Nën drejtimin e zëvendëskryeministrit, zotit Ilir Meta u mblodh Këshilli Drejtues i Fondit të Zhvillimit Shqiptar. Fondi i Zhvillimit Shqiptar është një institucion me objektiv zhvillimin e
Nën drejtimin e zëvendëskryeministrit, zotit Ilir Meta u mblodh Këshilli Drejtues i Fondit të Zhvillimit Shqiptar.
Fondi i Zhvillimit Shqiptar është një institucion me objektiv zhvillimin e zonave rurale dhe urbane të vendit, nëpërmjet rehabilitimit të infrastrukturës lokale, mbështetjes të aktiviteteve ekonomike të sektorit privat e krijimit të mundësive për punësim të banorëve në zonat ku Fondi ndërhyn me investime. Gjithashtu Fondi kontribuon në zhvillimin e kapaciteteve të komuniteteve lokale në kuadrin e decentralizimit te pushtetit vendor.
Në këtë mbledhje u analizua buxheti i vitit 2003 i këtij institucioni. Kështu për këtë vit nga Fondi i Zhvillimit Shqiptar do të realizohen investime ne vlerën 2 miliard e 196 milion lekë, ose 15 milion e 500 mijë USD, nga cilat mbi 14 milion USD do të investohen në vepra të infrastrukturës lokale si rrugë, ujësjellësa, shkolla, qëndra shëndetsore etj. Do të fillojnë 136 vepra të reja si dhe do të përfundojnë rreth 50 objekte në vazhdim.
Në këtë kuadër, zoti Meta kërkoi përshpejtimin e punës në realizimin e objekteve në vazhdim, si dhe kërkoi fillimin sa më parë të punës ne objektet e reja si dhe për forcimin më tej të bashkëpunimit me organet e qeverisjes vendore, jo vetëm në drejtim te realizimit të investimeve, por edhe për mbështetjen me asistencë teknike nga Fondi per këto organe, në drejtim të mirëmbajtjes së objekteve të përfunduara.
Për të rritur transparencën e ndërhyrjeve të këtij institucioni, për here që nga krijimi i tij, në realizimin e buxhetit 2003, Fondi ka planifikuar shpërndarjen e investimeve në nivel qarku. Kjo gjë do të rrisë gjithashtu rakordimin në nivel qarku te financimeve nga burime të ndryshme, si dhe i jep mundësi qarkut të financojë prioritetet në përputhje me strategjinë e tij të zhvillimit. Këto veprime janë në përputhje të plotë me Strategjine e Decentralizimit dhe atë të Zhvillimit Ekonomik dhe Social të vendit.
Krahas realizimit të investimeve të parashikuara për këtë vit, një tjetër drejtim i punës së Fondit dhe Këshillit Drejtues të tij, është edhe përgatitja e perpektivës 3 vjecare të aktivitetit financues të Fondit. Kështu në këtë mbledhje u miratua marrëveshja e projektit me Bankën Botërore, me nje vlerë të përgjithshme prej 24.2 milion USD. Po kështu, po përgatitet zbatimi i programit CARDS financim i Komunitetit Europian me vleren 10 milionë Euro si dhe projekti i Investimeve Sociale III financuar nga Qeveria Gjermane për bashkitë e zonës lindore dhe veriore të Shqipërisë. Nëpëmjet këtyre programeve do të synohet realizimi për vitin e ardhshëm i rreth 300 projekteve të infrastrukturës lokale.