E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne vazhdim te njoftimeve te shtypit Italian mbi viziten e Kryeministrit Berluskoni ne Shqiperi. Agjensia e lajmeve italiane ANSA rreth vizites se Kryeministrit Italian njofton me tre lajme te saj "

Ne vazhdim te njoftimeve te shtypit Italian mbi viziten e Kryeministrit Berluskoni ne Shqiperi.
Agjensia e lajmeve italiane ANSA rreth vizites se Kryeministrit Italian njofton me tre lajme te saj "Itali-Shqiperi:, Berluskoni, te integrojme Tiranen ne BE dhe NATO" -"Berluskoni: krenar per ushtaraket tane ne bote", dhe "Emigracioni: Berluskoni, trafiku i skafisteve pothuaj i thyer".
"Jemi krenar per qendrimin tone percaktues ne fillimin e negociatave midis BE-se dhe Shqiperise" per arritjen e nje akordi anetaresie. Keshtu eshte shprehur Kryeministri Berluskoni duke ju drejtuar kolegut te tij Fatos Nano gjate vizites ne Shqiperi duke ju referuar dhe rolit qe Italia ka zhvilluar ne kete proces, pra ne vendimin e marre te henen qe kaloi nga ministrat e jashtem te BE-se, njofton ANSA. Pastaj thekson se Berluskoni i ka njohur Nanos meriten i cili ka ditur te bashkepunoje dhe me opoziten dhe e ka cuar vendin ne rrugen e stabilitetit.
"Shqiperia eshte porta e Ballkanit dhe ne - theksoi Kryeministri - do te bejme cmos qe rruga, e cila do t'i coje drejt BE-se dhe Nato-s te jete me e shpejte dhe me e shkurter", theksohet me tej.
Ndersa per emigracionin ai eshte shprehur se: "Ndoshta eshte akoma shpejt te thuhet qe fenomeni i skafeve eshte perfundimisht i mbyllur, por sigurisht eshte zvogeluar, dhe kjo ne saje te bashkepunimit te Shqiperise dhe te punes shume te mire te ushtarakeve italiane. Pastaj vijohet me tej duke theksuar se nga 1 shtatori e deri me sot nuk eshte pare me asnje skafist, dhe nuk eshte regjistruar ne Pulja asnje zbarkim klandestinesh (duke kujtuar se ne shtatorin e vitit 2000 kane ardhur 292 klandestine dhe ne shtatorin e vitit 2001, 578 klandestine). Agjensia e lajmeve ANSA citon perseri Berluskonin, i cili thote se: "Ky eshte nje rezultat shume pozitiv qe duhet vleresuar, dhe se kjo na jep nje shtytje qe te ecim perpara ne bashkepunimin me Shqiperine, duke levizur keshtu nje hije qe mund te peshonte negativisht ne zhvillimin e metejshem te marredhenieve bilaterale. Ne kete menyre ne mund te bejme gjera te reja dhe te rrisim volumin, pra t'i japim nje dore nje popullit mik", perfundon ANSA.
Gazeta "Il sole 24 ore", ne faqen e saj te politikes, njofton me titull: "Berluskoni: Tirana shume shpejt ne NATO dhe ne BE".
Edhe kjo gazete njofton per viziten zyrtare te Kryeministrit Italian ne Shqiperi, edhe per takimin me Kryeministrin Fatos Nano. "Shqiperia - theksohet ne kete artikull duke cituar Berluskonin" eshte nje demokraci qe lind nga nje regjim qe njohim; kalimi nga totalitarizmi ne liri eshte shume e veshtire dhe te arrish ne nje ekonomi tregu nga nje sistem ekonomik kolektiv kerkon shume kohe". Pastaj vazhdon me raportin bilateral dhe thekson se eshte permiresuar ne saj te luftes se perbashket kunder zbarkimeve te klandestineve.
Gazeta "Il giornale" ne faqen e saj te lajmeve te jashtme njofton: Berluskoni i hapet Shqiperise, dhe me shkonja te medha: "perkrahje Tiranes ne negociatat me BE, por perpara duhet te zgjidhet problemi i kriminalitetit". Il Giornale njofton per viziten e Kryeministrit Italian ne Shqiperi. Ne kete vizite theksohet se u diskutua gjate per bashkepunimin me Italine dhe me Evropen. Nga ana e tij Berluskoni i ka siguruar qe te mos jete "shurdh" perpara kerkesave te Tiranes, duke theksuar gjithashtu se nje hapi te tille Shqiperia duhet t'i pergjigjet me arritjen e stabilitetit dhe te sigurise. Kjo gazete me poshte vazhdon me deklarimet e Berluskonit se: "kriminaliteti i organizuar paraqet nje pengese per kete kalim, por megjithate Italia nuk do te kthehet pas dhe se stabiliteti i Shqiperise, porta e Ballkanit, eshte nje faktor shume i rendesishem dhe Italia do te beje te pamunduren qe rruga per hyrje ne BE te jete sa me e shkurter". Berluskoni vazhdon me optimizem se ne do t'i ndihmojme shqiptaret por ata duhet te kene parasysh se nuk mund te favorizohen n.q.s nuk arrihen parametrat politike dhe ekonomike te nje fare shkalle. Megjithate ai thekson se ka vene re hapa perpara dhe i cmon keto hapa. Me tej Berluskoni ka falenderuar Kryeministrin shqiptar duke u shprehur se ka qene ne lartesine e duhur te pajtoje ezigjencat e Qeverise me ato te opozites.
Pastaj vazhdon me takimin e Berluskonit me autoritet politike shqiptare dhe me autoritete italiane ne Shqiperi.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›