E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakron prinderit e ish-gruas

Fier- Nuk i dhane femijet qe t'i merrte ne shtepi pas divorcit, keqtrajton vjehrrin dhe vjehrren. Ziver Veizi, 40-vjec, akuzohet per ushtrim dhune ndaj dy te moshuarve, ndersa eshte kapur pas denoncimit te bere ne policine e Fierit. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne Levan, ndersa agresori ishte banues ne Kardhiq te Gjirokastres. Disa vjet me pare Veizi ishte ndare nga gruaja e tij dhe nga kurorezimi kishin sjelle ne jete dy femije. Gjykata i kishte dhene te drejte nenes per kujdesin ndaj te miturve, nderkohe qe 40-vjecari kishte kerkuar qe te merrte per disa dite femijet ne shtepine e tij. Ish bashkeshortja nuk eshte ndodhur ne shtepine e prinderve te saj ne ato momente, kurse prinderit refuzuan qe t'i jepnin ish dhendrit femijet.

Burime zyrtare te policise njoftuan dje se moren nje denoncim nga te moshuarit me iniciale K. Rr dhe A. Rr, banues ne Levan per ushtrim dhune nga ish dhendri i tyre. Ne trup e fytyre kane patur fraktura, nderkohe qe raportuan edhe demtimin e orendive te shtepise ne shenje hakmarrje per refuzimin qe i bene per t'i dhene femijet. Vetem pak ore pas denoncimit uniformat blu bene shoqerimin dhe me pas ndalimin e 40-vjecarit Ziver Veizi, i cili ishte larguar drejt Gjirokastres pas ngjarjes. "Ne nuk ishim dakord qe ai t'i merrte pa lejen e vajzes qe nuk gjendej ne shtepi dhe i thame qe te priste deri kur ajo te kthehej. Ne shenje hakmarrje ai na ka goditur me grushte e shkelma dhe hyri brenda duke na kthyer permbys orendite", deshmuan ne komisariatin e Fierit dy te moshuarit 65 dhe 60 vjec.

Mesohet se Veizi ka qene i martuar me A. Rr., 35-vjece dhe nga martesa ka dy femije te mitur. Pas disa vitesh martese cifti eshte divorcuar edhe me vendim te gjykates, nderkohe qe kjo e fundit kujdestarine e femijeve ia kishte lene bashkeshortes. Pasi kishin kaluar disa muaj 40 vjecari Veizi eshte nisur nga Kardhiqi i Gjirokastres per te mberritur ne fshatin Levan te Fierit, ku ka dashur qe te takoje femijet dhe t'i marre per nje shetitje dhe t'i mbante ne shtepi per disa dite. Por ish-gruaja e tij nuk gjendej ne banese dhe ne kete menyre cifti i te moshuarve u eshte pergjigjur qe te priste. I pakenaqur nga pergjigjja de refuzimi, Veizi i ka goditur dhe shkaterruar orendite. Gjate marrjes ne pyetje 40-vjecari ka mohuar ngjarjen, duke e quajtur nje sajese per ta mbajtur larg dy femijeve te tij te mitur. Pritet qe i dyshuari per plagosje te lehte te dale para gjykates per mase sigurie.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›