E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ziegler huazohet në Fenerbahçe

Nga Express më 03 shtator 2011 në ora 14:01

Reto Ziegler është futbollist i ri i Fenerbahçes. Mbrojtësi i majtë zviceran i është bashkuar klubit turk në marrëveshje huazimi për një vit nga Juventus.

Ziegler i cili erdhi në Juventus vetëm dy muaj më parë si futbollist i lirë nga Sampdoria nuk zinte vend në planet e trajnerit Antonio Conte dhe Bianconerët kanë vendosur ta huazojnë te Fenerbahçe.

“Juventus njofton se Reto Ziegler është transferuar në Fenerbahçe. Zvicerani kalon në klubin turk në formë huazimi njëvjeçar për 600 mijë euro” thuhej në komunikatën e Juventusit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›