E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne mbledhjen e sotme te qeverise Kryeministri Fatos Nano ka kerkuar nje informacion te detajuar nga Ministri i Rendit Publik Luan Rama per punen dhe veprimtarine e strukturave te rendit dhe policise g

Ne mbledhjen e sotme te qeverise Kryeministri Fatos Nano ka kerkuar nje informacion te detajuar nga Ministri i Rendit Publik Luan Rama per punen dhe veprimtarine e strukturave te rendit dhe policise gjate ketyre muajve.

Ne vijim te kesaj Ministri i Rendit u shpreh se duke iu referuar informacionit te qeverise qe ka te beje me parametrat e sigurise se rendit publik dhe situaten kriminale ne vend si dhe duke iu referuar ne teresi parametrave baze qe perdoren si reference ne te gjitha vendet si tregues per standartet e sigurise dhe te rendit publik, treguesit e vitit 2002 jane me te mirat e 12 viteve pas vitit 1990 dhe treguesit nga 1 janari deri ne diten e sotme eshte me treguesit me positive se e njeta periudhe e vitit te kaluar.

Ministri Rama theksoi se kjo verehet ne vecanti ne ceshtjet e krimit te vrasjes si nje nga treguesit me domethenes te nivelit te parametrave te sigurise. Ne krahasimin e bere ai tregoi se gjate vitit 2002 rezultojne gjithsej 179 vrasje te ndodhura ne te cilat jane zbuluar 147 shifra te cilat ne krahasim me ‘95 qe eshte viti me i mire dhe qe rezulton me 210 vrasje dhe ne vitin ‘96 me 248.

Me tej Rama ne mbledhjen e qeverise tha "Persa i perket treguesve jane evidentuar 185 autore te ketyre vrasjeve nga te cilet te arrestuar dhe cuar per ndjekje penale 98 dhe pjesa tjeter hetohen ne gjendje te lire ose jane shpallur ne kerkim.

Sipas motiveve vrasjet kryesore rezultojne 44 % e tyre per motive te dobeta 7 % per gjakmarrje 5% per hakmarrje dhe 1,7 % per pronesi dhe te tjerat per kushtet e tronditjes se rende psiqike.

Gjate periudhes nga 1 janari deri sot jane shenuar gjithsej 46 raste te vrasjeve nga te cilat te zbuluara 33 nga 84 vrasje te shenuara nga e njejta periudhe e vitit te kaluar . Rezultojne te pazbuluara per kete pesemujor 13 vrasje ose qe jane ne proces hetimi per te mbyllur ciklin e hetimit dhe te trajtimit ligjor ne organin e prokurorise".

Duke u ndalur ne vrasjet me te perfolura dhe muajt e fundit Ministri i Rendit u shpreh se puna ne bashkepunim me prokurorine ka arritur ne evidentimin dhe ne zbardhjen pothuaj te plote te ngjarjes dhe mbetet vetem ekzekutimi i kapjes se autoreve te tyre aty ku ata ndodhen.

"Eshte bere nje zhurme e madhe politike persa i perket krimit te rrembimit duke u perpjekur ta kanalizojne neper interpretime politike por me lejoni tju informoj se persa i perket krimit te rrembimit gjate vitit 2002 jane shenuar 15 raste 14 te zbuluara ndersa nga janari deri me sort jane 5 raste dhe te 5-ta te zbuluara.

Nderkohe qe 2001 ka pasur 40 raste, viti 2000 ka pasur 43 raste dhe keshtu me radhe duke u rritur (ne te kaluaren) deri ne 72 raste rrembimesh ne vitin 1995.

Ne kuadrin e aksionit kombetar te luftes kunder droges dhe trafikimit te saj eshte bere e mundur qe te mos lejohet mbjellja per, asnje lloj bime narkotike. Jane goditur nga policia 35 grupe te trafikimit te te gjitha llojeve nga te cilet 15 prej tyre rezultojne grupe me veprime edhe jashte territorit te vendit.

Te tilla kane qene edhe rastet me te fundit ne Durres c'ka deshmoi per te tjere tregues edhe per nje standart tjeter te parametrave te sigurise ne vend Nuk dua te paraqes cdo gje me ngjyra roze pasi ka edhe probleme qe kane te bejne me bashkerendimin e struktures me nje bashkrendim me te mire midis prokurorise gjykates sherbimit informative por fakti qe ne te gjithe parametrat treguesit nga janari deri sot jane shume me positive se sa kjo periudhe e vitit te kaluar, fakti qe strukturat e policise jane me te motivuara per te kryer detyren ne zbatim te ligjit dhe jane me konsistente me kete pike na jep te drejten te konkludojme qe angazhimet e marra ne kuader te programit te qeverise dhe me planin e veprimit per kete periudhe rezultojne pergjithsesisht te realizuara dhe ne parametrat qe ne kemi parashikuar.

Edhe ne elemente te tjere ne krime kunder personit te shkaterrimit te prones ne krimin ekonomiko-financiar ne fushen e trafiqeve treguesit jane shume me positive.

E bera kete ekspoze qe edhe anetaret e qeverise te kene nje pamje me reale te ketyre shifrave.

Situata eshte krejt e ndryshme nga ajo qe paraqet opozita dhe nga komentet qe behen meqenese ndodhemi perpara zgjedhjeve lokale dhe meqenese segmente te caktuara kerkojne te krijojne nje efekt lodhes dhe paralizues mbi veprimin e policise"tha Ministri i Rendit Publik Rama.

Kryeministri, Zv. Kryeministri dhe Anetare te kabinetit qeveritar duke inkurajuar Ministrin e Rendit per rezultatet e arritura kane dhene mbeshtetjen e plote per strukturat e policise se shtetit duke denuar qendrimet te cilet synojne te prishin imazhin dhe te dekurajojne punen e saj.

Gjithashtu ne kete drejtim eshte theksuar se komunikimi me publikun, me organizma te ndryshem te te drejtave te njeriut per te bere te njohur veprimtarine dhe arritjet e policise, detyrimet qe rrjedhin nga ligji per te permbushur misionin e saj jane te rendesishme per te ardhmen.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›