Leja për të vrarë
Uashingtoni po gumëzhin, për shkak të një raporti në "Wall Street Journal", i cili thotë se ish-presidenti i SHBA-së, Xhorxh W. Bush (George W. Bush) e kishte autorizuar "kapjen apo vrasjen e vepruesve të Al-Kaedës" dhe se "CIA gjithashtu e ekzaminoi çështjen e vrasjeve të planifikuara të udhëheqësve të Al-Kaedës", edhe pse nuk është e qartë nëse këto dy nisma kishin lidhje me njëra-tjetrën. Këto zbulime sigurisht do të ndezin një debat të ripërtërirë në SHBA rreth legalitetit, dobisë dhe moralitetit të vrasjes së terroristëve. I di disa gjëra rreth kësaj çështjeje, sepse në mes të viteve 1994 dhe 1997, i këshillova komanduesit të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në lidhje me vrasjet e planifikuara, si këshilltar legal për IDF-në, për komandantin e Rripit të Gazës. Të jemi të qartë: vendimi për të sulmuar ishte i komandantit. Si këshilltar legal, unë jepja vetëm këtë: këshilla legale. Ndaj, ja ku është këshilla ime legale për SHBA-në, teksa debati në Uashington po nxehet: Kundërterrorizmi, në regjimet civile demokratike, duhet të jetë i rrënjosur në sundimin e ligjit, moralitetit gjatë konfliktit të armatosur dhe në një analizë të efektit të veprimit. Nuk mund të ketë "nëse, dhe, apo, por".
Vrasjet e planifikuara janë në fakt legale, nën kushte të caktuara. Vendimi për të përdorur vrasjen e planifikuar të terroristëve është i bazuar në një artikulim të shtrenjtë të konceptit të vetëmbrojtjes, që është rëndësia e parë e informatave të inteligjencës, dhe një analize që ka të bëjë me efektshmërinë e politikës. Sipas nenit 51 të statutit të OKB-së, një shtet komb mund t‘i përgjigjet një sulmi të armatosur. Vrasja e planifikuar, sidoqoftë, është disi ndryshe, sepse shteti vepron para se të ndodhë sulmi. Si shtesë ndaj principeve të vetëmbrojtjes, 4 principet kritike të ligjit ndërkombëtar; alternativat, domosdoshmëria ushtarake, proporcionaliteti dhe dëmtimi kolateral, janë kritike për analizën e vendimmarrësit. Baza për sulmim është informata e inteligjencës, e cila e kalon testin: a është e besueshme, e vlefshme dhe e zbatueshme? Duke e pasur parasysh rëndësinë, informata e konfirmuar është shumë më e preferuar, se informata që vjen nga një burim i vetëm.
Izraeli e krijoi politikën e vrasjeve të planifikuara kryesisht si përgjigje ndaj sulmeve vetëvrasëse palestineze. Por, nuk janë kërcënim vetëm bombarduesit. Katër veprues: bombarduesi, planifikuesi, personi i logjistikës dhe financuesi, e formojnë bazën e infrastrukturës së bombardimit. Përcaktimi i faktit se cili nga këta të katërt është kufi legjitim, dhe kur, është pyetja kritike me të cilën përballen vendimmarrësit. Ndoshta jo të katërt janë kufij legjitimë në të gjitha rastet. Komandanti është i kufizuar në atë se kundër kujt mund të veprojë; ky realitet i reflekton kufizimet e vetëmbrojtjes. Ky ri-artikulim i vetëmbrojtjes së zgjeruar, sidoqoftë nuk është i mjaftueshëm si i vetëm, sepse vendimi për të autorizuar "goditjen" nuk bëhet në një vakum.
Zbatimi i katër principeve të ligjit ndërkombëtar të përmendura më lart kërkon që komandanti të konstatojë se "goditja" është esenciale për sigurinë kombëtare, ndaj është e përputhshme me rrezikun që paraqet individi. Aq më shumë, komandanti duhet të vendosë se cilat alternativa, si për shembull kapja dhe burgosja e individit, nuk janë të mundshme operacionalisht. Komandanti gjithashtu duhet të kërkojë minimizimin e dëmtimit kolateral, lëndimin e civilëve të pafajshëm, gjë që është e pashmangshme në sulme të tilla.
Kuptimi dhe zbatimi i kufijve të fuqisë është një aspekt thelbësor i vetëmbrojtjes agresive; pasiguria është një fakt i jetës në biznesin e kundër-terrorizmit. Bash për këtë arsye, katër shtyllat e kundër-terrorizmit duhet të përfshijnë ligjin e aplikueshëm, por gjithashtu moralitetin, efektshmërinë e politikës dhe vendime të kujdesshme e të matura operacionale. Vendimet e vrasjeve të planifikuara janë në mesin e aspekteve më të ndërlikuara e më komplekse të kundër-terrorizmit operacional. Vendimmarrësi thjesht përballet me një sasi tejet të madhe të informatave. Para se të autorizojë e të qëllojë, komandanti duhet të konstatojë se ku është kufiri. Përndryshe, vendimi është ilegal, jo efektiv dhe amoral. Por, nëse je i sigurt se e ke njeriun e duhur, dhe nuk ke opsione tjera të zbatueshme, qëllo. Siguria e kombit mund të jetë e varur nga kjo.