E Shtunë, 31 Tetor 2026

9 të vdekur si pasojë e një zjarri në Korenë e Jugut

Zjarri ka kapluar një lokal të kariokës në Korenë e Jugut, duke vrarë nëntë persona.

Autoritetet policore thonë se viktimat kanë qenë duke pirë dhe kënduar, kur zjarri ka shpërthyer në lokalin në qytetin Busan.

Mësohet se 25 persona të tjerë janë lënduar, njëri nga ta në gjendje kritike.

Policia thotë se shkaku i zjarrit po hetohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›