E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjatë vizitës së sotme në Peshkopi, kryeministri Berisha përuroi projektin për ujësjellësin në Pollozhan me një vlerë prej 2.8 milionë dollarë. Duke vlerësuar kompaninë p

Gjatë vizitës së sotme në Peshkopi, kryeministri Berisha përuroi projektin për ujësjellësin në Pollozhan me një vlerë prej 2.8 milionë dollarë.

Duke vlerësuar kompaninë për punën e shkëlqyer të bërë për ndërtimin e kësaj vepre, Kryeministri Berisha, ndër të tjera u shpreh:

"Ky është një investim prej 2,8 milion dollarë me te cilin furnizimini me uje ne qytetin e Peshkopisë përmirësohet në mënyrë të ndjeshme dhe arrin në 12 orë sepse aktualishtt kishit vetëm 2 orë ujë.
Natyrisht pas inagurimit të këtij impianti që e merr ujin ne Drin dhe e përpunon është e domosdoshme qe per qytetin e Peshkopisë të planifikohen të tjerë, që të jenë të bazuar në rrjedhje të lirë. Por kjo është një zgjidhje e perkohshme, sepse me ndertimin e hidrocentralit te Skavicës, do ti jepet një zgjidhje e re ketij problemi. Burimet janë dhe qeveria eshte e gatshme ti studioje ne menyre qe të sjelli drejt qytetetit, sikundër edhe ujësjellësi i Sopanikut, i cili funksionon me pompa, por unë dua tu premtoj qytetarëve se qeveria do të investojë reth 500 milionë lekë qe të shkëputet nga pompimi dhe të kete uje me rrjedhje të lirë."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›