Në muzeun e Pavarësisë, në Vlorë
Stausi kombëtar
Muzeu i Pavarësisë Kombëtare është ndërtesa origjinale, i përket asaj kohe,ndodhet në Vlorë,qyteti ku flamuri kuq e zi, rreth 94 vite më parë,në ditët e fundit të vjeshtës të vitit 1912,u ngrit ky flamur duke shpallur indipendencën e shtetit shqiptar. Muzeu i pavarësisë Kombëtare ka patur vazhdimisht një varësi nga bashkia e qytetit të Vlorës,deri në ditët e fundit të verës së këtij viti.Me një vendim të Qeverisë dhe me interes të Ministrit të Kulturës Bujar Leskaj,muzeu i Pavarësisë kombëtare merr një status tjetër më të rëndësishëm duke shprehur rëndësin e tij.Qeveria i ka dhënë statusin e favorizuar:” Muze kombëtar”, që do të administrohet në vazhdimësi nga institucioni më i ngritur i kulturës shqiptare, Ministria e Kulturës.Vendosja e një muzeu nën një staus të tillë është një angazhim serioz i Ministrisë së Kulturës,për ta parë me një sy tjetër muzeun e vetëm të Pavarësisë Kombëtare.Ndoshta më parë duhej të ishte vendosur nën këtë status për të mos lejuar edhe dëmtime që solli koha e tranzicionit.Prandaj duhet shqyrtuar kaq bukurisht vendimi i Qeverisë shqiptare,gjë që merr nën mbrojtje vlera dhe historinë tonë kombëtare.Një minisitër si Bujar Leskaj me këtë nismë duhet të jetë edhe në epiqëndër të këshillit bashkiak të qytetit bregdetar për ta vendosur ndoshta më shpejt se të tjerët në listën e qytetarëve të nderit për kontributin real ndaj vlerave kombëtare, që gjënden pikërishtë në qytetin tonë ,por dhe si vlersim si deputet i këtij qyteti dhe më tej si Ministër i Kulturës,që kthen sytë nga vlerat historike e shpirtërore të një popullli që i ka të shenjtë historinë e tij.
Ndërtesa e muzeut kombëtar
Shtëpia e selisë së Qeverisë së Vlorës të vitit 1912, është buzë detit.Një godinë me dy kate.Ngjyer në të verdhë.Në pamjen e parë ka ballkonin ku u ngrit flamuri .Ka dy dritare për çdo katë si dhe dy dyer.Porta hyrëse brenda godinës autoktone,sipër porta e daljes në ballkon.Në katin e dytë,në ballkon është i shpalosur një flamur që rri vazhdimisht aty si tregues domethënës,përcjellës i gjurmës dhe historisë sonë.Në pamjen e majtas gjënden dhe dy dritare të tjera.Në koridorin hyrës brenda janë disa tablo me foto në përmasa të mëdha të luftëtarëve të pavërësisë kombëtare si dhe nga kryengritjet shqiptare për pavarësi.Kjo është ndërtesa autoktone ,origjinale e selisë Qeverisë së Ismail Qemalit,sot Muzeu Kombëtar i Pavarësisë.I vetmi në llojin e vetë.Gjithshka origjinale.Por i lënë në harresën e madhe,nga investimet nga qeveritë e 14 viteve më rradhë.Nuk është ndonjë godinë me arkitekturë moderne, por gjithsesi është një ngrehinë e asaj kohe,që ka funksionuar asaj kohe si godinë publike dhe spital me ballkon me fytyrë nga deti.Ka 6 dhoma.8 pavione dhe 2 sallone.Ka qënë selia e parë e qeverisë së I.Qemalit.Në 1962 shpallet muze kombëtar i pavarësisë.
Kompleksi historik muzeal
Në të vërtetë rreth saj flet edhe Eqrem B.Vlora. Kompleksi historik muzeal i Vlorës është i ndarë në dy pjesë,na shpjegojnë tek muzeu.Pjesa e parë që I shfaqet një vizitori të vëmëndshëm është në qëndrën e sheshit historik të Flamurit.Studjuesit e shumtë kanë përkrahur iden se aty është ngritur flamuri në ditën e pavarësisë.
Aty është vepra me dinamike,një monument punuar me bronz i njohur si Monumenti i Pavarësisë.Një masiv bronxi ,17 m e lartë,përfunduar në 28 nëntor 1972. Lulishtja “I.Qemali”,është varri i patriotit I.Qemali,obelisku me luftëtarin e lirisë.Ndërtuar në vitin1932.Kanë ekzistuar disa shtëpi,por u prishën me vendim të bashkisë së Vlorë në vitin ’32,për të ndërtuar lulishten “I.Qemali”.Ka qënë një interesim i kryebashkiakut të Vlorës Ali Asllanit.Eshtrat e plakut të Vlorës u sollën nga Kanina,ku ishte varrosur në 1919 sëbashku me dy kryeministrat e tjerë në kopshtin e teqes së Kaninës dhe tyrben e kësaj teqeeja,që është shpallur monument për kohën dhe rëndësin e saj.Nga shtëpitë e fisit të Vlorajve,fis me degët e tij një prej tyre ishte Ismail beu, kanë ekzistuar këto shtëpi :shtëpia e Xhemil Beut,Syrja Beut,Eqrem Vlorës. Tek shtëpia e Xhemilit,është pritur në jetë ardhja e ëngjëllit shqiptar Ismail Qemali.
Muzeu dhe pamja e tij e brendshme
Dhoma e parë e godinës së muzeut është “parathënia e pavarësisë”, ku është pasqyruar rrugënisja drejt Rilindjes Kombëtare,me fakte dhe dorëshkrime të pakta.Të pasqyruara janë edhe 3 vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizërenit 1878-1881.Fotot e Abdyl Frashërit,Ymer Prizërenit,Sulejman Vokëshit,Iliaz Dibrës.Libra origjinale shqipe si gramatika të gjuhës shqipe në toskërisht,abetarja e S.Frashërit,libri”Vdekja e Pirros”,”Bageti dhe bujqësi” e Naimit,gazetat e kohës’Koha”,”Shkupi’,”Drita”.”Liri e Shqiptarëve”.Deri në rrugëmbritjen e vitit ’12 është përshkruar një vargan ngjarjesh.Lexohen pas shkollave shqipe në Korcë,normalja në Elbasan,në Kosovë,kongresi i alfabetit me kryetar Gj.Fishtën.Ardhja e librave shqip, që ndiqte tre drejtime drejt Manastirit në itenerarin Stamboll, Sofie, Bukuresht . Memorandumi i Gërçes,Lufta e Pejës.Mbledhja e Bukureshtit.Udhërrëfyesi i këtij muzeu, përshkruan intenerarin e ardhjes së diellit,Ismail Qemali në rrugëtimin Stamboll-Bukuresht-Vjenë-Trieste-Durrës,i shoqëruar nga l.Gurakuqi,S.Ilo,Dh.Berati.Pikturuar nga piktori artist Nestor Jonuzi,rruga e tyre është e gjallë.Në Vlorë I.Qemali erdhi nga kushtet,që ju diktuan.Kleri ortodoks i pengoi në misonin e tyre.Me ftesat e bëra në Bukureshtë u lajmërua Vlora, pikëmbritja e tyre.Në Vlorë u mblodhën 78 delegatë thuhet në dokumentat e muzeut.Në fakt ftesat ishin 84,por 6 delegat ishin zgjedhur dy herë.I.Qemali edhe në Vlorë, në Berat,Toptani në Durrës dhe një vend tjetër,Mitat Frashëri në Kosovë dhe në jugë.Mbledhja e rëndësisë shqiptare është mbajtur në shtëpinë e I.Qemalit.Në 28 nëntor,pasdite.U nënshkrua akti i Pavarësisë rreth 1.5 faqe dhe ju dërgua fuqive të mëdha.Me këtë punë dokumentat citojnë se është marrë Lef Nosi,duke dërguar qeverive njoftimin .Edhe shqiptarëve e patriotëve në krahina të vendit është dërguar mesazhi me thënien”Indipendenca e Atdheut u shpall”.Në 4 dhjetor 1912 formohet Qeveria e Vlorës.Numëri i ministrave ishte10 ministra.Raporti midis feve ishte: 5 me 5.Një citim me domethine,për zhvillimet e sotme.
Kryeministër I.Qemali musliman,zvkryeministër Dom N.Kacorri katolik.Ky i fundit ishte zv i peshkopatit katolik në Durrës.Asambleja kombëtare e cila shpalli pavarësinë në 28 nëntor ’12 u shpërnda në 7.12.1912.Zgjodhi senatin me 18 anëtarë.
Tajar Zavalani e përshkruan kështu në librin e tij: Kongresi zgjodhi nji Senat prej 18 vetësh si hap i parë drejt krijimit të një rregjimi demokratik.Por sa ma së pari duhej siguruar njohja e shtetit të ri nga ana e fuqive europiane dhe përkrahja e tyre në nji kohë kur tokat e shqiptarëve po invadoheshin pëlëlmbë për pëllëmbë nga uhstritë e huaja.Qeveria kombëtare,njoftoi me telegram fuqive të mëdha se kombi shqiptar kishte marrë ma në fund fatin e tij në dorë dhe kërkonte me u njohftë si shtet i pamvarur dhe neutral.. Ndërkaq, rreziku i invazionit ishte tek dera dhe duheshin mobilizue të gjitha fuqit për të ndalë hovin i ushtërive qi po përparonin nga tre
drejtime .
Qeveria e I.Qemalit dhe Ministrat e këtij kabineti
1-Kryeministër ,ministër i punëve të jashtme- Ismai Qemali
2-Zvkryeministër-dom Nikoll Kacorri
3-Ministër i Brendshëm –Myfit Libohova
4-Ministër i Drejtësisë -dr.Petro Poga
5-Ministër i Bujqësisë- Pandeli Cale
6-Ministër i Financave- Abdi Toptani
7-Ministër i Arsimit- Dr Luigj Gurakuqi
8-Ministër i Luftës- Mehmet Dërralla.
9-Ministër - Punëve Botore -Mit’hat Frashëri
10-Ministër i Postëtelegrafës -Lef Nosi
Qeveria e Vlorë filloi funksionet në datën 4.12.1912.Punoi deri në 22 janar 1914.
7 ditë është regjistruar kohëzgjatja e kuvendit të Vlorës,me fillesë 28 nëntorin,por brenda këtij intervali,data 5 s’ka ndonjë aktivitet.
Ministrat ishin të shkolluar në shkollat e Romës, Vjenës, Stambollit, Athinës. Mehmet Pashë Dërhalla, ministër i luftës ishte gjeneral.Në këtë kuvend, nuk kanë marrë pjesë patrioti Hasan Prishtina, saktëson cicëroni Idriz Seferi.Ata ndodheshin të izoluar në burgkalan e Beogradit,si elementë të rrezikshëm.Nga historianë të kohës së dikaturës është cituar se këta persona kanë qënë prezentë në Vlorë,ndërsa faktet që disponojnë në këtë muze flasin për të dhëna të tjera.Isa Buletini mbriti me vonesë për shkakun e pritave, që i kryenin rrugës.Por erdhi plot me 400 trima,të zgjedhur, që formuan gardën nacionale.
Në këtë ndërtesë janë zyrat e Lef Nosit,Mehmet Dërhallës,Luigj Gurakuqit,salla e kabinetit ministror,ku mblidhej qeveria e Vlorës.
Gazeta e Qeverisë së Vlorës
Gazeta e parë e shtetit shqiptar është :Pëlindja e Shqipëniës”,botim i Qeverisë së Vlorës,nxorri dritëzën e parë në gusht,viti 1913 deri në 26 mars 1914. Në këtë gazetë zyrtare fillimisht kryeradktor ishte njehetre e e Dhimitër Berati,kontriboi publicisti M.Grameno i thirrur urgjent nga Vlora ai mbriti aty rreth 2 dhjetorit.Largimin e Esat Pashës i pakënaqur nga vendi i ministrit të punëve të Brendshme ,Grameno i përgjigjet tek “Pëlindja…Shqipëria pasha do të bëhet për shqiptarët gjithë të krishterë e muhamedanë edhe edi fort bukur,që s’bëhet Turqi e vogël…”.
Në këto zyra gjënden dokumenta origjinale.Zyra e kryeminstrit I.Qemali ka karrigen,tavolinën e punës,raftet e librave.Një foto origjinale I.Qemali dhe qeveria në ballkon,poshtë populli duke pritur me ankth vendimet e konferencës së ambasadorëve në korrrik ’12.Në fillim citon udhërrfyesi, ministrat punon nëpër shtëpitë e vlonjatëve.Ministri i arsimit L.Gurakuqi e kishte zyrën tek shkolla Nr 1,mes nxënësve.Kur shkonte dhe ktheje,minsitri takonte nxënësit.Në kuvendin e Vlorës u zgjodh edhe senati me 19 veta më kryetar Vehbi Dibrën.Përbërja e delegatëve të kuvendit të Vlorës:14 delegatë ishin nga Kosova,4 nga Camëria,6 nga Vlora,7 Elbasani,12 Durrësi,4 Korca,11 Dibra,4 delegatë nga kolonitë shqiptare jashtë vendit.
Ndërtesa e muzut
Ndërtesa e Muzeut të Pavarësisë Kombëtare është autentike,që ruan vështrimi e asaj kohe. Matërialet këtu janë të sistemuara si në kohën kur punoi qeveria e Vlorës me Kryeminsitër I.Qemalin.Ajo gjëndet në rrugën Vlorë-Skelë,afër detit,por pamja e saj,fytyra e saj vështron nga hapësira e detit, kryesishtë nga gjiri i Vlorës.
Muzet në botë janë të rrallë ku historia e tyre dhe godinat e tyre të jenë kaq pranë detit.Historia e kësaj godine ku shërbeu qeveria e Vlorës.
Eqrem bej Vlora,një pinjoll i shquar i familjes të ndritshme shqiptare e ka përshkruar në këtë mënyrë këtë vajtjen e I.Qemalit në këtë ndërtesë:”Në fund të marsit Ismail beu u kthye nga Londra,vecse nuk erdhi më për të banuar në shtëpinë e Xhemilit,por zuri në Skelë atë vilën e vogël,por shumë të këndshme të karantinës,që administrohej nga Komisioni Ndërkombëtar i Shëndetësis녔
Deri në vitin 1932 ndërtesa kishte funksionuar si muze arkeologjik.Objektet e sistemuara brenda, ishin më tepër gjetje nga gërmimet e Leon Rei në qytetin antik të Apollonisë.Historia e kësaj ndërtese përshkohet se deri në vitin 1939 vazhdoi të kryente funksionet e muzeut arekeologjik.Në vitin 1939,pushtuesit italian e dogjën ndërtesën ku kishte qëndruar qeveria e Vlorës.Ndërtesa është rindërtua në vitin 1962 me atë stil dhe me atë pamje që kishet parpara zhuritjes, që i bëri pushtuesi në vitin 1939.Pas këtij viti,ndërtesa ka funksionuar si Muze i Pavarësisë Kombëtare.Brenda saj janë sistemuar foto,dokumenta,armë,vepra arti,relike të personaliteteve shqiptarë të periudhës së rilindjes dhe pavarësisë kombëtare.
Kryeminsitri I.Qemali
Kryeminstri Ismail Qemali punoi 40 vjet në administratë si deputet,vali. 17 vjeç ishte përkthyes në Ministrinë e Jashtme,guvernator në Varna,Tripoli.U internua nga perandoria osmane në Anadoll në një mungesë prej 7 vjetësh. 1900 arratiset në Greqi me një anije angleze. Kryeminstri kishte 9 fëmijë. 6 djem, 3 vajza.Në zyrën e kryeminstrit është një foto e tij me 6 djemtë e tij.Në këtë zyra janë kujtimet e tij, që fillimisht u nxorrën në dritë nga shqiptarët e Amerikës.
Në koridor një tavolinë me shkresa si ka qënë atherë e asaj kohe.Luftëtarë shqiptarë të Idriz Sferit në një foto me ngjyrat e kohës.Tavolina e kryeminsitrit të parë ka në origjinal shkrimin e tij në shqip.Shikojen dhe bëni foto,shprehet cicëroni se ka patur edehe ndonjë it hënçin gazetar që,në median vëndase ka shkruar se nuk dinte shqip.Gjënden mobilje me ngjyrën e kohës dhe që I përkasin asaj kohe janë me vlera dhe rëndësi.Fermani I sulltanit për I.Qemalin është i vulosur dhe i shkruar në origjinal.Salla e mbledhjeve të qeverisë Vlorës,në krye kryeminsitri dhe anash minsitrat shqiptarë.përpara janë flette apo vendimet e qeverisë,përmbi karrigen e kryeminsitrit është flamuri kombëta.Në mur portretet e ministrave të qeverisë Vlorës,sipas pozicionit të tyre,fillon me kryeminsitrin dhe ndiqen nga zvkryeminsitri dhe ministrat.
Gjënden flamujt origjinal. Një flamur të patriotit Sali Butka, ngritur në Kolonjë.Një portret dhe një pikturë e Marigos.Një grup shqiptarësh me banim në Kosovë në një fundjave erdhën në këtë muze buzë detit të përmalluar.Kur shënuan emrat ishin Vlora,Marigo,Saranda.Kur i pyetën,përgjigjia:Në Kosovë he burra ka shumë Vlora e Marigora,Korab etj,
Në zyrën e ministit Lef Nosi janë pjesë të aparatit telegrafik i llojit mors,që shpërndau mesazhin e ditës kombëtare të pavarësisë shqiptare.Kutia e duhanit e patriotit Isa Buletinit.
Retushimi i fotove
Një fakt nga fotot.Tregon ciceroni.Erdhi nga qyteti i Korcës një djalë gjimnazist, N.Kotherja. Në shtëpinë e tij në Korcë kishte foto, filma , dokumenta shumë të vyera. Ky djalosh i pasionuar shqiptar me zemër, pa se në 2-3 foto që ndodheshin në këtë muze kombëtar ishin bërë retushime.Fjala ishte për çetën e Korcës të ekspozuar në foto në muzen e Vlorës.Fotua, që dispononte korcari nuk ishte e njëjtë me origjinalen.Në foton e muzeut në Vlorë ishte retushuar fytyra e Kiço Ballkamenit,vëllait të Spiros Ballkamenit,luftëtarit të lirisë.Kjo figurë ishte zvëndësuar me një tjetër.Kjo duhet të ketë ndodhur shpjegojnë në muze në kohën e diktaturës,arsyet mbeten për tu saktësuar,qartësuar.
Tring Smajli apo ishte Zekrie Krasta
Zgjohemi nga të dhëna të reja të sistemuara në sirtarët e këtij muzeumi .Të dhënat,që kanë pasuruar këtë muze janë për Tring Smajlen.Gruaja e njohur me këtë emër,në të vërtetë quhej Zekrie Krasta e diplomuar në Robërt Kollexh,ngelur jetime,martuar me një mjek elbasanas.
Statusi do ta përmirësoj rrënjësisht pamjen,do ta pasuroj muzeun
Një vizitë në këtë muze buzë detit përbënë një respekt për historinë tonë të pavarësisë.Muzeu në Skelë është origjinali i banesësë ku strehua dhe punoi Qeveria e Vlorës e vitit ’12 e dalur nga shpallja e pavarësisë.
Por aty pra në këtë ndërtesë ndër vite është punuar pak.Aty mungojnë kompjuterat,teknologjia dixhitale,disa foto duhen riprodhuar.Godina, ka nevojë për shtrime në disa pjesë.Fasada duhet zbukuruar. Një lloj lese hekuri mbron muzeun e vetëm kombëtar të Pavarësisë së Shqipërisë ky është investimi që kanë bërë qeverit e shkuara për historinë tonë,duke katandisur këtë muze që duhej të ishte dhënë me kohë statusi kombëtar,në një muze të zakonshëm.Ka vend për investime serioze që po kryhen tashmë si fillim.Godina është vërtetë origjinale,por ka mënyra për ta gjetur mjete bashkohore si ndricimi për stendat, që janë gati të thjeshta,skematike.Përpara,sygjerojnë specialistët mund të vendosen 4 buste në bronx,për figurat qëndrore të kësaj qeverie.Në foton origjinale,që disponohet nga muzeu godina e parë ka paturë një sallë pritje.Një obelisk,ku mbahej flamuri kombëtar,që sot s’janë.Pllakët mund të zvëndësohen me pllaka guri.Me një fjalë një studim i mirfilltë nga Ministria për një investim serioz besohet se kanë qënë arsyet që muzeut të Pavarësisë ju dha statusi kombëtar dhe kjo e fundit e mori nën kujdestrain e vetë për ta kthyer këtë objekt dhe vlerat e tij në një ambient që të ketë fytyrën e vërtetë të kohës kur ndodhi ngjarja e Pavarësisë shqiptare.Fondet që janë dhënë kohët e shkuara më tepër kanë bërë zbukurime në pjesët e jashtëme.Pa folur se ka patur edhe ndonjë humbje të relikeve të personaliteteve kombëtare, që i përkisnin asaj kohe të ndriçme dhe më s’gjenden.
Muzeu i pavarësisë kombëtare nuk mund të jetë njësoj si muzeumet e dikurshëm,që sot gjënden rëndom e të shpërndarë qyteteve tona,nga një në çdo qytet me të njëtjën fytyrë.Shqiptarët në diasporë, që disponojnë të dhëna dhe objekte janë të mirpritur t’ja lënë historisë dhe të ruhen në këtë muze kombëtar.Për këtë muze ,nuk ka asnjë orientim në qytet se ku ndodhet nuk ka reklam siç kanë mbushur cigaret tabelat e këtij qyteti.Por,qëndron edhe problemi tjetër na shpjegojnë në këtë muze.Vijnë kosovarët, për të “eksploruar” muzen ,por agjencit që i sjellin në Vlorë i drejtojnë deri tek Sheshii Flamurit “Ja këtu është ngritur flamuri,u thonë dhe i shpien nga Uji i Ftohtë,për tu bërë xhiro lokaleve buzë detit duke u treguar natyrën dhe duke lënë në haresë ,historinë,për të cilën ata kanë udhëtuar kilometra të tëra të pambarimta.Filmojnë,bëjnë foto tek monumenti dhe kthehen nga erdhën duke marrë pamjet e një skulpture dhe jo fotot roigjinale të gondinës ku punoi Qeveria e Vlorës e vitit 1912,buzë deti në Skelë.Krijuar në vitin 1936, ai është muzeu i parë shqiptar. Prej krijimit e deri në ditët tona, është rritur plotësuar e konsoliduar, si një nga objektet më të rëndësishme muzeale jo vetëm në rrethin e Vlorës, por edhe më gjerë. Me rastin e 50- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, ai u shpall Muze Kombëtar. Në këtë godinë, janë hedhur themelet e shtetit . Për 6 muaj, aty u vendos Qeveria e I. Qemalit, që u krijua pas shpalljes së pavarësisë. Në të janë ekspozuar objekte origjinale të kohës, ato sjellin dokumente të rëndësishme të periudhës së Rilindjes ,Pavarësisë. Për herë të parë pas shumë dekadash, godina e Muzeut të Pavarësisë u rikonstruktuar në vitin 2002, me rastin e 90- vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Ministria e Kulturës rehabilitimi, që po zbatohet aktualisht, e ka përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën,por marrja nën mbrojtje dhe vendosja nën statusin e Ministrisë së Kulturës përbënë një obligim të madh per historinë tonë,sepse do të ketë fonde dhe do të pasurohet me matëriale.
Ministria Kulturës, dhe vetë Ministri Bujar Leskaj kanë një konceptim më të qartësuar madje,pa ndryshuar gjërrat brenda,por të shtohen të dhënat,objektet,të rregullohet e mirëmbahet godina,madje të vendosen edhe roje me kostume kombëtare në hyrje të saj,sygjerojnë studjuesit.Edhe ky muze është pjesë e historisë tonë,një pjesë e saj filloi të lëviz nga këtu,por që e lidh historinë tonë si mishi me kockën. Kjo gjithsesi është historia e jonë, që askush dot se zhbën më.