Rruga e dashurisë ka plot gënjeshtra
S’thonë kot, një gënjeshtër sjell një tjetër dhe shumë shpejt në “planin” e tij përfshihen edhe dy fëmijë, duke filluar kështu një ngatërresë që nuk dihet se si do të përfundojë.
Kështu mund të fillojmë të tregojmë për filmin në të cilin do të mund të qeshim, por edhe të mësojmë se ndonjëherë njeriu gënjen për dashuri.
“Just Go With It” është një film që paraqet në një mënyrë një rol interesant të aktorëve Adam Sandler dhe Jennifer Aniston, të cilët takohen në Hawaii, për të bërë pikërisht atje njërën prej komedive që nga kritikët amerikanë cilësohet si komedia më e mirë e ardhur në sezonin e dimrit.
Ne kemi qenë dëshmitarë të filmave interesantë siç ishin “Grown Ups” apo “The Bounty Hunter”, por kur kemi edhe Aniston në rol kryesor, atëherë gjërat shkojnë ndryshe.
Sandler luan Danny Macabee, një pasanik, mjek i operacioneve plastike në Los Angeles, i cili është një zëmërthyes i femrave, por tani është i fejuar. Danny ka një unazë të martesës, por gjërat do të ndryshojnë kur ai të takohet me Katherine (Jennifer Aniston), të cilën e punëson si recepsioniste. Ai nuk do të mendojë shumë për lidhjen e tij me Palmer (Brooklyn Decker). E për ta zënë Katherine, ai duhet të gënjejë.
Katherine kështu duhet të zbulojë komplikimin e lidhjes së doktorit me ish të dashurën e tij, por edhe këtu do të hasë në vështirësi. Me një fjalë, ky është një film që në vete ngërthen edhe të ashtuquajturën politikë seksuale, ku një politikan përpos gruas është i interesuar që në zyrat e tij të ketë plot sekretare të bukura. Një film që na i kujton pak a shumë vitet e 50’, ku gjeneroziteti femëror ndërthuret edhe me karrierë. E këtë rol kush më mirë nuk mund ta luajë sesa Aniston.
Aq më tepër kur dihet se femrat janë të dhëna që me profesionin e tyre të fitojnë sa më shumë para, të ngrihen në karrierë, t’i përballojnë edhe lidhjet vetëm e vetëm që ato të ecin sa më përpara. Kjo është me pak fjalë edhe fabula e filmit “Just Go With It”, që në Kosovë do të mund ta ndjekin të gjithë abonentët e IPKO-s duke u abonuar në kanalin DigiGold.
JUST GO WITH IT
Regjia: Dennis Dugan; skenari: Allan Loeb dhe Timothy Dowling, bazuar në skenarin e “Cactus Flower”, të shkruar nga I. A. L. Diamond dhe që është shfaqur në shfaqjen franceze të Abe Burroës me titull “Barillet and Gredy”; drejtor i fotografisë: Theo Van de Sande; montazha: muzika: Rupert Gregson-Williams; dizajner: Perry Andelin Blake; kostumet: Ellen Lutter; producentë: Adam Sandler, Jack Giarraputo dhe Heather Parry; Distributor: Columbia Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë 50 minuta.
Aktorë: Adam Sandler (Danny), Jennifer Aniston (Katherine), Nick Swardson (Eddie), Brooklyn Decker (Palmer), Dave Mattheës (Ian Maxtone Jones), Bailee Madison (Maggie), Kevin Nealon (Adon), Griffin Gluck (Michael) dhe Nicole Kidman (Devlin Adams).