PS mbledh tryezën për Gjykatën Administrative

Gjatë tryezës
TIRANE- Partia Socialiste po diskuton me ekspertë projektligjin për Gjykatën Administrative. Në tryezën e rradhës, ku është i pranishëm edhe kreu i PS-së, Edi Rama, ekspertë të fushës dhe grupe të interesit, po diskutohet për përmirësimet që duhet të bëhen në projektligj.
Presidenti i Biznes Albania, Luan Bregasi kërkoi nga opozita që ligji të mos jetë thjesht një ligj që do të plotësonte një nga kriteret e Bashkimit Evropian, por një ligj që ti shërbejë biznesit dhe qytetarit.
Në fjalën e tij, Bregasi theksoi se nga të gjitha konsultimet si dhe përfundimet e ekspertëve të Biznes Albania, ky ligj duhet të zgjidhë dy çështje; Shpejtësinë dhe cilësinë e gjykimit të çështjeve administrative.
Duke falënderuar opozitën për konsultimet me grupet e interesit, Bregasi tha se Biznes Albania do ia dërgojë sugjerimet edhe grupit parlamentar të Partisë Demokratike, si dhe do të jenë prezent gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve.
Diskutimet vazhdojnë…