E Diel, 1 Nëntor 2026

Komiteti Nderministror i Integrimit Europian u mblodh sot, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano. Ky Komitet mblidhet pas perfundimit të Raundit të Dyte Teknik te Negociatave per Marreveshjen e S

Komiteti Nderministror i Integrimit Europian u mblodh sot, nen drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano. Ky Komitet mblidhet pas perfundimit të Raundit të Dyte Teknik te Negociatave per Marreveshjen e Stabilizim Asociimit, si dhe takimit te Grupit te Punes per Infrastrukturen, qe u zhvilluan perkatesisht me 14 dhe 15-16 maj.

Ne fillim te mbledhjes, Kryeministri Nano vleresoi se me keto takime u shenua perfundimi me sukses i fazes se pare te ketyre negociatave.
Kryeministri Nano tha se raundi teknik i negociatave per Marreveshjen e Stabilizim Asociimit është perqendruar ne çeshtje shume sensitive, siç është liberalizimi i Ofrimit të Sherbimeve dhe i Pagesave Korrente si dhe Lëvizja e Kapitalit. "Ne kete fushe Qeveria Shqiptare dhe Komuniteti angazhohen te marrin masat e nevojshme per te lejuar progresivisht ofrimin e sherbimeve nga shoqerite apo shtetasit e komunitetit, apo Shqiperise, ne territoret e tyre respektive. Ky angazhim qe eshte njeheresh pjese prioritare e angazhimit te programit tone qeverises perben nje pergjegjesi te madhe politike", tha Kryeministri Fatos Nano.

Moment tjeter i rendesishem, qe u diskutua ne Komitetin Nderministror te Integrimit Europian, ishte zhvillimi i raundit të parë të negociatave në lidhje me nënshkrimin e Marreveshjes se Ripranimit midis BE-se dhe Shqiperise. "Nenshkrimi i Marreveshjes se Ripranimit do të jetë nje hap tjeter ne plotesimin e angazhimeve tona per te luftuar fenomenet e trafikimit dhe emigrimit ilegal. Zbatimi i kesaj Marreveshjeje do te forcoje dhe modernizoje akoma me shume sistemet dhe procedurat tona te kontrollit dhe sigurise ne pikat kufitare, duke ofruar ne kete menyre partneritet dhe besueshmeri ne veprimet dhe qendrimet tona ne fushen e levizjes se lire te njerëzve, duke krijuar keshtu edhe baza te qendrueshme per te nxitur hapat per levizjen e lire te qytetareve", tha z.Nano.
Kryeministri Nano tha se takimet e perbashketa me BE-ne ne kuader te Task-Forces apo Grupeve te Punes janë bere tashme tradite. "Këto takime kanë një rëndësi të veçantë, pasi i bejne nje diagnoze te hollesishme ecurise së zbatimit të reformave ne Shqiperi dhe i paraprijnë sfidave që duhet të përballojë Shqipëria për të finalizuar me sukses rrugën e gjatë drejt integrimit në Bashkimin Europian", tha z.Nano. Takimi i radhës i Grupit te Punes per Infrastrukturen me nje axhende te detajuar çeshtjesh vleresoi progresin e bere ne fusha shume te rendesishme si Transporti, Telekomunikacioni, Energjia, Mjedisi dhe Uji.
Gjithashtu, Kryeministri Nano u shpreh se janë identifikuar fushat dhe hapat konkrete që duhet të ndërmerren për përmirësimin e infrastrukturës në vendin tonë, veçanërisht për përmirësimin e ndjeshëm të situatës energjitike dhe infrastrukturës ujore. "Puna jonë në këtë drejtim nuk do të mbetet në hartimin e strategjive për zhvillimin e këtyre sektorëve, por ne tashme kemi percaktuar dhe ndermarrim veprime konkrete për realizimin e objektivave që i kemi vënë vetes. Përmirësimi i infrastrukturës nuk do të realizohet as nga BE, dhe as nga donatorët. Kjo është një çështje që duhet të zgjidhet nga ne, me ndihmën e tyre partneriale", tha Kryeministri.
Komiteti diskutoi gjeresisht edhe mbi raportimin per punen e kryer nga grupi i punes per hartimin e planit te masave për përmirësimin e lëvizjes së lirë të shtetasve, i cili përbën një hap të rëndësishëm për krijimin dhe zhvillimin e një hapësire lirie, sigurie dhe drejtësie, ku të sigurohet lëvizja e lirë e personave si një e drejtë themelore e tyre dhe si nje e drejte themelore e Bashkimit Europian.
"Përmirësimi i lëvizjes së lirë të njerëzve mund të arrihet vetëm nëpërmjet marrjes së masave dhe reformave nepermjet te cilave orjentohet drejt kjo levizje. Realizimi i marrëveshjeve për liberalizimin e vizave do të sillte nje pershpejtim te integrimit real te qytetareve tane ne Europen e Bashkuar, do te sillte një stabilizim më të madh në vendin tonë, si dhe forcimin e luftës kundër trafiqeve ilegale dhe krimit të organizuar, pasi qytetarët nuk do t'i drejtohen më rrugëve ilegale për të emigruar, por do t'u jepet mundesia te zgjedhin rrugët legale për kalimin e kufirit", tha z.Nano.
Lidhur me kete ceshtje, Komiteti diskutoi me gjeresisht mbi administrimin dhe kontrollin e kufijve, migrimin, politiken e vizave, azilin, dokumentat e identifikimit dhe udhetimit, si dhe u caktuan afate konkrete per te realizimin e perafrimit te tyre me standartet europiane.
Ne fund te mbledhjes se Komitetit, Kryeministri Nano eshte shprehur per nevojen e lehtesimit te metejshem te procedurave per pajisjen me pasaporta te shtetasve shqiptare qe jetojne jashte Shqiperise. Eshte rene dakort, qe nen drejtimin e Zevendeskryeministrit Ilir Meta te koordinohen veprimet ne kete drejtim per te zvogeluar afatet dhe lehtesuar me tej procedurat per pajisjen e tyre me pasaporta.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›