Mourinho: Nuk doja të provokoja

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se nuk ka pasur për qëllim ta ofendonte pankinën e Villarrealit kur festoi golin e katërt në fitoren prej 4-2 të ekipit të tij.
Portugezi vrapoi drejt pankinës mysafire për të festuar kur Ricardo Kaka shënoi golin e fundit që vulosi fitoren e Los Blancos në një takim dramatik.
Mourinho ka thënë për mediat se ai po e përshëndeste djalin e tij, i cili ishte ulur pas ekipit të Villarrealit.
“Betohem se kam shkuar të festoj golin me djalin tim, i cili ndodhej pas pankinës, ndërsa ata kanë menduar se unë po provokoja”, ka thënë portugezi.