E Diel, 1 Nëntor 2026

Në opera me "Koncertet e majit"

Nis në teatrin Kombëtar të Operës e Baletit "Koncertet e Majit". Në tre maj, nën dirigjimin e Zhani Cikos do të ngjitet në skenë në një koncert recital pianistja Gloria Campaner, e cila do të shoqërohet edhe prej orkestrës simfonike të TKOB-it. Në program për dashamirësit do të ketë pjesë nga kompozitorë si Chopin, Liszt, Wagner, Rachmaninov etj. Italiania Gloria Campaner ka nisur studimet për piano qysh në moshën 4-vjeçare. Ajo është afirmuar menjëherë në majat më të larta të shumë konkurseve pianistike kombëtare dhe ndërkombëtare, duke marrë më shumë se 20 çmime të para absolute dhe duke dhënë koncerte në të gjithë Italinë. Në vitin 2005 diplomohet me notë maksimale në Konservatorin e Udines dhe një vit më vonë ndoqi diplomën tre-vjeçare të perfeksionimit të lartë pranë Akademisë Muzikore të Peskarës, duke marrë notën maksimale në ekzekutimin e Koncertit II të Rachmaninovit.

Ka mbajtur shumë koncerte në Evropë, Japoni, Turqi, Kazakistan, Izrael, Amerikën e Jugut, duke marrë vlerësimet më të larta të publikut dhe kritikës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›