Abuzimet me bukën, cilësia më e keqe për banorët e kryeqytetit
Sipas raportit, buka bëhet me esenca dhe maja që i jep fryrje duke i fshehur peshën
Ervin KOÇI
Mund të duket si e çuditshme, por banorët e kryeqytetit janë konsumatorët që hanë bukën më të keqe në vend. Ushqimi bazë i tryezës së konsumatorëve shqiptarë, tregtohet dhe prodhohet në cilësinë më të keqe pikërisht aty ku duhet të kishte kontrollin më të madh, në kryeqytet. Kjo është konfirmuar pas një studimi të bërë nga Shoqata e Mbrojtjes së Konsumatorëve në mbi 200 fura pjekëse në të gjithë vendin, ku gjysma e të cilave ishin në kryeqytet dhe në rrethinat e tij. Sipas raportit, në mbi 50 fura të prodhimit dhe tregtimit të bukës në Tiranë, nga 100 që ishin marrë në vëzhgim, buka (buka masive) jo vetëm që ka dalë jocilësore, por ajo ka rezultuar edhe nën peshë ku nga 1 kg që ajo duhet të jetë në bazë të ligjit, ajo varionte nga 600-800 gram. Ndërkohë e kundërta ndodh në rrethe, ku nga 100 furra prodhuese, në 90 prej tyre cilësia ka rezultuar optimale por dhe pesha nuk ishte më pak se 990 gram. Studimi i bërë nga disa prej specialistëve më të mirë ushqimor, ka treguar se gati që të gjitha furrat e prodhimit të kryeqytetit, në prodhimin e bukës përdornin miell të cilësisë më të lirë, por në maja dhe disa esenca importi të cilat shërbenin për fryrjen e bukës masive, në një kohë që ajo nga brenda dilte shpesh herë bosh. Në studim përveç produkteve të furrave, janë marrë në anketim edhe konsumatorët, të cilët në mjaftë raste janë shprehur të pakënaqur nga cilësia dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e autoritete të Ministrisë së Bujqësisë.
Abuzimet
Edhe pse ka shumëllojshmëri në prodhim, buka masive në kryeqytet ka cilësinë më të dobët. Konsumatorët janë të dënuar ta blejnë këtë mall me një çmim i cili nuk e justifikon cilësinë. Subjektet prodhuese përdorin esenca dhe substanca të cilat i japin fryrje dhe pjekje të parakohshme këtij produkti, duke abuzuar me cilësinë dhe peshën. Ata përfitojnë nga mungesa e vëmendjes së institucioneve përkatëse, të cilat në asnjë moment nuk ushtrojnë kontrolle për cilësinë, peshën, çmimin por dhe higjenën e prodhimit të bukës. Shumica e dyqaneve që e tregtojnë janë edhe prodhues të këtij malli, në një kohë që shumë prej subjekteve kanë paralel edhe aktivitetin si pastiçeri. Por kjo vetëm sa komplikon çmimin e mallit që duhet të kishte gramaturë dhe cilësi fikse, pasi ashtu si në rrethe edhe në Tiranë ka të njëjtin konsum. Kjo gjë sipas raportit, nuk ndodh në rrethe ku prodhuesit dhe tregtuesit janë më korrekt si me peshën ashtu dhe me cilësinë, pasi kanë hallin e klientelës. Por në Tiranë kjo nuk ndodh, pasi subjektet private përfitojnë nga amullia e krijuar në një treg pa rregulla loje.
Kontrolli
Mungesa e kontrolleve të vazhdueshme, por edhe mungesa e ankesave nga konsumatorët që herë-herë nuk dinë se ku të drejtohen, bën që me bukën, ushqimin bazë të shqiptarëve, të spekulohet jo pak. Fitimi i tregtarëve dhe prodhuesve është gati 50 për qind, për një mall i cili tregtohet në kryeqytet në mjaftë raste jashtë çdo lloj standardi. Sipas specialistëve të Higjienës Ushqimore, “në jo pak raste tek konsumatorët shkaktohen sëmundje të cilët edhe pse nuk u identifikohet origjina, në fakt vijnë pikërisht prej bukës. Shumë sëmundje shkaktohen nga mosdizenfektimi i pajisjeve me të cilat bëhet buka, apo nga mielli i infektuar. Sëmundja e patates është një prej sëmundjeve të rralla por që po ndodh shpesh te konsumatorët kryeqytetas dhe vjen prej mungesë së higjenës te buka që ata blejnë dhe konsumojnë. Ajo ka një bakter të veçantë që favorizohet nga temperaturat e larta. Kjo sëmundje shkakton te njeriu të vjella dhe diarre”. Sipas specialistëve, “një bukë e tillë dallohet vetëm kur pritet, pasi është e qullët në brendësi dhe thika ngjit në të kur ajo pritet dhe kjo bukë nuk duhet të konsumohet”.
Problemet
Specialistët e Higjenës Ushqimore sqarojnë se për të evituar këto probleme, furrat e bukës duhet të shtojnë majanë e thartuar për përgatitjen e brumit që është e ndryshme nga majaja e zakonshme e birrës që përdoret zakonisht. Pikërisht gjatë stinës së verës, bukëpjekësit duhet të përdorin vetëm majanë e thartuar. Gjithashtu, ambientet furrës së bukës dhe sidomos brumatriçja (pajisja që bën brumin) duhet të spërkatet vazhdimisht me uthull. Por ky nuk është i vetmi problem me të cilin janë përballuar konsumatorët e kryeqytetit. Buka, trajtohet nga qeveria njësoj si të gjitha mallrat e tjera që tregtohen në vend, apo që hyjnë nga importi. Ky produkt, edhe pse më i rëndësishmi për të shuar urinë e mbi 3 milionë shqiptarëve, që mendojnë çdo ditë vetëm për sigurimin e bukës, duket se i intereson më pak qeverisë, e cila takson çdo proces të prodhimit dhe tregtimit të këtij malli. Që nga porti ku hyn lënda e parë, grurë ose miell, e deri kur blihet në dyqan nga konsumatori, buka taksohet deri në 50 për qind të vlerës së saj të përgjithshme. Përballë kësaj situate, e vetmja zgjidhje për të shpëtuar nga këto probleme është pjekja e bukës në kushtet e shtëpisë.
Shpërndarja
Pothuajse 90 për qind e furrave prodhuese në kryeqytet e shpërndajnë bukën e tyre edhe nëpër pika shitjesh të tjera, kryesisht në dyqanet ushqimore apo edhe markete, por në kushte aspak higjenike dhe me mjete aspak të përshtatshme. Çdo ditë kjo shpërndarje bëhet me një ose disa mjete, sipas takatit të firmës dhe pronarit, kostoja për të cilën futet në koston e prodhimit të bukës. Po kështu, për çdo pikë shpërndarjeje, çdo shitësi i lihet nga 10 lekë fitim për bukën masive që duhet të ishte të paktën 850 gram, nga çmimi i saj prej 70 lekësh. Nga kjo lloj shpërndarjeje, të gjithë prodhuesit e bukës sigurojnë një fitim goxha të madh, që mbulon deri në 100 për qind shpenzimet e tyre të kostos së prodhimit. Por kjo gjë, sipas pronarëve të furrave, mbart me vete edhe riskun e kthimit mbrapsht të bukës të nesërmen, si pasojë e mosshitjes. Por edhe kësaj duket se i është gjetur një zgjidhje origjinale, riciklimi.
BOX/////////////////////////////////////////
“Riciklimi” i bukës, mënyra më e përhapur që “shpëton” furrat në Tiranë
Buka e pjekur një herë dhe e nxjerrë për tregtim nuk mund të ripërdoret më për t’u bërë brumë ose bukë përsëri. Këtë e thonë edhe vetë bukëpjekësit dhe pronarët e furrave, por që tregojnë edhe mënyrën se si e “riciklojnë” atë. Një pjesë e furrave private janë të lidhura me kopshte ose çerdhe fëmijësh, që përmbajnë vakte ushqimi, konvikte, mensa private ose shtetërore, apo deri tek administrata e Burgjeve, ku dërgojnë rregullisht çdo ditë bukën e mbetur ose të kthyer nga një ditë më parë, të ftohtë por të “konsumueshme”. Kjo gjë bëhet duke e tregtuar bukën e mbetur deri në 30 - 40 për qind më ulet nga çmimi i parë, gjithmonë në marrëveshje me furnitorët e mensave të institucioneve. Ndërsa për furrat që nuk kanë mundur të krijojnë një lidhje të tillë, mjaft të leverdishme, zgjidhja janë fukarenjtë (shitja me gjysmë çmimi). Pronaret e furrave të bukës në Tiranë pohojnë se, “çdo ditë ata shesin së bashku me bukën e sapo nxjerrë nga furra, edhe atë të një dite më parë, por me gjysmën e çmimit, duke ua shitur varfanjakëve ose pensionistëve, që kohët e fundit janë shtuar”.
11 Maj 2010