E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot pasdite, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e radhes e Keshillit te Ministrave me tematike "Per zhvillimin e infrastruktures rrugore, energjetike dhe te turizmit, si d

Sot pasdite, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, u zhvillua mbledhja e radhes e Keshillit te Ministrave me tematike "Per zhvillimin e infrastruktures rrugore, energjetike dhe te turizmit, si dhe vleresimin e performances se institucioneve ne varesi te Keshillit te Ministrave". Ne kete mbledhje u miratuan nje numer projetligjesh dhe vendime me rendesi.

Keshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin "Per ratifikimin e marreveshjes se kredise ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Shoqates Nderkombetare per Zhvillim (IDA), per projektin bashkiak te furnizimit me uje dhe te kanalizimeve, te qyteteve Lezhe, Durres, Fier dhe Sarande".

Ne zbatim te politikave dhe prioriteve te programit te Qeverise ne sektorin e ujesjelles-kanalizimeve, Shoqata Nderkombetare per Zhvillim (IDA), ka propozuar akordimin e nje kredie ne masen 11400000 SDR (afersisht 15 milion USD), per realizimin e projektit bashkiak te furnizimit me uje dhe kanalizimeve ne qytetet Lezhe, Durres, Fier dhe Sarande.

Financimet e ketij projekti ndahen jane per investime per furnizimin me uje dhe infrastrukture; per Kontraten e manaxhimit si dhe per asistence teknike per menaxhimin e projektit.

Projekti parashikon te mbyllet ne 30 Janar 2009. Realizimi i projektit bashkiak te furnizimit me uje dhe kanalizimeve ne qytetet Lezhe, Durres, Fier dhe Sarande do te behet vetem pas ratifikimit te Marreveshjes se kredise nga Kuvendi.

Sot, ne mbledhjen e Qeverise, u miratua vendimi "Per disa shtesa dhe ndryshime ne vendimin nr.439, date 4.8.2000, te Keshillit te Ministrave, per hyrjen, qendrimin dhe trajtimin e te huajve ne Republiken e Shqiperise, i ndryshuar".

Politika e vizave ka qene gjithnje ne vemendjen dhe perpjekjet qe ben vendi yne per integrim. Ne kete kuader te nisur nga zhvilllimet politike me te fudit ne drejtim te anetaresimit ne BE, ndihet i nevojshem krijimi i lehtesive ne rregjimin e hyrjes se te huajve ne vendin tone me qellim rritjen e interesimit te tyre. U vendos:
1. heqja e vizave te thjeshta per disa vende si Bullgaria, Cekia, Hungaria, Kroacia, Polonia, Rumania,Bosnje – Hercegovina etj.
2. heqjen e vizave ne pasaportat e sherbimit per Italine dhe Rumanine.

Te gjithe vendet sa me siper, pervec Kroacise, jane prane anetaresimit te tyre ne BE, duke arritur te sigurojne per shtetasit e tyre hyrjen pa vize ne te gjitha vendet e Schengen-it. Edhe shtetasit kroate lejohen te hyjne pa vize ne disa nga keto vende.
Me te gjithe keto vende Shqiperia eshte bashkeanetare ne nismat rajonale e integruese, te cilat mbeshtesin pa perjashtim lehtesimin e levizjes se njerezve.

Sipas marreveshjes qe ka vendi yne me Italine dhe Rumanine, per heqjen e vizave per mbajtesit e pasaportave diplomatike, zyrtaret me pasaporta sherbimi jane te detyruar te marrin vize para se te udhetojne ne Shqiperi.

Behet e pakuptimte kjo kerkese kur ne te njejten kohe mbajesit e pasaportave te thjeshta nga keto dy vende nuk e kane te nevojshme pajisjen me vize.

Kjo heqje e njeanshme e vizave nga ana jone na jep te drejten qe ne te ardhmen e afert te kerkojme per reciprocitetet te njejtin hap per lehtesimin e shtetasve tane. Ne kete ndryshim jane mbajtur parasysh edhe kerkesat e subjekteve me veprimtari turistike (agjenci turistike udhetimi, hotele) per mundesine e krijimit ose shtimin nga ana e shtetit te lehtesirave konsullore dhe fiskale ne hyrjen e shtetasve te huaj turiste, per te perballuar konkurencen e ashper te vendeve fqinje, tregjet turistike tradicionale, qe zbatojne politika, formalitete, praktika fiskale konsullore favorizuese dhe lehtesuese per turistet.

Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi "Per disa shtesa e ndryshime ne vendimin nr.326, date 21.6.1993, te Keshillit te Ministrave per kriteret e trajtimit te invalideve te luftes kunder pushtuesve nazifashiste te popullit shqiptar"

Per t'í kontribuar vijimit dhe permiresimit te punes ne zbatim te ligjit nr. 7663, date 20.01.1993 "Per statusin e invalidit te luftes kunder pushtuesve nazifashiste te popullit shqiptar" dhe te Vendimit te Keshillit te Ministrave nr.326, date 21.06.1993 "Per kriteret e trajtimit te invalideve te luftes kunder pushtuesve nazifashiste te popullit shqiptar" behen permiresime per shkak se disa detyrime qe burojne nga ligji nuk kane gjetur konkretizim ne VKM, si rrjedhoje kerkesat e ligjit nuk kane gjetur zbatim, gje e cila eshte shprehur ne menyre te perseritur nga shoqata kombetare e invalideve te luftes, drejtuar here pas here edhe institucioneve te ndryshme shteterore. Ndryshimet kane te bejne me te drejten per kurim jashte shtetit, pajisjen falas me mjete ortopedike, udhetimet falas me mjetet e komunikacionit qytetar dhe me gjysmen e biletes me mjetet e komunikacionit nderqytetar, masa e shperblimit per invalidin qe vdes, me nje kuate te percaktuar prej 150 mije leke per te perballluar shpenzimet.

Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi "Per pagat e punonjesve te policise se shtetit".

Objektivi kryesor eshte te sigurohet nje motivim me i larte i punonjesve, nepermjet nje trajtimi me te mire financiar, duke njohur e vleresuar nivelin e formimit profesional, llojet e sherbimeve, eksperiencen e punes e te sherbimit dhe privacionet per shkak te detyres.

Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi per "Shpronesimin, per interes publik, te pasurive te paluajtshme, qe preken nga ndertimi i segmentit rrugor Piraj- Kthesa Vau i Dejes, pjese e superstrades Lezhe-Shkoder".

Si pasoje e ndertimin te segmentit rrugor Piraj-Kthesa Vau i Dedes, pjese e superstardes Lezhe- Shkoder, lind nevoja e shpronesimit te nje siperfaqe toke arë prej 134.422 m2 me nje cmim 900 leke/m2. Ky segment rrugor eshte pjesa e katert e superstrades Lezhe-Shkoder, pjese e Korridorit Veri-Jug dhe eshte investim i Qeverise Shqiptare.
Ndertimi i kesaj rruge shtrihet ne territorin e dy qarqeve Lezhe (Fshatrat Dajc dhe Mabe) dhe shkoder (fsahtrat Shkjeze, Plezhe dhe Bushat).

Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi per "Per lejimin e Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve te perdore proceduren "Prokurim i drejtperdrejt", per studim-projektimin e rrugeve dytesore ne segmentin rrugor Lushnje-Fier"

Gjate vitit 2002, qeveria italiane financoi projektin e zbatimit per ndertimin e rruges se re Lushnje-Fier. Per kete studim u angazhua firma konsulente " Lotti & Associati" e zgjedhur nga kooperacioni italian, nepermjet tenderit nderkombetar.
Ky studim paraqiste rrugen ne kater vija kalimi, por qe nuk zgjidhte akomodimin e trafikut lokal, qe eshte nje kerkese teknike kryesore per nje rruge te kesaj kategorie, si dhe nje kusht mjaft i rendesishem persa i takon qarkullimit dhe sigurise rrugore. Me qellim qe ky projekt te plotesohet sa me pare dhe te fillojne shpronesimet dhe punimet e ndertimit brenda ketij viti, sipas planifikimit, eshte e domosdoshme te behet prokurim me firmen konsulente "C.Lotti & Associati", e cila eshte autore e ketij projekti.

Ne kete menyre do te sigurohet nje sherbim me cilesor dhe me i shpejte, meqenese kjo firme duke qene projektuesja e projektit baze, ka mjaft avantazhe persa i takon studimeve ndihmese te domosdoshme per hartimin e projektit sic mund te jene studimet hidro-gjeologjike, topografike, etj te cilat jane kryer prej saj ne fazen e hartimit te projektit baze.
Gjithshtu ne kete menyre do te eleminohen edhe mjaft probleme teknike eventuale, qe lindin nga gershetimi i projektit baze me projektin shtese (rruget dytesore, kryqezimet etj), qe kerkohet per tú plotesuar.

Keshilli i Ministrave miratoi projektligjin "Per zbatimin e Konventes mbi ndalimin, zhvillimin, prodhimin, magazinimin dhe shkaterrimin e armeve kimike".

Ne kete projketligj, percaktohen Autoriteti shteteror per ceshtjet e zbatimit te Konventes, organizimi dhe funksionimi i struktures per ceshtjet e Konventes, pergjegjesite e saj dhe krijimi i Bordit te keshilltareve prane Ministrit te Mbrojtjes si Autoriteti Shteteror, detyrimi i subjekteve juridike dhe fizike per te bashkepunuar per implementimin e Konventes, bashkepunimi me ekspertet, caktimi i perfaqesuesit te perhershem te Republikes se Shqiperise prane Organizates per Ndalimin e Armeve Kimike.

Miratimi i ketij projektligji perben realizimin e nje nga detyrimeve qe ka vendi yne, si vend anetar ne Konventen per ndalimin e zhvillimit, prodhimit, magazinimit dhe perdorimit te armeve kimike dhe shkaterrimin e tyre.

Keshilli i Ministrave miratoi projektligjin "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.7975, date 26.7.1995, "Per barnat narkotike dhe lendet psikotrope".

Ndryshimet e propozuara kane te bejne me disa rregullime dhe saktesime qe diktohen nga koha, nisur edhe nga disa probleme qe kane lindur gjate zbatimit te ketij ligji.

Ndryshimi i nenit 13 paraqitur ne nenin 2 te projektvendimit ben nje diferencim te sistemit te licensimit sipas llojit te veprimtarive qe kryhen me lendet qe mbulon ky ligj, diferencuar edhe sipas tabelave te klasifikimit, meqenese rrezikshmeria dhe masat e kontrollit jane ne funksion te tyre. Nga ana tjeter, eshte patur parasysh edhe zbatimi i konventave sidomos lidhur me tregtine nderkombetare.

Ndryshimi esencial ne nenin 3 qendron ne faktin se jo te gjitha subjektet dhe per te gjitha llojet e veprimtarive me keto lende duhen licensuar me license nga Ministri i Shendetesise. Sipas formulimit te ri, perjashtohen nga sistemi i licensimit shitja me pakice e disa lendeve dhe pergatesave. Nga ana tjeter, me akte nenligjore te nxjerra nga Ministri i Shendetesise eshte parashikuar te percaktohet ne menyre te diferencuar vete lloji i licences se leshuar per kete qellim (sipas tabelave qe ato perfshihen dhe llojit te veprimtarise).

Nje ndryshim tjeter i propozuar, ai i nenit 103, eshte i nevojshem nisur nga fakti se lendet qe mbulon ky ligj shtohen vazhdimisht dhe si te tille duhet t'i nenshtrohet masave te ndryshme te kontrollit sipas tabelave ku ato renditen gje e cila behet sipas rekomatimeve te Konventave te Kombeve te Bashkuara.

Sot, u miratua edhe projektligji "Per ratifkimin e marreveshjes se tregetise se lire, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bosnjes e Hercegovines"

Kjo marreveshje u nenshkrua ne Sarajeve dhe eshte rezultat i procesit dhe angazhimit rajonal, te bashkedrejtuar nga Ministria e Ekonomise dhe ajo e Financave. Pjese aktive e ketij procesi jane edhe ministrite dhe institucione te tjera si Ministria e Bujqesise dhe e Ushqimit, Ministria e Indurstrise dhe Energjitikes, Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, Drejtoria e Pergjithshme e Standarteve, etj.

Marreveshja ne fjale eshte bashkerenduar dhe koordinuar ne vijimesi me Komunitetin Biznesor Shqiptar, jo vetem nepermjet pjesemarrjes se perfaqesuesve te ketij komuniteti (Bashkimi i Dhomave te Tregtise dhe Industrise, Keshilli i Agrobiznesit Shqiptar etj.) ne grupin negociator, por edhe permes konsultave, thithjes se mendimeve nga ky komunitet, si nga Ministria e Ekonomise ashtu edhe nga Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit.

Ne ndryshim nga te gjitha marreveshjet e tjera te nenshkruara deri tani, Marreveshja e Tregetise se Lire me Bosnje-Hercegovinen per produktet industriale nuk perfshin lista me produkte te importuara me tarifa zero, por parashikon nje shkallezim per te gjitha produktet industriale, ne menyre reciproke.

Edhe ne rastin e produkteve bujqesore Marreveshja e Tregetise se lire me Bosnje-Hercegovinen ka si risi mungesen e koncesioneve ne produktet bujqesore si dhe trajtim simetrik te shkembimeve tregtare dhe liberalizimit te tyre.

Ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi "Per kushtet qe duhet te plotesojne nenpunesit e sherbimit te jashtem te Republikes se Shqiperise, ne perzgjedhjen per marrjen e grades "Ambasador" "

Ne kuadrin e konsolidimit te sherbimit te jashtem te Republikes se Shqiperise, duke u bazuar ne karrieren diplomatike dhe duke marre ne konsiderate faktin qe ende nuk kemi ne sherbimin e jashtem diplomate me graden ambasador, sipas parashikimeve ligjore, per kete me vendim te Keshillit te Ministrave propozohen kushtet qe kanditatet duhet te plotesojne per dhenien e kesaj grade.
Kriteret per dhenien e nje grade diplomatike percaktohen ne nenin 15-16 te ligjit 8370 date 09.07.19998 "Per sherbimin e jashtem te Republikes se Shqiperise" parashikon "Grada e ambasadorit jepet me dekret te Presidentit te Republikes se Shiperise, me propozim te Kryetarit te Keshillit te Ministrave"

1. Te kene vjetersi pune ne sherbimin e jashtme mbi 15 vjet.
2. Te kene stazhin e sherbimit ne post drejtues ne sherbimin e jashtem jo me pak se 10 vjet.
3. Te plotesojne kushtet e parashikuara ne nenin 4 te ligjit nr.8889, date 25.04.2002 "per disa shtesa e ndryshime te ligjit per sigurimet shoqerore".
4. Te kene punuar ne sherbimin e jashtem per 5 vitet e fundit ne vazhdimesi.
5. Te jene dekretuar jo me pak se 3 here.
6. Vleresimi i aftesive profesionale dhe rezultatet e punes.

Keto kushte parashikohet qe ne fazat e para numri i diplomateve me graden "Ambasador" do te jete i kufizuar ne 5-6 vete. Vit pas viti ky numer do te stabilizohet ne 15. Pas perzgjedhjes se kanditaturave, nepermjet komisionit te Gradave, ne Ministrine e Puneve te Jashtme, institucioni ja percjell ato Kryeministrit per t'ja propozuar per dekretim Presidentit te Republikes, ne baze te ligjit.

Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes se bashkepunimit, ndermjet qeverise se Republikes se Shqiperise dhe BERZh-it, per studimin mundesia e perballimit te rritjes se cmimit te energjise elektrike, ne vendet e Europes Juglindore"

Vitet e fundit, qeverite e vendeve te Europes Juglindore (Shqiperia, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, ish-Republika Federative e Jugosllavise, FYROM, Greqia dhe Rumania) kane bashkepunuar me komisionin europian, institucionet financiare nderkombetare dhe donatoret nderkombetare per zhvilllimin e nje tregu rajonal te energjise elektrike.

Si rezultat me 15 nentor 2002, ne Athine, keto vende firmosen se bashku Memorandumin e Mirekuptimit dhe miratuan nje strategji per arritjen e ketij objektivi. Keto dokumenta paraqesin hapat qe do te ndermerren nga secili vend i rajonit dhe me kryesoret jane:
1. krijimi i nje autoriteti kombetar te energjise qe do te ushtroje pergjegjesite e politikave ne fushen e energjise.
2. krijimi i nje enti rregullator qe te monitoroje aksesin ne rrjet dhe te siguroje qe ai eshte i tille sa krijohen kushtet per konkurence.
3. krijimin e kompanise te transmetimit dhe shperndarjes si njesi te ndara juridikisht
4. hapjen graduale te tregjeve te energjise elektrike ne keto vende duke filluar nga viti 2005.

Nje nga ceshtjet determinuese te suksesit te plote ne momentin e hapjes se tregut eshte vendosja e cmimeve efektive te energjise elektrike , te cilat respektojne kostot per te gjitha kategorite e prodhuesave, furnitoreve e shperndaresve duke marre ne konsiderate humbjet teknike dhe tregtare.
Rritja e tarifave shikohet si kusht i domosdoshem per zhvilllimin e tregut e te konkurences si dhe per nje pjesmarrje te gjere te investitoreve te huaj. Me qelllim qe trarifat te rriten e te shtohen drejt liberalizimit te tregut, eshte e nevojshme qe impakti tek konsumatoret e pambrojtur te zbutet nepermjet rrjetit e mekanizmave te mbrojtjes shoqerore.

Mundesia e perballimit te rritjes se cmimit te energjise elektrike do te jete objekt i nje studimi qe do te kryeje BERZH nepermjet nje konsulenti, me financim te llojit falas, ne vendet e Europes Juglindore. Per kete kerkohet qe secila nga qeverite e vendeve te rajonit qe te perfitoje nga ky studim duhet te nenshkruaje memorandumin e mirekuptimit me BERZH duke deklaruar keshtu mbeshtetjen per objektivin e tij qe ka te bej me zhvillimin e nje rrjeti te mbrojtjes shoqerore ne kushtet e nevojes per rritjen e tarifave dhe vullnetin per te bashkepunuar ne kete studim.

Sot ne mbledhjen e qeverise u miartua vendimi "Per shfuqizimin e vendimit nr.222, date 15.05.1995, te Keshillit te Ministrave, Per sistemimin e informacionit dhe te dokumentacionit shkencor dhe teknik dhe per mbylljen e qendres se informacionit dhe te dokumentacionit shkencor dhe teknik".

Qendra e informacionit dhe dokumentacionit shkencor dhe teknik eshte formuar ne vitin 1982 me Vendim te Keshillit te Ministrave nr.1283 date 12.03.1982 dhe rikonceptuar me VKM nr.222 date 15.05.1995 "Per sistemimin e informacionit dhe dokumentacionit shkencor e teknik". Kjo qender nga krijimi e deri ne vitin 1992 ishte ne varesi te Akademise se Shkencave. Ne vitin 1992 qendra kaloi ne varesi te ish-komitetit te Shkences dhe Teknologjise, me idene qe fusha e veprimtarise se saj te mos lokalizohej vetem ne Akademine e shkencave, por perfshinte tere komunitetin shkencor te vendit.Me shkrirjen e ketij komiteti ne 1996, qendra kaloi ne varesi te Ministrise se Arsimit dhe Shkencave.

Tashme me strukturen e re te Ministrise se Arsimit dhe Shkencave, sistemi informativ arsimor eshte objekt themelor i punes se drejtorise se informacionit dhe statistikes. Informacioni i regjistruar dhe bazat perkatese te te dhenave jane te hapura edhe per publikun nepermjet faqes se internetit, pikes se kontaktit me publikun dhe aksesin direkt ne rrjetin e Ministrise. Ne keto kushte QIDSHT nuk ka asnje funksion me vlere per Ministrine e Arsimit dhe Shkences dhe institucionet e varesise.
Lidhur me komunitetin shkencor kjo qender tashme nuk mund te luaje ndonje rol me peshe, sepse futja masive e internetit dhe lidhjet e shumta nderkombetare, lejojne menyra efektive moderne te marrjes dhe shperndarjes se informacionit.

Sot ne mbledhjen e Qeverise u miratua vendimi "Per dhenie fondi ndihme partise Ardhemeria Shqiptare"

Ne zbatim te nenit 18 te ligjit 8580 date 17.02.2000 "Per partite politike", shteti ne momentin e krijimit ju akordon partive politike te reja nje fond prej 100 mije leke secili. Duke qene se partia Ardhemeria Shqiptare ploteson kete kerkese te ligjit. Akordohet nje fond prej 100 mije leke si ndihme ne momentin e krijimit.Ky fond do te perballohet nga fondi i planifikuar per partite politike per vitin 2003.

Keshilli i Ministrave ne mbledhjen e sotme miratoi vendimim: "Lirim dhe emerim ne detyre".

ZanaÇela, lirohet nga detya e drejtores se Teatrit te Operas dhe Baletit.

Zhani Ciko, emerohet drejtor i Teatrit te Operas dhe Baletit.

Keshilli i Ministrave ne mbledhjen e tij te sotme shqyrtoi gjithashtu edhe tri raporte:

Shqyrtoi e miratoi "Raportin e Keshillit Drejtues te Entit Rregullator te Telekomunikacionit (ERT) per vitin 2002".

Ne mbledhjen e sotme te Qeverise u diskutua dhe miratua edhe "Raporti vjetor i veprimtarise te Agjencise se Sigurimit te Depozitave, per vitin 2002 ".

Keshilli i Ministrave shqyrtoi dhe miratoi edhe "Raportin 6-mujor per veprimtarine e Agjencise se Trajtimit te Kredive (ATK)".

Ne mbledhjen e sotme Keshilli i Ministrave u informua edhe per zbatimin e strategjise Kombetare per Femijet.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›