E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategjia e NATO-s, një grup ekspertesh vizitojnë Tiranën

Një grup ekspertësh të NATO-s, që po punojnë për hartimin e konceptit të ri strategjik të Aleancës do të vizitojnë Tiranën në datat 11-12 mars, në kuadër të angazhimit të Shqipërisë si vend anëtar i Aleancës.

Vizita e delegacionit të NATO-s u bë e ditur nga zv/ministrja e Punëve të Jashtme, Edith Harxhi, gjatë një raportimi të saj për këtë çështje në komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare.

Mjedisi i ri strategjik global dhe politikat e reja sa i takon mbrojtjes dhe sigurisë kanë nxitur NATO-n për hartimin e një koncepti të ri strategjik, pjesë e të cilit do të jetë dhe Shqipëria.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen për këtë qëllim ka ngritur një grup pune i përbërë nga ambasadorë të Aleancës dhe ekspertë të saj, nën drejtimin e ish-sekretares amerikane të Shtetit, Medlin Ollbrajt, i cili po punon për këtë doktrinë të re, ku do të përcaktohen politikat e organizatës më të madhe ushtarake dhe format e partneritetit në të ardhmen, në fokusin e zhvillimeve të reja globale.

Ky ekip, që po përgatit piketat kryesore përsa i takon këtij dokumenti, ka nisur vizitat në vende të ndryshme anëtare të Aleancës, ndërkohë që në vizitën e tij në Tiranë javën e ardhshme ekspertët e NATO-s do të njihen me qëndrimin e konsoliduar të institucioneve shqiptare, qeverisë, parlamentit dhe Këshillit Kombëtar të Sigurisë për këtë doktrinë të re, për të cilën Ministria e Jashtme përgjigjet për anën politike të procesit, ndërsa Ministria e Mbrojtjes atë teknike.

Sipas Harxhit, Shqipëria ka një rol kyç në këtë proces, pasi është një faktor stabiliteti dhe sigurie në Ballkan. Puna e NATO-s në rajonin tonë nuk ka përfunduar pasi ajo vazhdon me zgjerimin dhe vende të tjera, përfshi dhe Kosovën, por dhe me misionet paqeruajtëse në Kosovë dhe Bosnje

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›