Në një hotel në Turqi, festa më e madhe e inaugurimit në histori
Një resort i ri turistik festoi fundjavën e shkuar inaugurimin përmes një ceremonie që, sipas së përditshmes britanike "The Guardian", ishte më luksozja në histori. Atje këndoi Maraja Keri, pozoi Paris Hilton, ndërkohë që reporterja Karol Kadualladr raportonte se mezi arrinte t‘u besonte syve
E mira dhe e bukura Sharon Ston. Në mes të asaj dekadence që do ta bënte një orgji romake të dukej si festë zyrtarësh seriozë - verërat më të shtrenjta rrjedhin lumë, ndërsa havjari është me sasi të mëdha e i cilësisë më të lartë - ngjitet në skenë e flet për misionin e saj për të sjellë paqe në botë dhe ndihmë të varfërve.
Bëhet fjalë për festën e inaugurimit të resortit "Mardan Palace" në Antalia të Turqisë, me kosto më shumë se 1.5 miliardë dollarë, një prej më të shtrenjtëve dhe më luksozëve që ekzistojnë sot në të gjithë botën. Festa gala nuk është thjesht festë për artisten e famshme: "Është çasti kur të gjithë jemi mbledhur së bashku për të zbutur varfërinë dhe për ta bërë botën një vend më të mirë".
Oh Sharon? Po si? Më vjen t‘i afrohem e ta shkund: "Është një hotel e dashur". Por ky është çmimi që paguhet kur ke përreth yjet më të mëdhenj në botë. Nuk është veç Sharon Ston aty. Rrotull shihet dhe Riçard Gir, Tom Xhonsi, Maraja Karei, Monika Beluçi e Paris Hilton. Thuhet se janë paguar një milion dollarë secili për të qenë të pranishëm dhe më vjen mirë të besoj se po të kem aq para mund ta paguaj Sharon Ston për të ardhur në kuzhinën time e për të më thënë sa qenie e jashtëzakonshme njerëzore jam.
E, megjithatë prania e yjeve është veç një pjesë e vogël e luksit të hotelit. Bashkë me havjarin e me verërat e shtrenjta të bie në sy një lojë e mrekullueshme fishekzjarrësh që mund t‘i bëjë fare mirë karshillëk spektaklit që u pa në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Pekinit. Vetëm se me ç‘shoh nuk bëhet për hir të miliarda të varfërve në botë, por për rreth 600 të ftuarit e pranishëm. Duket më shumë si festa private e një oligarku rus.
Dhe në fakt e tillë është. Për pronarin, azerbajxhanasin miliarder Telman Ismailov, zotëruesi i marketit "Çerkizovski" në Moskë, duket se "Mardan Palace" është e njëjta gjë që është Çelsi për Roman Abramoviçin, apo gazeta "Evening Standard" e Londrës për oligarkun tjetër Aleksander Lebedev.
Të pranishmit janë të gjithë të pasur, të pushtetshëm, apo notojnë në qarqet e larta të politikës dhe mes tyre gjendet kryetari i Bashkisë së Moskës, Juri Luzhgov, bashkë me të shoqen, Jelena Baturinën, gruaja më e pasur në Rusi. Të pranishëm janë presidentët e Azerbajxhanit, Turqisë dhe Kazakistanit, ashtu si Kryeministri i Marokut, Malit të Zi dhe Uzbekistanit. Gjenden edhe një grup miliarderësh, Mikhail Fridman, për shembull, një prej oligarkëve me moshë më të re në Rusi, apo Suleiman Karimov, një biznesmen me origjinë nga Dagestani.
Dhe ne! Një grup gazetarësh britanikë. Bëhemi 27 dhe kemi ardhur me një avion privat. Është e pabesueshme që gjendemi këtu. Kam shkruar disa artikuj mbi oligarkët gjatë këtyre viteve dhe më duhet të pranoj se nuk shquhen si njerëz të shoqërueshëm. E, megjithatë jo vetëm që gjendemi këtu, por edhe po trajtohemi në mënyrë të shkëlqyeshme.
Një diplomat që e njoh, mik me avokatin e Telmanit, më thotë se "e di me saktësi sa kushton festa - 58 milionë dollarë". Për një festë! Nuk di të them me siguri nëse kjo është e vërtetë, por në rast se diplomati nuk ka folur në erë, është padyshim festa private më e kushtueshme që është bërë ndonjëherë. I them një prej gazetarëve rusë me mjekër si të Rasputinit, se prania e tij në festë kushton 100 mijë dollarë, ashtu si edhe e imja. "Mos!" - më thotë Rasputini me sytë e shqyer si filxhanë. "Çfarë do kisha bërë me gjysmën e atyre parave...".
Është e pamundur të mos mendosh për paratë në mes të atij luksi. Derdhen lumë në forma të ndryshme. Nili, një prej gazetarëve britanikë, po bën llogari me çmimin e shitjes me pakicë në Angli të havjarit që ka konsumuar që nga çasti i fillimit të festës. "Në ç‘pikë jemi", e pyes gjatë ditës së dytë. "Bëj hesap se kam konsumuar rreth 2 mijë dollarë gjatë ditës së parë dhe ndoshta rreth 1 mijë dollarë të tjerë gjatë mëngjesit të sotëm". Ka bërë llogari se secila prej vazove që gjenden nëpër tavolina do të kushtonte rreth 15 mijë dollarë në Britani.
Ia thashë këtë bashkëshortes së një kolegu gazetar që kishte ardhur me ne dhe ajo më tha: "O Zot! Kemi ngrënë dy vazo. Ishim vetëm tre". Më vonë fola me Alekber Ismailovin, birin e Telmanit dhe ai më tha se havjari kishte avionin e vet të posaçëm. Kishin sjellë rreth 110 kilogramë havjar nga Azerbajxhani. Kishin mbërritur gjithashtu 60 kamionë me pajisje. Ndërsa tetë tonë e gjysmë fishekzjarrë, sipas birit të oligarkut, mjaftonin "për të hedhur në erë gjithë Antalian". Në fakt, gjatë mbrëmjes së festës u duk sikur Al-Kaeda ishte hedhur në mësymje në Antalia. Sipas Alekberit, u deshën 300 njerëz dhe 45 ditë përgatitje për të krijuar atë spektakël të mrekullueshëm, që zor të tregohet me fjalë.
Me të mbaruar fishekzjarrët, kamerierët përpiqen të servirin pjatën e tretë ndër shtatë që përmban menyja, por në atë çast në skenë ngjitet Tom Xhonsi. Ai është "orkestra" e mbrëmjes. Gjithë gazetarët britanikë turren drejt skenës. Më pas u bashkohen disa prej oligarkëve. Në total përreth Tomit gjenden rreth 50 prej nesh dhe ambienti është i tillë sikur të duket se po këndon në qoshen e dhomës së ndenjes së shtëpisë tënde.
Maraja Keri këndon pas tij. "Ju pëlqen unaza ime", thotë duke ngritur lart një dorë që duket sikur i është ngjitur një "shkëmb" i madh sa një pjatë. "Është dhuratë nga Telmani! A nuk është njeriu më bujar në këtë botë"?
Dhe i tillë është. Në atë masë sa nis të ndiej keqardhje për miliarderin e shkretë. Në konferencën e shtypit, një gazetar gjerman e pyet sa ka kushtuar festa dhe oligarku bëhet disi nervoz: "Të gjithëve u interesojnë veç paratë! Ndërsa unë veç kam ftuar njerëz në festë. Ju lutem, më bëni vetëm pyetje lidhur me hotelin".