"Ne në geto, Mlladiç në Europë"
Lajmi që dhanë këto ditë në Bruksel komisionerët për Drejtësinë dhe Zgjerimin të Bashkimit Europian, përkatësisht Zhak Baro dhe Oli Ren, se që nga 1 janari i vitit 2010 qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe të Malit të Zi do të mund të udhëtojnë lirisht pa viza në vendet e BE-së, kuptohet që është pritur me gëzim të madh nga zyrtarët më të lartë, opinioni publik dhe media e tri vendeve të lartpërmendura. Por, po ashtu, kuptohet që lajmi është pritur me zhgënjim në dy vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Bosnjë e Hercegovinë (B-H) dhe Shqipëri, për të cilat KE-ja, sikurse është bërë e ditur tashmë, vendosi ta shtyjë për mosplotësim të kritereve përkatëse për në vitin 2010 dhënien e rekomandimit të heqjes së vizave për qytetarët e tyre. Në konferencën e tyre të shtypit në Bruksel, kur dhanë lajmin e sipërcituar, komisionerët europianë, Baro dhe Ren, deklaruan gjithashtu se me Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën dialogu për këtë çështje po vazhdon, duke theksuar se qëllimi i BE-së është që të gjithë vendet e rajonit, pa përjashtim, të përfshihen në zonën e Shengenit, duke lënë të kuptohet se rekomandimin përkatës për dy vendet e lartpërmendura KE-ja do të mund ta bëjë nga mesi i vitit 2010.
Reagimi i ashpër
Por deklarata ngushëlluese e mësipërme e Barosë dhe e Renit, në konferencën e shtypit në Bruksel, nuk e zbuti shumë pezmatimin dhe zhgënjimin, sidomos të gazetarëve boshnjakë të pranishëm, të cilët i mbytën me pyetje provokuese të dy komisionerët europianë. "Përse Serbia u gjend në listën e bardhë të ‘Shengen‘-it, kur ajo ende nuk i ka plotësuar plotësisht kushtet dhe jashtë saj është lënë Bosnja e Hercegovina?" - ishte një nga pyetjet delikate, që gazetarët u drejtuan dy komisionerëve të BE-së, të cilët, sikurse dihet, u përballën me një ortek reagimesh të ngjashme edhe nga ana e Parlamentit Europian. Por pyetjet që shqetësojnë një numër të madh njerëzish, përfshirë edhe një numër jo të vogël anëtarësh të PE-së, u përmblodhën, megjithëse në një formë brutale, në një pyetje nga një gazetar boshnjak, i pranishëm në konferencën e shtypit në Bruksel. Ai iu drejtua, pa asnjë dorashkë Barosë dhe Renit, me pyetjen: "Përse myslimanët boshnjakë, që nga 1 janari 2010 do të mbeten në geto, kurse Ratko Mlladiçi, në qoftë se gjen pasaportë biometrike serbe, do të mund të shëtisë lirisht në Europë?" Komisioneri Ren, pasi bëri vërejtjen se atij nuk para i pëlqejnë barsoletat lidhur me Mlladiçin, i vuri në dukje gazetarit boshnjak se "autoritetet në Bosnjë e Hercegovinë nuk kishin punuar seriozisht për përgatitjen pasaportave biometrike, të domosdoshme për liberalizimin e vizave. Ato e humbën kohën me retorika nacionaliste, në vend që të punonin në interes të qytetarëve të tyre. Sidoqoftë, unë nuk mendoj se shtyrja prej katër muajsh është kaq dramatike", theksoi Oli Reni.
Pasaportat biometrike
Deklaratën e komisionerit Rehn e mbështeti edhe kolegu i tij europian, Zhak Baro, që tha se "pa pasaporta biometrike, të cilat as që kanë filluar të shpërndahen në B-H, nuk ka shanse që ky vend t‘u bashkohet vendeve anëtare të BE-së". Si argument suplementar, ai vuri në dukje faktin se në Serbi deri tani janë shpërndarë 800 mijë pasaporta biometrike (Beogradi ka premtuar se deri në fund të këtij viti do t‘i zëvendësojë të gjitha pasaportat me ato biometrike).
Në konferencën e tyre të shtypit, komisionerët europianë, Baro dhe Ren, gjithashtu vunë në dukje se "kushtet ishin të njëjta për të gjitha vendet, kështu që ne nuk kishim pse të ndëshkonin të tjerët, për shkak të përmbushjes së ngadaltë të kushteve përkatëse nga Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina".