E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-të përndjekurit, PS kundër ligjit të qeverisë

Partia Socialiste kundërshton numrin 405 ish të përndjekurve mbi moshën 85 vjeç, që qeveria ka deklaruar për përfitim të plotë të dëmshpërblimit brenda vitit. Kryetarja e Grupit te punes per ceshtjen e ish te perndjekurve politke ne PS, Keti Bazhdari tha se është rreth 50 numri i ish të përndjekurve të kësaj kategorie.
 

“Bazuar në të pavërtetat e pafundme, që po i thuhen çdo ditë popullit nga tellallët e qeverisë, me në krye mjeshtrin popullor të demagogjisë Sali Berisha, ne si grup pune i Partisë Socialiste që mbrojmë çështjet e të përndjekurve, kundërshtojmë me forcë projekt mashtrimin e radhës në dëm të kësaj shtrese dhe krejt popullit.Në këtë projekt mashtrim pretendohet se numri i ish të burgosurve që janë gjallë, mbi 85vjec dhe që do të përfitojnë dëmshpërblimin e plotë brenda vitit, është mbi 400. Ky pretendim është absolutisht fiktiv dhe me efekte kryekëput propagandistike dhe korruptive. Sipas informacionit të marrë nga shoqatat e ish të përndjekurve, ky numër nuk i kalon 50 veta në të gjithë Shqipërinë, certifikuar kjo dhe me informacione të marra nga arkiva e MB ndër vite”tha ajo.

Socialistët kërkuan të ndalet abuzimi propagandistik me ish të përndjekurit, duke shprehur gadishmërinë e miratimit të një ligji serioz për këtë kategori.
PS kërkoi:

-Uljen e moshës së përfituesve në 75 vjeç, të cilët do të marrin të gjithë dëmshpërblimin brenda këtij viti kalendarik;
-Zgjerimin e grupit të përfituesve dhe zbatimin e një shpërblimi progresiv, në varësi të viteve të dëmit;
-Thjeshtimin dhe shkurtimin e procedurave të dëmshpërblimit dhe mbulimin e kostove të tyre nga vetë shteti;
-Dhënia e një statusi të veçantë për ish të përndjekurit ku përfshihet ofrimi i shërbimeve publike falas për të gjithë këtë shtresë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›