Sipas një informacioni të dhënë në edicionin e lajmeve në Televizionin Top Channel, të orës 15.00, thuhet se një nga makinat e shoqërimit të Kryeministrit ka aksidentuar një fëmijë 8-vje
Sipas një informacioni të dhënë në edicionin e lajmeve në Televizionin Top Channel, të orës 15.00, thuhet se një nga makinat e shoqërimit të Kryeministrit ka aksidentuar një fëmijë 8-vjeçar në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas. Sipas këtij njoftimi, fëmija nuk ka pësuar dëme dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Zëdhënësi i Kryeministrit komunikoi me nën/kolonel Besnik Murati, Kryetar i Grupit të Shoqërimit të Kryeministrit, i cili, i pyetur në lidhje me këtë lajm, informoi se asnjë nga makinat e eskortës së Kryeministrit nuk ka shkaktuar asnjë aksident të çfarëdo lloji, kundrejt çdo gruaje, burri, apo fëmije.