E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turpërohet sërish Juventusi

Një tjetër mbrëmje për t`u harruar për skuadrën e Juventusit, e cila është mposhtur me rezultat 3-0 si mysafir i Napolit.

Pas turpërimit në shtëpi nga Parma me rezultat 1-4 në xhiron e kaluar, bardhezinjtë dështuan edhe para napolitanëve në Stadio San Paolo.

Ndëshkuesi i Juves në këtë ndeshje ishte Edison Cavani, i cili realizoi het-trik (20’, 26 dhe 54’) për ta afruar skuadrën e tij në katër pikë pranë liderit Milan.

Pas kësaj humbjeje, Juventusi do të qëndrojë në pozitën e pestë në tabelë me pikë të barabarta me Palermon që gjendet një pozitë më poshtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›