Në vazhdim të vizitave, në qarkun e Elbasanit, Kryeministri Berisha u ndal në Librazhd ku u prit me entuziazëm nga banorët e zonës. Në takimin e ngrohtë me ta, Kryeministri u shpreh i lumtur
Në vazhdim të vizitave, në qarkun e Elbasanit, Kryeministri Berisha u ndal në Librazhd ku u prit me entuziazëm nga banorët e zonës. Në takimin e ngrohtë me ta, Kryeministri u shpreh i lumtur që ndodhej mes tyre, dhe i falenderoi për mbështetjen e pakursyer ndaj Partisë Demokratike dhe partive të koalicionit qeverisës.
Më tej, kryeministri u ndal në projektet konkrete, duke siguruar se Librazhdi ka qenë dhe mbetet në vëmendje të qeverisë, për ta bërë këtë zonë më të begatë, më moderne në infrastrukturën e saj, me një sistem të zhvilluar shërbesash ndaj qytetarit.
Kryeministri kërkoi që më 18 shkurt, votat e qytetarëve të Librazhdit të shkojnë në mbështetje të kandidatit Astrit Menalla, I cili do të ketë ndër të tjera mbështetjen maksimale të qeverisë, për të ngritur në standarte më të larta jetën e tyre.
Në këtë konteks, u shpreh kryeministri, duke votuar për kandidatin Astrit Menalla, ju garantoj ju se qeveria do të mbështesë çdo project të tij për këtë qytet, do të mbështese projektin për unazën e qytetit, do të mbështesë me emergjencë zgjidhjen e problemit të mbetjeve të urbane, do të mbështesë me emergjencë ndërtimin e shkollës së re dhe modernizimin e shkollave ekzistuese, projektin për kanalizimet, gjithashtu do të mbështesë projektin për ndërtimin e një konvikti modern në mënyrë që fëmijët nga Orenja dhe të gjitha fshatrat përreth, kur mbarojnë klasën e 9-të, të kenë mundësi të mbarojnë shkollën e mesme dhe të ndjekin më pas universitetet në vend. Do të mbështes Astrit Menallën për të ngritur në një nivel të ri shërbimet ndaj jush.
Kryeministri theksoi, ndër të tjera, se një vëmendje e posaçme i është dedikuar skemës së kafshatës. Vij këtu, u shpreh kryeministri, pasi muaj më parë unë shpalla para shqipatëve se skema e kafshatës, është skema tek e cila do të përqëndrohesha më shumë se në çdo gjë tjetër. Ai që merr 60 mijë lekë apo ai që merr 70 mijë lekë në qytet nuk ka rrugë tjetër vecse të numërojë kafshatën. Dhe mbi këtë bazë ne vendosëm që asnjë pension në qytet të mos jetë më I vogël se 100 mijë lekë dhe në fshat më I vogël se 50 mijë lekë. Por ky do të jetë vetëm një hap. Sado Shqipëria të ndërtojë autostrada, të ndërtojë porte dhe aeroporte moderne, unë ju jap fjalën se derisa të zgjidhim cështjen e kafshatës, nuk do të mendoj për asgjë më tepër se sa për ata që janë në nevojë.
Duke folur për përpjekjet e bëra në luftën e vështirë ndaj korrupsionit, kryeministri u shpreh se nga këto rezultate përfituan të gjithë qytetarët shqiptarë, pasi paratë u kthyen në të mira për ta, në rroga, në pensione, në investime për vepra të rëndësishme publike.
Gjithashtu, Kryeministri theksoi se nga lufta me tolerancë zero kundër krimit të organizuar dhe korrupionit përfitoi Shqipëria e cila nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Be-në dhe mori mesazhin e Samitit të Rigës, ku Shqipëria u vlerësua si kandidat potencial për të marrë ftesën në Samitin e ardhshëm të zgjerimit."
* * *
Në kthimin nga Librazhdi, Kryeministri u ndal edhe në lagjen "5 Maji" në Elbasan
Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Kryeministri i ftoi ata të votonin për kandidatin e koalicionit më të gjerë, të aleancës më të madhe të vendit, njërit prej intelektualëve më të shquar të Elbasanit, zotit Luçiano Boçi. Ndër të tjera, Kryeministri u shpreh: "Unë ju jap fjalën e nderit që do ta mbështesë fuqishëm atë, në mënyrë që lagjen tuaj ta shndërrojmë në një nga lagjet më të bukura, më të urbanizuara dhe më të zhvilluara të qytetit të Elbasanit. Unë ju garantoj se, së bashku, ne do të urbanizojmë tërësisht këtë lagje, do të shtrojmë rrugët dhe rrugicat e saj, do të shndërrojmë rrjetin e shërbimeve që ju meritoni, shkolla mderne, shërbime shëndetësore dhe çdo gjë tjetër për të cilën kanë nevojë qytetarët e një shteti të zhvilluar.
Unë sot, kam përzgjedhur lagjen tuaj për t'ju informuar se, ditën e hënë, në Tiranë dorëzohen tapitë e para, lejet e para të legalizimeve. Dita e hënë është dita më e veçantë, sepse fillon procesi i legalizimit të ndërtimeve të mbi 400 mijë familjeve shqiptare, të cilët, si pasojë e iniciativës së lirë dhe lëvizjes së lirë, për një të ardhme më të mirë për veten e tyre dhe familjet, ndërtuan vila, pallate, objekte. Unë u jap fjalën se ky proces do të kompletohet me shpejtësi, do të kompletohet jashtë çdo procedure korruptive. Ju vet do ta ndiqni ditën e hënë se çfarë procedure është organizuar, për t'ju dorëzuar ju dokumentat e shtëpive, lokaleve, ndërtimeve tuaja të bukura. Ky proces, jo vetëm i jep pronësinë e plotë dhe totale pronarit për shtëpinë e tij, por ky proces rrit fuqimisht mundësitë e tyre për të ngritur katin tjetër, për të zhvilluar pronën e tij.
Ndaj edhe ne le do ta presim me kënaqësi të veçantë këtë ditë. Meritat janë tuajat, sepse ju keni sjellë një energji të madhe në qytetet dhe qendrat e banuara të vendit, meritat janë tuaja sepse ne arritëm të hartojmë një ligj miqësor ndaj jush, ashtu sic duhet, por edhe ju e pranuat më shpejt se çdo proces tjetër që vendi ka njohur. Ndaj edhe unë ju garantoj se do të bëjmë cdo përpjekje që ky poces të kompletohet sa më parë. Nga ky proces nuk përfitoni vetëm ju, por përfiton mbarë Elbasani, mbarë Shqipëria, sepse ky proces dyfishon fuqinë e tregut në Shqipëri, sepse ky proces dyfishon fuqinë vendimarrëse të qytetarëve shqiptar.
Ndaj, edhe njëherë, në 18 shkurt, ju bëj thirrje të votoni kanditadin tonë, sepse keni votuar për veten tuaj, për Elbasanin, për Shqipërinë", perfundoi Kryeministri.