E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në parlament shkohet për reformat, ato janë një domosdoshmëri jetike për rrugën e integrimit

Deklaron ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Borchard

Tendencat e Partisë Socialiste për të sajuar me çdo kusht faktorë bllokues, të justifikueshëm ose jo, ndikojnë ndjeshëm situatën politike në vend, në sy të ndërkombëtarëve, në kushtet kur qeveria dhe vendi po përgatiten për hapat e mëtejshëm të integrimit. Pavarësisht se nuk mungojnë komentet dhe kritikat e përfaqësuesve të politikës evropiane, përsëri partia e Edi Ramës, po bëhet një makth për aspiratat e Shqipërisë dhe interesin e shqiptarëve për të lëvizur pa viza në zonën “Schengen”.

Një deklaratë reaguese ka bërë dje edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Borchard, i cili ka deklaruar se parlamenti shqiptar duhet të funksionojë me kapacitet të plotë. Ai apeloi për zgjidhje të situatës politike, pasi në të kundërt, tha diplomati gjerman, kjo sjellje mund të dëmtojë seriozisht të ardhmen e evropiane të Shqipërisë.

“Nëse nuk zgjidhet kriza rrezikohet integrimi i vendit. Nuk jemi të kënaqur me ecurinë e deritanishme të parlamentit shqiptar. Ne inkurajojmë me ndihmën tonë zgjidhje të situatës, gjithçka tjetër që ndikon në ngadalësimin e procesit si të integrimit të Shqipërisë drejt Europës ashtu dhe në liberalizimin e vizave me vendet e bllokut” u shpreh Borchard.

Kjo gjë, tha ai, ndikon në vendimmarrjen e Europës kundrejt futjes së Shqipërisë në familjen e madhe dhe sistemin e “Schengen”.

Sipas tij, liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejt por nuk ka ende një datë sepse organizma të tjerë vendosin pasi të analizojnë situatën në vend, si menaxhimin e kufijve, kurbën e shtetit shqiptar në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar e të tjerë. Elementë këto të qenësishëm të cilat Shqipëria ka marrë vlerësimet më të mira për përmbushjen në kohë të këtyre detyrimeve. Gjithashtu, Shqipëria ka plotësuar edhe kushtin më të rëndësishëm, që lidhet me pajisjen e qytetarëve me pasaportat e reja biometrike, ku deri tani llogariten mbi 500 mijë pasaporta të shpërndara.

Më tej, ambasadori Borchard u shpreh i sigurt se e ardhmja e Shqipërisë është në familjen Europiane dhe se Gjermania mbështet zgjerimin e bllokut.

Ai vlerësoi si të rëndësishme përfundimin në kohë të pyetjeve të Pyetësorit me 2400 pyetje dhe më pas Europa vlerëson shkallën e progresit. Këto komente, diplomati gjerman i bëri nga Vlora gjatë një forumi për dialog ndërkombëtar në Universitetin e Vlorës, Ismail Qemali.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›