Stjuardesat në Tiranë
Stjuardesat e shkrimtarit zviceran Marc Camoletti shfaqet sonte dhe nesër në Teatrin Kombëtar të Komedisë, ora 19:00. Raportet liberale në lidhjet dashurore, është fokus të komedisë së Camolettit. Benardi, një arkitekt i fejuar njëkohësisht me tri stjuardesa, e fut veten në situata që parashikojnë fundin e lirisë së tij seksuale. Fund i tij vjen në momentin që avioni Boing sjell ndryshimin e orareve të fluturimit. Në këtë moment atij i vijnë në ndihmë miku dhe shërbyesja e tij besnike.
Komedia, prodhim i ri i Teatrit Aleksandër Moisiu të Durrësit vihet në skenë nga regjisorja Driada Dervishi. Luajnë: Xhejni Fama, Eralda Çaushi, Ardiana Tolka, Andia Xhunga, Sanije Hoti dhe Besmir Bitraku.