E Diel, 1 Nëntor 2026

Se pari me lejoni t'ju adresoj pershendetjen time personale të gjithe pjesemarreseve ne konferencen "Qytetet - motore të zhvillimit ekonomik", konference e cila duket se ka ngjallur një inter

Se pari me lejoni t'ju adresoj pershendetjen time personale të gjithe pjesemarreseve ne konferencen "Qytetet - motore të zhvillimit ekonomik", konference e cila duket se ka ngjallur një interes më të gjere nga ç'pritej ne publikun e gjere dhe jo vetem ne qarqet akademike apo profesionisteve të sektoreve përkatës. I kam ndjekur punimet e kesaj konference me interes dhe jam informuar mbi mbarevajtjen e punimeve të konferences dhe mbi ceshtjet qe jane trajtuar ne 7 workshopet e saj.
Une besoj se gjate diteve të qendrimit tuaj ketu ju keni pasur rastin qe krahas mikpritjes dhe zemres se hapur shqiptare, te njiheni edhe me progresin e dukshem qe ka bere Shqiperia ne perpjekjet e saj te gjithanshme ne procesin e pakthyeshem dhe te zyrtarizuar te integrimit te saj ne strukturat euroatlantike.
Shqiperia, me modelin e saj të zhvillimit urban, politik e social që ka paraqitur këto 10 vitet e fundit, përbën – dhe ketu kam pershtypjen se ndaj mendimin me shume pjesemarres e specialiste – një fenomen kaotik qe ia vlen te evitohet si model zhvillimi, por, nga ana tjeter eshte për t'u admiruar në kuptimin e gjenerimit të energjive nga ana e komunitetit dhe sforcove titanike të një administrate, e cila në vitin 1997, gjeti një hapësirë urbane thuajse të pamundur për t'u administruar nga pikëpamja administrative, politike, sociale madje edhe hapsinore.
Ne këtë konkluzion, mendoj se keni arritur edhe juve pas vizitave të shumta ne terren, jo vetem ne zonat e ndryshme të qytetit të Tiranes dhe ate te Krujes. Besoj se ju do te bashkoheni me kete qe them une vecanerishtne turin e planifikuar ne Jug te vendit.
Për ata qe nuk e ka njohur me pare realitetin Shqiptar nga afer, eshte veshtire të kuptohet se pikerisht tani ndodhemi ne një moment kur qyteti shqiptar dhe peisazhi urban i vendit eshte ne proçes transformimi dhe modernizimi.
Mungesa e vizionit te specializuar për të ardhmen urbane krijoi probleme të medha e të panjohura me pare, të cilat nuk mund të perballoheshin as me instrumentat e vjeter të kontrollit mbi territorin dhe as me mentalitetin pa bosht e abuziv të atij që administronte e që fatalisht besonte më tepër në proceset vetrregulluese se sa ne krijimin e struktures te nevojeshme dhe te standarteve moderne ligjore rregulluese te ketyre proceseve. Ky mentalitet qeverises solli si pasoje që investimet e shumta, ne vend të sherbenin si motore dhe modele te zhvillimit te mepasem, gjeneruan degradim dhe zhvleftesim të hapesirave publike e të pasurive të patundshme ne kompleksitetin e tyre, por edhe cuan në zbehje dhe rrenim të identitetit kolektiv e institucional të mbarë vendit.
Nga ana tjeter, trajtimi i problemeve të strehimit ne kushtet e emergjences, duke mos marre parasysh kompleksitetin dhe nderthurrjen e tij me sektore të tjere dhe mungesa e perspektivave të qarta dhe afat-gjata, ka cuar ne agravimin e situates dhe ne kufizimin e mundesive për akses ne tregun e banesave, duke ia lene keto spontaneitetit të një tregu privat te "eger", te parregulluar e të monopolizuar.
Pervoja e perftuar nga zhvillimet e tregut global të ketyre 20 vjeteve të fundit, deshmojne se sigurimi i e sherbimeve urbane, duke perfshire dhe strehimin si kerkese e domosdoshme per shtresat ne nevoje kerkojne domosdoshmerisht nje shperndarje me te drejte te te mirave qe prodhon zhvillimi. Ne kete kuader, primare mbetet krijimi I me shume hapesirave per sipermarrjen private ne zhvillimin urban.
Për keto aresye, qeveria qe une drejtoj, po punon per ngritjen e kapaciteteve për permiresimin e menaxhimit urban, reformimin institucional të administrates publike dhe "pronesine vendore" të programeve të zhvillimit urban dhe habitativ në përgjithësi.
Ne mungesen e trasheguar te instrumenteve te pershtatshem per arritjen e shpejtë të qëllimeve të mësipërme, vitin e kaluar Qeveria shtoi perpjekjet e saja per rivendosjen e kontrollit, duke kombinuar, nga njera anë masat frenuese te zhvillimeve spontane urbane - per ato qendra te qyteteve kryesore te Shqiperise qe nuk kishin plane rregulluese te azhornuara - dhe nga ana tjeter, duke i kombinuar ato me perpunimin e politikave suplementare ne ndihme te ketij procesi.
Ne funksion te kesaj, derisa te percaktoheshin instrumentat ligjore e territoriale, qeveria ndermori aksionin ekzekutiv I cili synonte nderprerjen e thellimit te kaosit ekzistues me ane te masave bllokuese.
Reformimi urban i qyteteve nuk mund të paraqitet si një proces i izoluar. Qytetet "ne zhvillim" qe të behen "qytete të zhvilluara", kerkojne jo vetem burime financiare, por edhe një administrate efikase dhe transparente, biznes qe të respektoje rregullat e ekonomise se tregut, por dhe një politike pragmatiste, por njeheresh edhe të ndjeshme ndaj shtresave ne nevoje.
Per te ilustruar sa me siper, një nder fitoret konceptuale, arritur pas mbi dy vjetesh "lufte" të perditeshme ne kryeqytet, eshte pikerisht krijimi i një ndergjegje të re politike ne Shqiperi, e cila persa i perket aspektit të administrimit territorial dhe politikave të strehimit, duket se po del nga faza e saj kaotike tranzitive dhe po hyn ne normalitetin e qe na afron me standartet perendimore.
Analizat dhe konkluzionet mbi rrugën e ndjekur deri me tani, mbi gabimet e bera, oportunitetet e humbura, dhe "trade-off" ne kurriz të modeleve të zhvillimit urban të qyteteve tona, kanë krijuar premisat dhe besimin e shnderrimit të "fshatit Tirane" ne "qytetin Tirane", duke patur si synim të afert sfiden e transformimit të tij ne "metropol të Tiranes", apo në "Tiranen e Madhe".
Kjo nuk do të thote aspak se vemendja jone eshte perqendruar vetem tek kryeqyteti dhe ka lene menjane qytetet dhe zonat e tjera urbane. Perkundrazi, ne besojme se krijimi i nje modeli zhvillimi të qytetit do të nxise kompeticionin për krijimin e modeleve bashkekohore te zhvillimit.
Aksioni yne qeverises synon qe potencialet qe disponojme të mbeshteten me instrumenta efikase ligjore, qe nxisin dhe absorbojne energjite e strukturave projektuese dhe investuese private – vendase dhe të huaja -, efektet e të cilave jane tashme të prekeshme. Ky aksion eshte kompleks dhe kerkon nje angazhim politik maksimal I cili lidhet me nje sere faktoresh, qe fillon pikerisht me bazen e perbashket te fenomenit qe perbahet pikerisht nga rregullimi i pronesise mbi token, krijimi i nje tregu funksional dhe sjellja brenda kufijve ligjore te te gjithe procesit te urbanizimit.
Domosdoshmeria e permbushjes se ketij procesi kushtezohet se paku nga dy arsye të rendesishme qe janë:

a. zhvillimi i ndërtimeve model në qendrat tona urbane, proces I cili po ecën me hapa që i tejkalojnë parashikimet e specialisteve te rutines dhe që per rrjedhoje nuk japin kohë për reflektim rreth mënyrës së programimimit të tyre; dhe
b. shoqërimi i ketij urbanizimi, me të gjithë infrastrukturën direkte apo indirekte të nevojshme.
Krahasimi i modeleve nderkombetare, qofshin keto nga vendet e zhvilluara, vendet ne tranzicion apo ato ne zhvillim, të cilat ju i keni sjelle ne këtë konference, pervec se eshte prove e rritjes se standartit te specialisteve shqiptare, do te na vijë në ndihmë për t'u angazhuar edhe me tepër ne vrojtimin dhe studimin e fenomeneve sociale, ekonomike dhe pasojave politike ne kompleks, për t'iu ofruar politikebërësve opsione dhe alternativa të modeleve të zhvillimit.
Rastet e studiuara për Rio de Janeiro, Kairon, apo të vendeve të Europes Lindore, analiza e perqasjeve të vendeve të ndryshme të adresimit të problemeve të habitatit, ndonese në permasa dhe kushte social-ekonomike e politike të ndryshme, në thelb kanë nje element të përbashkët: nevojen për miradministrimin e hapsirave urbane, dhe domosdoshmerine e marrjes ne konsiderate të nevojave për strehim qe kanë shtresa të ndryshme të shoqërisë. Kjo lidhet drejtpersedrejti me nje koncept baze te demokracise qe eshte pjesemarrja e komunitetit. Reforma jone decentralizuese synon, pervec te tjerave, pikerisht edhe permbushjen e ketij parametri jetik per te ardhmen e demokracise.
Sfida qe kemi perballe dhe qe lidhet drejtpersedrejti me permiresimin e jetes se qytetareve ka nevoje vecanerisht per zerin tuaj te specializuar. Shoqeria qe po ndertojme eshte shoqeri e shkembimit te vlerave dhe konferenca juaj eshte prove se edhe Shqiperia gjithnje e me shume po behet pjese e realiteteve dhe zhvillimeve globale.
Duke ju falenderuar per kontributin Tuaj, ju siguroj se ky eshte vetem fillimi i dialogut tone edhe ne kete fushe dhe se do te vazhdoje te thellohet edhe ne te ardhmen, me lejoni qe t'ju falenderoj te gjitheve dhe t'ju uroj suksese ne punen tuaj!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›