Në mbrojtje të qytetarisë
Letër e hapur, në përgjigje të 40 firmëtarëve të antiqytetarisë
Doc. Dr. Panajot Barka
Emri im është Panajot Barka. Jam me kombësi greke. Kjo nuk më ka penguar të ndjek me vëmendje të madhe zhvillimet në vend dhe të kontribuoj me sa mundem për dinjitetin dhe përparimin e vendit nënshtetas i të cilit jam.
Në këtë kontekst, nuk mund të qëndroj indiferent ndaj veprimit më anti intelektual të mundshëm të rreth 40 emrave të dëgjuar ose jo të kulturës se vendit tonë.
Ne ditën e 9 të grevës së urisë së 22 deputeteve dhe 180 qytetareve, mes tyre dhjetëra grave, dhe të protestave paqësore më masive të të gjitha kohërave të shtetit shqiptar, këta 40 emra të dëgjuar me një letër pjesë e arsenalit të demagogjisë populiste, i kërkojnë kryetarit të opozitës që ata të ndërpresin grevën e tyre. Kërkesa e tyre ka si shkak një arsye banale, abuzive dhe populiste. Bëhet gjoja në emër të heqjes se vizave për shqiptarët, si një akt, që sipas tyre, “na barazon me Evropën”.
Letra e tyre, fatkeqësisht tregon se talenti i tyre dhe investimi popullor e shtetëror për karrierën e tyre, nuk ka asnjë lidhje me intelektualizmin. Ata, njësoj si politikanët populist dhe abuziv me bollëk në këtë vend, e shikojnë integrimin evropian të vendit në dimensionin pragmatist më vulgar të mundshëm, në të drejtën e qytetarëve shqiptarë për të lëvizur të lirë në Evropë. Një intelektual i vërtetë do të ushtronte gjithë potencialin dhe kredibilitetin publik të tij për të fituar e drejta se të jesh i barabartë në Evropë duhet të instalosh një demokraci të vërtetë dhe jo të ushtrosh pushtet me vota të vjedhura, dhe jo më edhe pas 20 vjetësh “demokraci” dhe në zemër të Evropës të mos kesh arritur nivelin e Afganistanit në konceptin e votës si themelin e demokracisë.
Nëse këta 40 emra do të përshkoheshin nga një fije intelektualizmi, do të kishin vendin tek ata grevist urie për të shprehur solidaritetin e tyre kauzës së grevisteve të urisë e cila ka në thelb një kërkesë që popujt e tjerë Evropianë e kanë kapërcyer me dhjetëra vjet më parë, lirinë e votës, si themel të demokracisë, transparencën mbi votën si parimin bazë të demokracisë.
Nëse këta 40 emra do ta quanin vetën sado pak intelektual do të rreshtoheshin jashtë derës së kryeministrisë, presidencës ose parlamentit dhe për t’u kërkuar autoriteteve të larta të vendit, që të ndalnin këtë grevë urie duke plotësuar kërkesën e tyre për transparencën e zgjedhjeve, që edhe politika zyrtare duhet ta shoh si një akt civil dhe intelektual.
Nëse këta 40 emra do ta quanin vetën sadopak intelektual minimalisht do të heshtnin. Pavarësisht se edhe kështu bëhen indirekt pjesë krimit në dem të demokracisë. Por, ata u bënë pjesë e mekanizmit pushtetar që e quan normale qeverisjen me vota të vjedhura, qeverisjen korruptive, qeverisjen që hesht para një greve urie nga më masivet dhe me të gjata në botë.
Nëse këta 40 emra do ta quanin sadopak vetën intelektual, do të kishin sy e vesh për të parë se ç’po ndodh tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Ata, në mos do të bashkoheshin me ata dhjetëra mijëra demonstruesish, në mos nuk do të solidarizoheshin e do t’u jepnin kurajo dhjetëra grevistëve të urisë, në mos do të hipnin në podium për të mbajtur një fjalim në emër të lirisë e të demokracisë, apo të merrnin edhe ata rrugën e “Çadrës së Lirisë dhe Demokracisë”, në asnjë mënyrë nuk u lejohet t’i quanin ata një grusht njerëzish që pengon integrimin evropian e vendit. Aq më keq për ta, kur në atë çadër janë deputetë, artistë, inxhinierë, ushtarakë, studentë....
Vepra intelektuale e tyre u shumëzua me zero nga akti sublim i Elsa Lilës. Është vërtetë turp që në vitin 2010, një popull i tërë të harxhojë energjitë e veta në greva urie dhe demonstrata masive dhjetëra ditore dhe përse? - për gjëra elementare, por themelore. Elementare se në ndërgjegjen e popujve të tjerë bëjnë pjesë në arsenalin e reflekseve biologjike, janë pjesë e natyrës njerëzore, ndërsa tek ne, pjesë e makutërisë së pushtetit që provokon akoma dhe reagimin e natyrës, pjesë e bajraktarizmit mesjetar. Është themelore se vota e lirë është mekanizmi i ekuilibrit demokratik të një populli.
E pra, këta 40 emra do të ishin sadopak intelektual do të dinin të orientoheshin. Do t’u kundërviheshin atyre faktorëve që detyrojnë këta njerëz në veprime sublime për të arritur gjera aq të thjeshta për natyrën njerëzore dhe demokracinë.
Jo. Ato 40 emra nuk mund të quhen intelektualë; Ata u bënë pjesë e mekanizmit që kërkon të gjunjëzojë një popull; Ata u bënë pjesë e mekanizmit që e do një popull turmë të manipulueshme; Ata u bënë pjesë e mekanizmit që nuk do një popull të frikësuar dhe trembet kur shikon se ai e vret frikën.
Akti i tyre është një ogur i keq. Tregon se Haxhiqamilizmi nuk ka vdekur. Ai shfaqet çdo herë, me kollare apo pa kollare, kur pragmatizmi vulgar ballafaqohet me vlera dhe aspirata. Me atë letër ata barazuan intelektualizmin e tyre me “dum bab-zmin” haxhiqamilian.
E mira është që uragani i protestës popullore t’i lerë mënjanë si kallamishtet në një shtrat lumi dhe zëri i Elsës t’u shantazhojë ndërgjegjen e brejtur nga pragmatizmi vulgar i një të vdekatari të rëndomtë. Shpirti i Elsës dhe akti i saj le të vrasë përfundimisht frikën e çdo shqiptari të thjeshtë dhe të mbështjellë e të prekë frymën humane e intelektuale të vërtetë të shoqërisë shqiptare.
11 Maj 2010