E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafik klandestinesh, shtate vihen ne pranga

DURRES - Pese emigrante klandestine u ndaluan mbreme ne portin e Durresit, ndersa tentonin te imbarkoheshin ne nje nga tragetet e linjes Durres-Bari. Ne pranga perfunduan Ermal Zeneli, Fatmir Neziri, Edison Ruka, Indrit Ishulli, Xhelal Ruci, shoferi i kamionit Sajmir Zenelaj, dhe pronari i firmes transportuese Fatlum Muralla. Klandestinet u gjeten gjate kontrollit te nje kamioni mobilesh me targa Tr 0828 J rreth ores 18 e 30 minuta. Zbulimi i policise kufitare erdhi ne momentin kur traileri brenda te cilit ndodheshin klandestinet po kalonte ne territorin doganor. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit thane mbreme se nga hetimet paraprake ka rezultuar se pronari i firmes transportuese te mobileve kishte organizuar trafikun kundrejt nje shume parash. Policia po heton ne lidhje me ngjarjen, ndersa shtate personat jane shoqeruar ne komisariatin e Portit, ku aktualisht po merren ne pyetje. Sipas burimeve policore, traileri kishte mberritur ne Durres pas nje kontrolli te ushtruar ne Doganen e Tiranes, ku edhe ishte vulosur. Nderkohe mesohet se klandestinet ishin pergatitur per udhetimin e gjate, duke marre me vete ushqime.

Te arrestuarit ishin pergatitur me se miri per udhetimin e tyre. Me vete ata kishin marre ushqime e pije te ngrohta e te ftohta. Policia po punon per zbardhjen e plote te ngjarjes si identifikimin e personave te tjere qe jane te perfshire ne kete rrjet trafikimi klandestinesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›