Në prag të anëtarësimit në NATO, PS kërcënon me bojkot parlamentar

Valentina Leskaj, asnjë fjalë falënderimi, s’fshehu parashikimin prej kasandre se NATO do të pendohet
Miratimi i paketës ligjore të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, dje nga parlamentarët shqiptarë, ndërsa lexohet si akti final zyrtar i pjesës shqiptare për të hyrë në këtë Aleancë, ka rikthyer në vëmendje xhelozinë e opozitës. Këtë xhelozi, opozita, nëpërmjet kryetares së Grupit Parlamentar të PS-së, e shprehu sipas mënyrës së vetë në mpërmjet Kryetares së Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, jo vetëm duke mos thënë as një fjalë të mirë për procesin, por edhe duke “kursyer” përshëndetjet e falënderimet e rastit. Në të kundërt të kësaj, Valetina Leskaj, nuk kurseu merkaun se mos ky anëtarësim përdoret në fushatën elektorale nga ana e PD-ës, ndërsa nuk la pa shprehur, sipas mënyrës së saj, dëshirën në sirtar të opozitës, për atë që NATO do të pendohet pse po pranon Shqipërinë në gjirin e saj.
Paralelisht kësaj dëshire ët fshehur, socialistët nuk kanë kursyer as dje tonet kërcënuese në seancën plenare kur Kuvendi miratoi në mënyrë unanime traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO në samitin jubilar të 4 prillit të ardhshëm. Edhe pse e vlerësoi anëtarësimin si një moment të madh historik dhe si një “kontribut i përbashkët, i gjithë shoqërisë shqiptare i mbështetjes së partnerëve tanë ndërkombëtarë”, kryetarja e grupit Kuvendor të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj iu rikthyer çështjes së standardeve zgjedhore dhe procesit të pajisjes së shqiptarëve më kartat e reja të identitetit, duke lënë të nënkuptohet se selia rozë do të shkojë deri në bojkotin e parlamentit në rast se nuk ka shpjegime dhe reagim mbi kërkesat e saj mbi këtë proces.
Sipas saj zgjedhjet e ardhshme të 28 qershorit, që vijnë menjëherë pas Samitit të Strasburgut, janë prova e parë e seriozitetit. Leskaj bëri ndërkaq më dije se duke filluar nga e hëna e ardhshme, mazhoranca duhet të përballet me kërkesën e opozitës për letërnjoftimet, në rast të kundërt opozita do të përshkallëzojë kundërshtinë e saj. Siaps saj zgjedhjet nuk janë e vetmja sfidë, pasi sfida ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, sundimi i ligjit, raportet me institucionet e pavarura mbeten sfidat afatgjata të klasës politike shqiptare.
...