E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në mbledhjen e tij të radhës, Këshillit të Ministrave miratoi projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes plotësuese, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së

Në mbledhjen e tij të radhës, Këshillit të Ministrave miratoi projektligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes plotësuese, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të "Marrëveshjes ndërmjet shteteve palë në traktatin e Atlantikut Verior dhe shteteve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, në lidhje me statusin e forcave të tyre", mbi statusin e Forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë".

Kjo marrëveshje plotëson "Marrëveshjen ndërmjet shteteve palë në traktatin e Atlantikut Verior dhe shteteve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, në lidhje me statusin e forcave të tyre", ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr.8034 datë 22.11.1995.

Marrëveshja sqaron dhe trajton çështje të cilat kanë të bëjnë me statusin e anëtarëve të Ushtrisë Amerikane që gjendet në Shqipëri, siç janë të drejtat, përgjegjësitë, statusi ligjor i tyre si anëtarë të Forcave të Armatosura të SHBA-së.

Marrëveshja e mësipërme mundëson gjithashtu rritjen e mëtejshme të bashkëpunit ushtarak në të ardhmen midis Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sidomos lidhur me stërvitjet e përbashkëta, gjithashtu intesifikon përpjekjet e të dy vendeve për forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Gjithashtu u miratuan vendimet:

- "Për miratimin e ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë"

Projekti i ri ceremonialit pasqyron në mënyrë të organizuar dhe të plotë tërë sistemin e rregullave protokollare, të cilat normojnë aktivitetin huerarkik dhe prezantues të organeve të shtetit, simboleve bazë të tij, zhvillimin e ceremonive zyrtare dhe të nderit me rëndësi kombëtare, si dhe aspekte formale të marrëdhënieve me vendet e huaja dhe përfaqësitë e tyre diplomatike. Nëpërmjet tij, të gjitha nivelet e administratës shtetërore, qëndrore e vendore dhe çdo kategori nëpunësi zyrtar ndihmohen të kuptojnë hierarkinë e shtetit, rregullat e sjelljes dhe të parqitjes në të, mënyrat dhe format e komunikimit dhe veprimin në përputhje me to.

Përparësia e këtij projekti qëndron në faktin se është ndërtuar mbi bazën e kërkesave më bashkëkohore të protokollit, duke u mbështetur në përvojën e praktikave ekzistuese dhe ato të vendeve me përvojë të pasur në këët fushë.

Nëpërmjet tij realizohen këto objektiva:

1. Riorganizohet struktura dhe përmirsohet cilësisht aktiviteti i Protokollit të Shtetit, duke e bërë atë më efikas dhe të njesuar me stardartet europaine dhe ato ndërkombëtare;
2. Realizohet përfundimisht rregullimi dhe normimi i të gjitha aspekteve të natyrës zyrtare të çdo niveli të piramidës shtetërore dhe të marrëdhënieve midis rangjave që e përbëjnë atë;
3. Orientohen të gjitha institucionet e tjera publike për të vepruar në mënyrë të unifikuar në përputhje me kriteret e ceremonialit zyrtar, për raporte sa më të drejta me shtetin dhe për një paraqitje dinjitoze të vetë figurës së tyre.

- "Për miratimin e strategjisë kombëtare të zhvillimit dhe të reformës institucionale në sektorin e pyjeve dhe të kullotave në Republikën e Shqipërisë"

Rishikimi i strategjisë së zhvillimit të sektorit të pyjeve dhe kullotave kushtëzohet nga situata e vështirë e këtij sektori dhe ka si qëllim sigurimin e menaxhimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm e shumëfunksional të burimeve pyjore dhe kullosore në përputhje me politikat e synuara qeveritare, duke synuar njëkohësisht një konservim dhe funksionim të të mirave publike të pyjeve, në përputhje me interesat e shtresave të ndryshme të popullsisë për një qeverisje të qëndrueshme e shumëfunksionale.

Strategjia e sektorit të pyjeve dhe kullotave përbën një dokument që përcakton drejtimet strategjike afatgjata për zhvillimin e këtij sektori. Për përmbushjen e objektivave strategjike, të mishëruara në planin e veprimit, synohet ruajtja/rivendosja e ekuilibreve natyrore të burimeve pyjore e kullosore, administrimi i qëndrueshëm i sistemeve të prodhimit pyjor e kullosor, si dhe arritja e një kontributi optimal të sektorit të pyjeve dhe kullotave në rritjen e përgjithshme ekonomike, luftimin e varfërisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë.

- "Për miratimin e Strategjisë së Zhvillimit të Industrisë Joushqimore"

Hartimi i kësaj strategjie u bë i domosdoshëm për vetë stadin e zhvillimit të kësaj dege të industrisë. Pas kolapsit të viteve '90 kemi një rigjallërim të kësaj industrie, si rezultat i investimeve private vendase dhe të huaja. Strategjia analizon gjendjen aktuale, problemet e zhvillimit sipas degëve të saj, si dhe të objekteve të veçanta që kanë pasur dhe kanë rëndësi kombëtare. Trajton problemet në periudhën e trazicionit, gjendjen pas privatizimit të shumë objekteve të saj dhe atyre që kanë mbetur pas privatizimit; si dhe faktorët dhe objektivat strategjike të zhvillimit për çdo degë të idustrisë joushqimore. Njëkohësisht rekomandohen dhe drejtimet e mundshme në të cilat duhet të zhvillohet kjo industri.

Strategjia është hartuar për degët që përfaqësojnë industrinë e tekstil-konfeksioneve, qelq-qeramikës, lëkurë-këpucës, gomë-plastikës, industrinë metalurgjike, mekanike, kimike dhe atë të drurit. Kjo strategji do të jetë një mbështetje ligjore për administratën publike, investitorët vendas dhe të huaj, si dhe do të ndihmojë në zhvillimin e industrisë joushqimore.

- "Për disa shtesa në vendimin nr. 393, datë 15.08.2002, të Këshillit të Ministrave, "Për shpronësimin për interes publik të pasurive të pajuajtshme, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Shkodër-Kthesa Vau i Dejës (pjesë e segmentit rrugor Lezhë-Shkodër)"

Shpronësimi i kërkuar bëhet për të realizuar detyrimet e shtetit shqiptar që rrjedhin nga projekti për ndërtimin e segmentit rrugor Lezhë- Shkodër. Ky segment është pjesë e rëndësishme e korridorit Veri-Jug. Si pasojë e këtij ndërtimi, lind nevoja e shpronësimit të pasurive të paluajtshme që preken nga ky projekt.

- "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi ministrisë së Transportit dhe të Telekomunikacionit."

- "Për rregullimin e veprimtarisë me jashtë të Administratës Shtetërore."

Ky vendim ka si qëllim rregullimin e veprimtarisë me jashtë të administratës shtetërore qendrore dhe organeve të qeverisjes vendore. Në vendim parashikohet që Ministria e Punëve të Jashtme, si organi i specializuar që merret me përpunimin dhe zbatimin e politikës së jashtme të shtetit shqiptar, ka rol qendror në koordinimin dhe unifikimin e veprimtarisë me jahstë të institucioneve të tjera të administratës qendrore dhe vendore. Vendimi synon gjithashtu të rregullojë më mirë dhe komunikimin e institucioneve qendrore dhe vendore me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të vendit tonë të akredituara në shtetet e tjera. Gjithashtu vendimi përcakton dhe procedurat e pranimit dhe të paraqitjes së ftesave nga anëtarët e qeverisë për homologët e huaj.

- "Për miratimin e uniformës dhe të shenjave të Policisë së Shtetit."

Vendimi shënon një performancë bashkohore dhe hap cilësor në vlerat estetike e përdoruese të objekteve të uniformës së punonjësit të policisë së Shtetit. Uniforma e re sjell ndryshime konstruktive, estetike, përshtatshmëri e kompletim të vetë uniformës ku ndër elementët e saj veçohen gradat, shenjat e jakës e të mbiemrit, stema e policisë së shtetit, shirit për kopsa dhe kapelen, stemat sipas shërbimeve të policisë. Ndryshime pëson edhe emblema në kapele, e cila aktualisht është e njëjtë me atë të Forcave të Armatosura. Përdorimi i simboleve kombëtare për shenjën dalluese që do të vendoset në pjesën ballore të kapeles, për nga konfiguracioni përfaqëson stemën e Republikës së Shqipërisë të stilizuar, flamurin kombëtar, si dhe përkrenaren e Skënderbeut, si elemetë të traditës historike të vendit tonë. Ndryshimet që bëhen në uniformës e punonjësit të Policisë së Shtetit janë parë edhe në aspektin e dallimit të saj nga uniformat e policive të tjera që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

- "Për transferimin në pronësi të bashkisë së qytetit të Ersekës të mjediseve të ish brigadës së këmbësorisë dhe të degës së mobilizimit, të cilat janë në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe për një ndryshim në vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme, shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes."

Në bazë të këtij vendimi, mjediset e ish brigadës së këmbësorisë dhe të degës së mobilizimit në qytetin e Ersekës, të cilat në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes i kalojnë në pronësi kësaj bashkie për t'i përdorur për nevojat e komunitetit, ëpr ngritjen e një shkolle të arsimit profesional, të njësive të shërbimit, për apartamente për të pastrehët dhe për muzeun e ushtrisë.

- "Për miratimin e rregullores së disiplinës së Gardës së Republikës së Shqipërisë"

Kjo rregullore ka si qëllim të përcaktojë normat e sjelljes në tërësi, të punonjësit të Gardës, marrëdhëniet e brendëshme dhe të shërbimit, si dhe sistemin e masave ndëshkuese dhe ato të shpërblimit.

Me miratimin e kësaj rregulloreje do të realizohet ngritja në një shkallë më të lartë e disiplinës së punës dhe e mbarëvajtjes së saj. Zbatueshmëria e kësaj rregulloreje do të jetë e plotë për faktin se ekzistojnë strukturat si dhe eksperienca e deritanishme e të gjithë kuadrove drejtues e komandues të Gardës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›