Në përkujtim të Ardian Klosit

Ardian Klosi
Në përkujtim të publicistit dhe shkrimtarit të mirënjohur Ardian Klosi, po ju sjellim reagimet e disa prej personazheve që kishin fatin ta njohin nga afër atë.
PIRO MISHA: Është një nga ato ngjarje që të lënë pa gojë, që e ke tepër të vështirë ti pranosh, që të lënë pas një zbrazëtirë dëshpëruese që vështirësisht mund të shlyhet. Pas kaq e kaq betejash që luftoi për të emancipuar shoqërinë shqiptare, për ta bërë atë më të kulturuar, më të lirë, më të pastër, Ardiani zgjodhi ti jap fund jetës. Një zgjedhje vetjake, e dhimbshme, tepër e dhimbshme, para së gjithash për gjithë njerëzit e dashur që la pas, familjarët, miqtë, dashamirësit e vlerësuesit e tij të shumtë, por që padyshim duhet respektuar, si pjesë e asaj lirie që ai çmonte aq shumë. Por nga ana tjetër, padyshim një këmbanë alarmi për ne të gjithë, sepse përtej shkaqeve të atypëratyshme që mund ta kenë shtyrë Ardianin për të marrë një vendim të tillë përfundimtar, kjo ngjarje tragjike na kujton edhe një herë sesa të vështirë e ka një njeri i lirë dhe idealist të mbijetojë në realitetin e ashpër e shpesh aq vulgar të Shqipërisë së sotme. I vetmi ngushëllim për ne të gjithë që e kemi dashur dhe respektuar Ardianin, është vepra që ai na ka lënë pas dhe kujtimi i pashlyeshëm i një personaliteti të jetës kulturore dhe qytetare shqiptare që dha aq shumë, duke marrë aq pak.
DELINA FICO: E kam dashur gjithnjë Ardjanin. Për buzëqeshjen pak mistrece që mund të shndërrohej me shumë dëshirë në një të qeshur me zë të lartë. Për faktin që përmes tij kam njohur poezitë e mrekullueshme të Martin Camajt. Për përkushtimin e tij të vërtetë për çështje shoqërore përparimtare, të cilat, në këtë Shqipërinë tonë të lodhur nga mungesa e ideve dhe të marrosur pas pushtetit e parasë, nuk kanë shumë dashamirës dhe, aq më pak, njerëz që të mos i lënë pas dore. Do të më mungojnë gjatë shkrimet e tij të sofistikuara, ftesat për tju bashkuar një proteste qyetare për të mbrojtur dinjitetin e njeriut apo mjedisin, madje edhe sensi i tij ironik. Për mua, Ardjani ka qenë në mënyrë të qartë e të vazhdueshme një ndër të paktët intelektualë publikë që përçonte në këtë mjedisin tonë shpesh mediokër e pa dritë, copëza të mendësisë e kulturës më të mirë përparimtare europiane. Ndonëse nuk kam qënë në rrethin e miqve të tij të ngushtë, ndihem me faj që nuk munda të kontribuoj sado pak që ai të mos ndihej i vetëm në betejat e brendshme dhe të jashtme që ia harxhuan deri në ekstrem dëshirën për të qënë më gjatë me ne. Uroj që dikur diku të prehesh i qetë, mik!
MERO BAZE: Lasgush Poradeci mbahet mend për një dialog shterues për fajin e shoqërisë ndaj intelektualëve. Në pikun e përndjekjes së intelektualëve, ai ju drejtua një prej atyre që nuk ishte as vrasës dhe as viktimë duk e shkundur nga supet Po i vrasim intelektualët tha. Ja dje e vramë dhe një, unë dhe ti. Bashkëbiseduesi e qetësoi duke i thënë se ata të dy nuk kishin faj, por poeti që drithërimat e shpirtit nuk i merrte nga pushteti por nga limfa e shoqërisë, këmbënguli duke thënë se ata të dy ishin vrasësit, pasi ata po i linin të vriteshin. Ky pasazh që shndrin në biografinë e poetit ëndërrimtar që u shua i izoluar dhe pa shpresë, më shoqëroi në mëngjesin e parë pa Danin. Adrian Klosi nuk ishte një ëndërrimtar që dëshpërohej lehtë dhe as një intelektual që përkulej kollaj. Ai pati fuqinë të ishte në shumë momente të historisë në anën e duhur. Mes studentëve të Dhjetorit në vitin 1990, përballë dhunës dhe deformimeve të demokracisë deri në vitin 1997, i papajtueshëm me meskinitetet e politikës klinteliste nën pushtetin e socialistëve dhe së fundmi i lirë në universin tij prej botuesi, përkthyesi dhe intelektuali të angazhuar. Për shoqëri si kjo e jona, intelektual të tillë, prodhojnë një sistem vlerash unike që nuk i ngjan as vlerave që prodhon politika dhe institucionet dhe as pseudovlerave që krijojnë elitat e pushteteve. Mendje të tilla të hapura si Adriani, vlejnë për të thyer dilema të mëdha të shoqërisë, për të zgjedhur mes parimores dhe personales, mes klientelizmit dhe konkurrencës, mes qytetarisë dhe primitivizmit, mes fines dhe vulgaritetit dhe mes kulturës e injorancës. Fuqia e një shoqërie për të bashkëjetuar me vlera të tilla, është fat për shoqërinë, ashtu sikundër pafuqia për tua bërë jetën të lehtë intelektualëve të tillë, është një dështim i të gjithë të gjallëve. Adrian Klosi iku jo për të na bërë doemos fajtor, por së paku për të thënë se po ikën pa na patur ndonjë borxh. Edhe pse jeta e tij ishte e mbushur me vepra të rëndësishme dhe beteja plot kuptim, vendimin më të rëndë të jetës së vet dhe më të pakuptimtin në dukje, ai e mori duke ia përcaktuar vetë fundin jetës. Si për të na e hequr mundësinë ta gjykojmë atë dhe për të na bërë ti bëjmë një gjyq vetes sonë.
BATON HAXHIU: Ndonjëherë duhet te vdesesh per ta parandaluar vdekjen. Kjo i shkon per bukuri emrit, vepres dhe jetes se Ardian Klosit. Pasi ben gjithcka njeriu ne jete, nese guxoj ta them, dhe mbetet i pafuqishem ne mencurine e tij, atehere nuk mund ti duroje te dyja rolet: Edhe te intelektualit qe deshiron ta ndryshoje vendin dhe jeten e te tjereve, edhe të atij që duron shkaterrimin ne te njejten kohe. Nuk mund te durosh njerezit qe jetojne ne te njejten kohe edhe me shkaterrimin edhe me heshtjen pse dicka po shkaterrohet. Personalisht, kur jam shpallur pa dashje i vdekur, do deshiroja te mos i njihja dhe takoja shume nga njerezit dhe situatat, pasi jam dal i gjalle ne boten ku tash jetoj. Aty, prej andej, e sheh boten e vertete hipokrite. Qe kur te vdesesh te duan te vdekur, dhe sapo shpallesh i gjalle te urrejne per vdekje. Dikush mund te pyes se cfare kuptimi ka nje shkrim dhe disa fjale per nje te vdekur. Ai nuk degjon fjalet qe i thuhen. Cfare kuptimi ka te shkruhet nga te gjallet per nje te vdekur – ne kete rast per Klosin. Arsyeja per te shkruar per Ardian Klosin nuk eshte vdekja e tij. As guximi i tij per te “denuar” veten e tij me ikje në boten e pertejme. Eshte momenti per te shkruar per nje te vdekur qe ti kujtojme te gjallet qe jetojne si ai dhe shkruajne dhe mendojne si ai. Qe kane vizionin e tij per nje bote qe ai e perfytyronte ne shkrimet e tij. E kam kuptuar se vetem kur vdes njeriu – dhe i le shkronjat, i le mendimet – ato fillojne te behen te fuqishme. Kur jeton si i gjalle me shkrimet e tija te forta dhe kritikuese, nuk i behet askujt vone qe te vertetat e tij te poshterohen dhe mosperfillen duke perfshire edhe personin vet. Thjeshte nuk te duan nese nuk je brenda llojit. Kush ka jetuar me menyren e Klosit, ka pranuar pergjegjesine per te krijuar dhe mbajtur nje strehe te nje pjese te botes shqiptare, ku mund te lulezoj arsyeja krijuese. Kjo do te thote te shpetosh faren e nje bime nga rrebeshet e stuhishme, nga balta e permbytjeve dhe per ta vene anash ne nje fidanishte ku jetes i jepet kuptim. Dhe kjo i drejtohet jo vetem atij qe ka vdekur por edhe te gjalleve qe i drejtohen te ardhmes. Ne duhet te mbjellim te gjitha ato qe ka shkruar Klosi, ti interpretojme, ti shumezojme, ti rrisim dhe ti fusim ne mesin e origjines kulturore ku ai ka lulezuar dhe ka vdekur duke i lene ato ne boten e nje germadhe kulturore. Tashme kur ai ka vdekur, kjo fare e krijuar nga ai, duhet te rimbillet dhe te kryej nje cikel te ri lulezimi dhe krijimtarie ne mesin e te gjalleve. Ne duhet te synojme qe veprat e Klosit te sigurohen edhe per vazhdimesine e llojit, sepse nuk mund te flasim per shpirtin e tij dhe kuptimin e vepres qe ai ka lene pa e rinovuar dhe kujtesen dhe kulturen e t