E Diel, 1 Nëntor 2026

Në një qytezë italiane, të vdesësh ndalohet me ligj

http://www.youtube.com/watch?v=Fsi8FvDDXyU

Që nga fillimi i këtij muajit është e paligjshme të vdesësh në Falciano del Massico, një qytezë me 3 700 banorë dhe rreth 50 kilometra larg nga Napoli në jug të Italisë.

Kryebashkiaku Giulio Cesare Fava ka shpjeguar se një gjë e tillë vjen për shkak se qyteza nuk ka varreza pas armiqësisë me qytetin e afërt gjë që ka krijuar këtë problem me të vdekurit.

Kryebashkiaku është shprehur se banorët e kanë mirëpritur një dekret të tillë. Urdhëresa ka sjellë lumturi, është shprehur Fava. Fatkeqësisht, dy të moshuar, nuk iu binder urdhrit.

Problemi i mungesës së varrezës ka lindur për shkak të konfliktit me qytetin e afërt me të cilin kishin varrezat e përbashkëta. Kryetari i Bashkisë është zotuar se do të ndërtojë varrezat e reja por deri atëherë urdhri për të mos vdekur do të mbetet në fuqi. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›