikimin e plotë dhe me transparencë të pasurisë së Kryeministrit dhe më tej. Ajo ka theksuar se ekziston vullneti i plotë dhe i forte institucional dhe ligjor për ta çuar përpara këtë proçes edhe në optikën e verifikimit, se si janë krijuar pasuritë e titullarëve dhe politikanëve.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›