Reagon shtypi dhe agjensite italiane lidhur me viziten e djeshme te Kryeministrit Italian ne Tirane Silvio Berluskoni. Il NUOVO Shqiperia, Berluskoni: Banka italiane te gatshme per te investuar
Reagon shtypi dhe agjensite italiane lidhur me viziten e djeshme te Kryeministrit Italian ne Tirane Silvio Berluskoni.
Il NUOVO
Shqiperia, Berluskoni: Banka italiane te gatshme per te investuar
Kete gje la te kuptohet Kryeministri Italian Berluskoni ne fund te vizites se tij zyrtare ne Shqiperi.Pervec te tjerash, nje ka fushat e bashkepunimit ka te ngjare te jete ajo e energjise.
MILANO: Disa banka te medha italiane jane te gatshme te investojne kapitalet e tyre ne sistemin banker shqiptar. Kete gje la te kuprohet Kyeministri Berluskoni ne fund te vizites se tij zyrtare ne Shqiperi.Prezenca e bankave, tha Berluskoni, eshte e rendesishme per te lehtesuar investimet e shoqerive nga nje vend ne tjetrin. Ne Shqiperi eshte prezente Banca di Roma, nje nga me te rendesishme te vendit tone. Kryeministri ka permendur qe ne keto muaj eshte ne vazhdim e siper privatizimi I institutit kryesor te kreditimit shqiptar:" I kam garantuar Kryeministrit Fatos Nano qe do te informohem per qellimin e dy bankave te rendesishme italiane, qendrimin e te cilave nuk e di akoma. Kryeministri, duke folur per sektore te ndryshem te bashkepunimit dypalesh ka nenvizuar qe nje nga fushat e bashkepunimit ka te ngjare te jete ajo e energjise. Kam vendosur ne kontakt te gjithe nivelet e shoqerise ENEL me shoqerine tuaj kryesore te sektorit energjitik".
MESSAGERO VENETO
Berluskoni: Do te mbeshtese Shqiperine ne Evrope
TIRANA: Italia do te mbeshtes ceshtjet shqiptare ne te gjithe nivelet nderkombetare, ne vacanti per nje akses me te shpejte te vendit te shqiponjave ne BE dhe NATO. Kjo eshte garancia qe Kryeministri Silvio Berluskoni i ka dhene niveleve institucionale ne Shqiperi ne fund te vizites se zyrtare. Ndjehemi, ka thene Berluskoni, ne fjalen e tij ne Parliamentin shqiptar, afer dhe miq. Kemi mesuar te vleresojme shume bashkeqytetaret tuaj qe ne Itali punojne te perulur dhe me ndershmeri, duke perhapur nje imazh shume te mire te Shqiperise. Berluskoni ka nenvizuar se italianet gjithmone kane qene dhe jane avokatet me te mire te ceshtjes se integrimit ne BE dhe NATO: eshte e domosdoshme, ka shtuat ai, qe gjithe rajoni i Ballkanit te hyje dhe te beje pjese ne BE, si rruga e vetme per nje bashkejetese paqesore midis etnive dhe besimeve te ndryshme ne rajon".
Kryeministri ka pershendetur rolin ekulibrues te Shqiperise ne te gjithe rajonin dhe ka precizuar se persa I perket bashkepunimit dyplalesh eshte e muindur te intensifikohet bashkepunimi, si p.sh ne sektorin turistik, duke kontribuar ne nje njohje me te madhe nga ana e italianeve te bukurive tuaja natyrore. Kryeministri ka konformuar qe me iniciativen time televizioni public Italian eshte ketu per nje seri programesh mbi vendin tuaj, nje hap I rendesishem per te bindur italianet per te ardhur ketu si turiste. Kam si qellim qe te ftohem perseri ketu, ka vazhduar Berluskoni, por kur ne te kemi realizuar iniciativa konkrete. Nderkohe, ka perfunduar ai, do te vazhdojme te mbeshtesim ceshtjen tuaj ne te gjitha nivelet nderkombetare.
Kryeministri shqiptar Fatos Nano gjate konferences se shtypit ka komentuar rezultatet pozitive per sa i perket emigrazionit klandestin: kemi ndaluar , ka thene ai, kete trafik te qenieve njerezore qe po tranformohej ne nje industri kriminale, duke goditur prapavijen e tyre dhe duke nderhyre edhe per sa i perket pastrimit te parave.
Corriere della Sera
Berluskoni ne Tirane: Eshte ne interesin tone qe te kete nje flusk legal te punetoreve te huaj. Ne zero zbarkimet e klandestineve nga Shqiperia
BERLUSKONI: Nga Tirana, Kryeministri Berluskoni u shpreh shume I kenaqur per shifrat zero te zbarkimieve te klandestineve qe vijne nga shqiperia dhe ka pershendtur forcat e perbashketa Italo-Shqiptare per punen e madhe te kryer. Nga data 1-31shtator dhe deri me sot nuk ne fakt zbarkime klandestine. Edhe deputeteve shqiptar, Berluskoni u tha se do t'I kushtoje nje vemendje Shqiperise per te percaktuar kuotat e hyrjes se emigranteve te rregullt.
ANSA
Emigrantete, Berluskoni do te kerkojme te lehtesojme shqiptaret; ne interesin tone per te ardhmen te kete nje fluks te ligjshem
TIRANA: Italia, duke respektuar rregullat e BE, do t'i kushtoje nje vemendje te vecante shqiptareve per te percaktuar kuotat e emigranteve te rinj, ka thene Berluskoni. Sipas Kryeministrit Berluskoni, i cila ka folur ne Tirane perpara Kryeministrit Nano dhe pjesetareve te Parlamentit pas aplikimit te ligjit Bosi-Fini eshte ne interesin tone qe ne te ardhmen te kete nje fluks te ligjshem te punesimit.Ne Itali ka treguar ai ka qene gjithmone te vetedijshem per avantazhet ekonomike qe sjell ky fluks I ligjshem.
ANSA
Berluskoni, Eshte ne interes te vendit bashkepunimi Qeveri-Opozite
TIRANA: Mazhoranca dhe opozita duhet te bashkepunojne kur eshte ne loje interesi I vendit. Eshte I bindur Kryeministri Berluskoni per sa me lart. Berluskoni perpara parlamentareve shqiptar ka ritheksuar se demokracia duhet te mbahet mbi dialektiken dhe ne baze te kesaj dialektike do te matet dhe niveli I civilizimit te nje vendi.
ANSA
Emigracioni: Berluskoni, trafiku dhe skafistet gati te mposhtur; nga shtatori asnje zbarim ne Pulia nga Shqiperia
TIRANA: Berluskoni I kenaqur per sa I perket vazhdimit te luftes kunder emigracionit klandestin. Fenomeni skafist eshte ulur ne nivele minimale. Fale edhe bashkepunimit te plote te Shqiperise dhe punes se ushtarakeve italiane, ka thene Kryeministri.
L ECO di Bergamo
Shqiperia e Fatos Nanos me hapa te medha drejt Europes
Tani eshte hapur zyrtarisht rruga dhe Shqiperia nga dhjetori duhet te filloje negociatat me Komisionin Europian per te arritur marveshjen e Stabilizim Asociim, hapi i pare ne rrugen e integrimit. Eshte nje sukses I qeverise socialiste te Fatos Nanos, I zgjedhur dy muaj me pare. Por me teper se nje objektiv, fillimi I negociatave mes BE dhe Tiranes, eshte nje mundesi qe BE I ofron Shqiperise per te permiresuar Shtetin dhe per te zene nje rol te ri ne rajon. Ne te kaluaren tentativat per te arritur ne fillimin e bisedimeve me Brukselin u permbysen si pasoje e gjendjes jo te qendrushem te skenarit politk shqiptar. Nano arriti qe ne fund te Korrikut te vendoste rregull brenda Partise Socialiste shqiptare dhe te rikthente opoziten e Sali Berishes per te bashkepunuar me to. Ne horizont eshte Europe, nje tren qe Shqiperia nuk duhet ta humbas. Fatos Nano kishte filluar shpejt me nje ndermarrje spektakolare, e njohur si operacioni "Puna", per te qetesuar Europen: sekuqestrimin e gomoneve, te lendeve narkotike dhe arrestimin e krimineleve pergjegjes per trafikun e droges dhe qenieve njerezore. Me 26 gusht autoritete shqiptare dogjen dy gomone duke fituar nje efekt mediatik te jashtezakonshem edhe prane autoriteteve te Brukselit. Por Nano nuk u mjaftua me kaq; policia sekuestroi tonelata me arme shperndare ne te gjithe vendin dhe arrestoi nje zevendes minister te brendshem dhe nje zv/guvernator te bankes qendrore per shperdorim ne tendera. Ne gjysmen e muajt shtator 100 parliamentare evropiane gjate vizites se tyre ne Tirane jane bindur dhe ne raportin qe I derguan Brukselit kane konstatuar hapa pozitive te ndermarra nga Shqiperia. Edhe skenari politik ne Shqiperi ka ndryshuar. Pas shume vitesh qe socialistet dhe demokratet nuk bashkepunonin jane rikthyer dialogut dhe se bashku zgjodhen ne parlament Presidentin e Republikes Moisiu. Bashkepunimi midis tyre ishte edhe nje nga kerkesat e BE e formuluar nepermjet OSBE-se. Por nuk do te shume e thjeshte per ta arritur plotesimin e kerkesave te BE-se. Nje raport I FMN dhe BB percaktonte nje reforme ne administraten publike dhe luften kunder korrupsionit si kapitujt me te veshtire te sistemit shqiptar. Klasa politike shqiptare ka perfituar nga trafiqe ilegale dhe vete Fatos Nano se bashku me te gjithe politikanet e tjere ka qene akuzuar per keto perfitime. Ka qene ekonomia ilegale qe ka luajtur nje rol per perkrahjen sociale perpara se plaste skandali I skemave piramidale, qe coi vendin ne nje lufte civile.
Gjithsesi eshte e gabuar te mendosh qe eshte vetem Shqiperia e cila kerkon te pershpejtoje hyrjen ne BE, nderkaq eshte mese e vertete e anasjallta. Ballkani nuk eshte me nje prioritet per qeverine amerikane dhe Europa nuk mund te lejoje zhvillimin e nje zone gri me rreziqe te medha destabilizimi.