E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne polici djali i ish-ministrit

TIRANE - Shoqerohet ne polici per me shume se dy ore, Ermal Memushi, djali i ish-ministrit te Arsimit deri ne vitin 2005, Luan Memushi. Ngjarja ka ndodhur diten e shtune, kur 23-vjecari ka qene duke udhetuar me nje makine tip "BMV -X5", me targa L, kur i eshte kerkuar nga uniformat blu te Komisariatit numer 2, qe te ndalet. Mos bindja ndaj urdhrit te policise, ka bere qe keta te fundit te shoqerojne ne ambientet e komisariatit djalin e ish-ministrit, qe vazhdon shkollen per mjekesi. Lajmi eshte bere i ditur per gazeten nga burime te policise se kryeqytetit, te cilat saktesuan se, pas shoqerimit ndaj te riut, nuk eshte ngritur ndonje akuze, por thjesht eshte keshilluar. Sipas te njejtave burime, eshte dashur nderhyrja e ish-deputetit Memushi, qe djali i tij te lihej i lire, se bashku me nje shok te tijin.

Ermal Memushi, ka qene duke udhetuar me makinen e tij, ne zonen e ish-bllokut, kur i eshte kerkuar nga nje patrulle policie qe te ndaloje, makinen te llojit "BMV-X5". Sipas te dhenave ai ka qene duke qarkulluar ne Tirane te re, oret e para te dites, dhe i eshte kerkuar qe te ndaloje. Por ai nuk i eshte bindur urdhrit te dhene. Kjo ka sjelle qe efektivet e Komisariatit numer 2, ta ndalojne ne postbllok 23-vjecarin dhe me pas te verifikojne dokumentet e makines qe po udhetonte ai. Ne minutat e para sipas burimeve te policise, studenti i mjekesise ka kundershtuar patrullen, por me pas eshte pajtuar me vendimin e marre nga ato. Ai se bashku me nje mik te tij eshte shoqeruar per ne komisariatin numer 2, ku jane vere verifikimet e rastit.

Pasi jane bere verifikimet e rastit te 23-vjecarit eshte dashur nderhyrja e ish-ministrit te Arsimit Luan Memushi, qe djali i tij te lirohej se bashku me personin tjeter qe ndodhej ne makine me te. Personi tjeter qe ka qene ne makine sipas te dhenave ka qene efektiv i Policise se Tiranes. Ermal Memushi, ka shpetuar pa asnje mase disiplinore apo denoncim nga ana e uniformave blu, te cilet e kane keshilluar qe here tjeter te ndaloje pas thirrjeve te policise. Ermal Memushi eshte djali i ish-ministrit te Arsimit ne qeverine "Nano", deri ne vitin 2005. Ai eshte student ne vitin e 5-te te Fakultetit te Mjekesise ne Tirane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›