Në pikë, në maje, në dhimbje
Fituesja e çmimit Oskar si “Aktorja më e mirë”, Natalie Portman sjell rolin e Ninës, një balerinë shumë ambicioze, ëndrra profesionale e së cilës kthehet në një makth psikologjik.
E përzgjedhur mes shumë rivalesh për të luajtur rolin kryesor në baletin “Liqeni i Mjellmave”, Nina është e gatshme “të humbasë” çdo gjë për të realizuar në mënyrë perfekte rolin e saj të dyfishtë: Mjellmën e bardhë dhe Mjellmën e zezë...
Ky është tregimi që përcillet me një çmenduri dhe dinakëri, përderisa vija e tregimit e një balerine paraqet dëshirën e saj, ëndrrën që përcillet me pika të ndryshme muzikore për të arritur në majën e karrierës, por kjo gjë është më shumë se një dhimbje.
Nina është edhe e bukur, ajo di të vallëzojë bukur, di të rri bukur në majat e gishtërinjve. Për këtë është edhe baleti. Me sakrificë mund të arrini çdo gjë, madje nuk duhet të dorëzoheni edhe atëherë kur i thyeni gishtërinjtë. Këtë e ka bërë edhe regjisori i filmit Aronofsky, i cili ka punuar shumë që Nina të jetë një vajzë e cila arrin me çdo kusht të realizojë rolin e saj, rolin e mjellmës bardh e zi.
Ndoshta Aronofsky është i lumtur që e sheh këtë. Suksesi i tij është edhe sukses i aktores që ia arrin me karakter ta merr çmimin Oskar.
Por, për ta parë tërë këtë rrugë të kësaj mjellme, e cila luhet nga aktorja Natalie Portman, atëherë atë mund ta bëni nëse e bëni një abonim prej një eurosh në DigiGold. Filmi “Black Swan” mund të shikohet nga personat mbi moshën 17 vjeç.
BLACK SWAN
Regjia: Darren Aronofsky; skenari: Mark Heyman, Andrés Heinz dhe John McLaughlin, bazuar n[ tregimin e Mr. Heinz; regjia: Mattheë Libatique; montazha: Andreë Weisblum; muzika: Clint Mansell; koreografia e baletit: Benjamin Millepied; dizajner: Thérèse DePrez; kostumet: Amy Westcott, kostumet e baletit: Kate dhe Laura Mulleavy; producentë: Arnold W. Messer, Brian Oliverdhe Scott Franklin; distributor: Fox Searchlight Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë 50 minuta.
Aktorë: Natalie Portman (Nina Sayers/the Swan Queen), Vincent Cassel (Thomas Leroy/the Gentleman), Mila Kunis (Lily/the Black Swan), Barbara Hershey (Erica Sayers/the Queen) dhe Winona Ryder (Beth Macintyre/the Dying Swan).