E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalesën tjetër Kryeministri Berisha e pati në Burrel. Në takimin me banorë të tij, Kryeministri theksoi mbështetjen e plotë të qeverisë për të gjitha projektet e zhvillimit të këtij qyt

Ndalesën tjetër Kryeministri Berisha e pati në Burrel. Në takimin me banorë të tij, Kryeministri theksoi mbështetjen e plotë të qeverisë për të gjitha projektet e zhvillimit të këtij qyteti, që përmirësojnë jetesën dhe shërbimet ndaj tyre.

"Ne u përkushtuam me dhjetëra projekte, të cilat kanë ndryshuar në mënyrë thelbësore infrastrukturën e këtij qyteti. Kam ardhur të zotohem se do ta mbështes të gjitha projektet për modernizimin e shkollave të Burrelit e Matit në tërësi, asfaltimin dhe gjelbërimin e rrugëve e rrugicave të tij, modernizimin e shërbimeve sociale. Sikundër do të mbështes kryetarët e ardhshëm të komunave të këtij rrethi për shkollat dhe shërbimet ndaj qytetarëve të tyre," u shpreh Kryeministri.

Duke folur për lehtësirat që qeveria u krijoi qytetarëve, në mënyrë të veçantë biznesit. Kryeministri theksoi se "me paratë që mblodhën, duke zbatuar politikën e duarve të pastra, ne përgjysmuam taksat e biznesit të vogël, bëmë uljen më të madhe të taksave, në vitin 2006 Shqipëria u rendit në vendin e parë për uljen e taksave si përqindje, ulëm 31 për qind për sigurimet shoqërore, 30-45 për qind çmimin e energjisë elektrike.

Duke u ndalur projektet për zhvillimin e infrastrukturës, e cila përmirëson jetën e qytetarëve, Kryeministri vuri në dukje në qeveria ka kontraktuar dhe nisur punimet në rrugë, ura, autostrada më shumë se 50 vitet e marra së bashku. "Ne kemi kontraktuar tërësisht autostradën me 4 korsi Durrës-Prishtinë, nisin punimet për ndërtimin e autostradës Fier-Vlorë dhe Korçë-Qafë Thanë", u shpreh Kryeministri, duke premtuar se qeveria do të bëjë çdo përpjekje për t'i siguruar Matit rrugën më të shkurtër drejt Tiranës dhe Durrësit.

Si rezultat i të gjitha arritjeve në një vit e gjysmë qeverisje, theksoi më tej Kryeministri, ne kemi rritur disa herë besimin tek Shqipëria dhe institucionet financiare kanë trefishuar kredinë për Shqipërinë, duke shprehur besimin se vitin tjetër ajo do të rritet shumë më tepër.

"Të vazhdojmë së bashku, - ftoi Kryeministri banorër e Burrelit, - sepse bashkërisht do të zgjidhim problemet tuaja. Ju siguroj se, pavarësisht nga veprat e mëdha që kemi nisur, marrëveshjet e mëdha që kemi nënshkruar si ajo për AMBO-n, me Microsoft-in etj. në epiqendër të vëmendjes sonë mbetet qytetari matjan dhe ai shqiptar në tërësi, me problemet, punën, rrogën, pensionin, rrugët e rrugicat e tij. Të vazhdojmë së bashku që ta shndërrojmë në realitet ëndrrën tonë më të bukur evropiane."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›