E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në përfundim të vizitave në qarkun e Elbasanit, Kryeministri Berisha u ndal në Peqin dhe bisedoi miqësisht me banorët, të cilët i falenderoi për votën e tre korrikut, votë që firmosi ndry

Në përfundim të vizitave në qarkun e Elbasanit, Kryeministri Berisha u ndal në Peqin dhe bisedoi miqësisht me banorët, të cilët i falenderoi për votën e tre korrikut, votë që firmosi ndryshimin per Peqinin dhe gjithë Shqipërinë.

Duke vlerësuar kandidatin Ilir Rrushaj, si njeri me potenciale për të sjellë ndryshimin, Kryeministri u zotua se qeveria do të përkrahë të gjitha projektet që do të ndërrmerren për modernizimin e qytetit dhe përmirësimin e jetës së banoreve të kësaj zone. Ndër projektet e planifikuara, një rëndësi të posaçme Kryeministri i kushtoi rigjallërimit të institucioneve kulturore dhe zhvillimit të sportit në këtë qytet.

Dua tu garantoj, tha ndër të tjera Kryeministri, se do të mbështes mjekun Ilir Rrushaj, ish studentin tim të shkëlqyer, në çdo projekt për këtë qytet, i cili mbart në gjirin e tij vlera shekullore dhe mijevejecarësh qytetërimi shqiptar. "Unë ju garantoj se së bashku do të inagurojmë ujësjellësin me 24 orë ujë në qytetin e Peqinit, do të rindërtojmë të gjithë infrastrukturën e këtij qyteti, do të gjallërojmë institucionet kulturore të tij, kinemanë, pallatin e kulturës dhe do të mbështesim fuqishëm Peqinin që të shkëlqejë në fushën e sportit."

Gjithashtu, Kryeministri siguroi të gjithë kryetarët e komunave se, së bashku me deputetin e zonës, do të ndërrmeren një seri projektesh, për asfaltimin e rrugëve, për furnizimin me ujë, për sistemimin e ujitjes dhe për të lehtësur tregun në shitjen e produkteve.

Dua të garantoj, u shpreh Kryeministri, të gjithë kryetarët e komunave, se së bashku me deputetin tuaj, të cilin e vlerësoj shumë, pasi në çdo mbledhje ngre zërin tuaj për të paraqitur kërkesat për qytetin dhe komunat, për rrugë, ujësjellësa dhe kanalizime, duke u bere avokati i shkëlqyer i halleve tuaja, do të ndërrmarrim së bashku një seri projektesh për asfaltimin e rrugëve, për furnizimin me ujë, për sistemimin e ujitjes, për të lehtësur tregun në shitjen e produkteve tuaja.

Në përfundim, Kryeministri solli në vëmendje të qytetarëve, angazhimin e vazhdueshëm të qeverisë gjatë 16 muajve qeverisje për të luftuar me tolerancë zero krimin e organizuar dhe për të vënë përpara drejtësisë bosët e krimit dhe anëtarët e bandave të tyre. Gjithashtu kryeministri u shpreh se të 600 milionët e shpëtuara nga kthetrat e korrupsionit u përdorën në të mirë të qytetarëve dhe të shërbesave ndaj tyre.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›