E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne ndjekje te Barcelones

Real Madrid mban hapin e Barcelonës duke mundur 4-2 Villarreal në Bernabeu, në një ndeshje ku vendosi Cristiano Ronaldo, autori i 3 golave dhe i asistit të golit të fundit.

Fillimi i ndeshjes ishte më i mirë për miqtë, të cilët kaluan të parët në avantazh me Kanin në minutën e 7. Por, kundërpërgjigja e Real nuk vonoi dhe 2 minuta më vonë Ronaldo çoi në rrejtë një top të marrë nga Ozil. Edhe pse me mungesa të rëndësishme, lojtarët e Vijareal tregohen më të rrezikshëm dhe kalojnë sërish në avantazh, këtë herë me Ruben.

Madrilenët e Mourinhos reagojnë vetëm në fundin e pjesës së parë, sërish me Ronaldon. Barazimi i dha më shumë moral futbollistëve të Realit të cilët në pjesën e dytë morën çelësat e lojës në dorë.  

Në minutën e 79-të, Ronaldo kalon Realin në avantazh për herë të parë gjatë kësaj sfide, një gol i dyshimtë ky që solli konstestimet e lojtarëve dhe pankinës së Vijarealit, dhe ndërshkimin me të kuq të trajnerit të miqve Garrido.

8 minuta nga fundi i ndeshjes është Kaka’ i cili dërgoi në rrjetë një top të marrë nga portugezi Ronaldo dhe vulosi fitoren 4-2 të Realit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›