E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blanc pret një klub të madh

Selektori i Francës, Laurent Blanc ka pranuar se mund të largohet nga detyra pas Euro 2012 nëse merr ofertë nga një klub i madh.

Blanc do të jetë i lirë pas përfundimit të garës në Poloni dhe Ukrainë derisa spekulohet se mund të marrë drejtimin e Interit pasi Andrea Stramaccioni është angazhuar përkohësisht pas shkarkimit të Claudio Ranierit. Blanc ka shpjeguar se aktualisht është i përqendruar të udhëheq Trekolorët në Evropian, e më pas do të vlerësojë ofertat.

“Nëse kontaktohem nga një klub i madh evropian, është e mundshme që do ta pranoj”, deklaroi Blanc për TF1. “Prioriteti im është ende Franca por e ardhmja ime nuk është e kushtëzuar nga rezultatet në Evropian”, shtoi ai.

Ndërkohë, Blanc bëri të ditur se mesfushori i Lyonit, Yoann Gourcuff ende konsiderohet për skuadër edhe pse ka vuajtur me formën fizike gjatë këtij edicioni.

“Sezoni ka qenë kaotik për Yoannin. Nëse nuk luani, ose luani shumë pak, ose jeni të lënduar, nuk mund të përzgjidheni. Por, ai ka mundësi të luajë në Euro”, përfundoi Blanc.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›