Ne prag te mijevjecarit te ri

Pikerisht si cdo agim dhe cdo pranvere qe vjen simbolizon nje fillim dhe shprese te re edhe nje shekull dhe mijevjecar i ri shprehin te njejten gje. Ne kete kontekst brenda ingranazheve te kohes mbi te cilat ne nuk kemi kontroll njerezimi ka kerkuar gjithmone nje shkendije te re te jetes nje ere te fresket si flladi i agimit dhe ka shpresuar dhe deshiruar te hedhe nje hap ne drite duke lene pas erresiren sikur te ishte duke kapercyer nje prag.
Te gjitha ndjenjat negative mund te jene transformuar ne burime te se mires permes perpjekjeve dhe edukimit. Ne kete menyre njeriu arrin nivelin e me te lartit nder krijesat duke udhetuar ne rrugen e transformimit nga nje krijese njerezore potenciale ne nje krijese njerezore te vertete dhe te persosur ne simbolin modelin dhe perfaqesuesin personal me te mire te krijimit dhe ekzistences.
Ne gjithmone vjelim frytet e veprave tona. Ne periudhen e pare te historise se tij njerezimi jetoi ne lumturi si nje shoqeri e bashkuar anetaret e se ciles ndanin gezimet dhe hidherimet e tyre. Por pastaj ata lidhen gryket dhe kembet e tyre me nje zinxhir te ndryshkur te formuar me vargonjte e shtypjes. Ky ishte rezultat i xhelozise makuterise dhe lakmise per te drejtat dhe pasurine e te tjereve. Pasoja ishte vrasja e Abelit nga Kaini. Si rrjedhim njerezimi hyri shkalle-shkalle ne udhen e percarjes. Pavaresisht se mijevjecaret rrjedhin njeri pas tjetrit ashtu si ditet stinet dhe vitet ky cikel vazhdon akoma.
Mijevjecari i dyte
Mijevjecari i dyte filloi me kryqezatat dhe pastaj me invazionin mongol ne boten islame qe ne ate kohe ishte zemra e botes dhe historise. Pavaresisht nga lufterat dhe shkaterrimet pavaresisht nga krimet e kryera nganjehere ne emer te fese dhe nganjehere ne emer te epersise ekonomike politike dhe ushtarake ky mijevjecar shihet si kulmi i qyteterimit oriental nje qyteterim i bazuar ne vlerat shpirterore metafizike universale dhe te perjetshme ndersa qyteterimi perendimor bazohet ne shkencat fizike. Shume zbulime gjeografike dhe shkencore ndodhen gjate ketij mijevjecari.
Megjithate qyteterimi oriental dhe perendimor ekzistonin te ndare nga njeri-tjetri. Kjo ndarje qe nuk duhej te kishte ndodhur ishte bazuar ne faktin qe i pari distancohej nga perpjekjet e inteligjences dhe shkences ndersa i dyti distancohej nga besimi metafizika dhe vlerat e perjetshme dhe te pandryshueshme. Si rrjedhim shekujt e fundit te mijevjecarit te dyte deshmuan katastrofa qe per ne jane te veshtira per tu kuptuar. Per shkak te rritjes se arrogances dhe egoizmit njerezor te nxitur nga aftesite e tij popujt do te perjetonin kolonializmin masakrat e egra revolucionet qe flijuan miliona jete njerezore gjakderdhjet e paimagjinueshme dhe lufterat shkaterrimtare diskriminimin racial padrejtesite e pafundme shoqerore dhe ekonomike dhe perdet e hekurta ndertuar nga regjimet qe me ideologjine dhe filozofine e tyre kerkonin te mohonin esencen lirine vleren dhe nderin e natyres njerezore. Gjithcka permendem me siper dhe po ashtu disa shenja nga Bibla jane arsyet e frikes qe ka pushtuar Perendimin qe bota perseri do te permbytet nga lumenjte e gjakut dhe shkaterrimet. Ata jane plotesisht pesimiste dhe te shqetesuar per faktin se si do te rrjedhe ky mijevjecar i ri.
Shpresat tona
Mjetet moderne te komunikimit dhe te transportit e kane transformuar boten ne nje fshat te madh global. Keshtu ata qe besojne dhe qendrojne te kufizuar ne pikepamjen qe cdo ndryshim radikal ne nje vend percaktohet per shkak te situatave te brendshme dhe jo nga influencat jashte tij jane jashte realitetit te sotem. Kjo eshte koha e marredhenieve interaktive. Kombet dhe popujt jane me shume ne nevoje dhe kushtezohen nga njeri-tjetri nje situate qe shkakton afersi ne marredheniet e ndersjella.
Ky rrjet i marredhenieve qe ka lene pas periudhen e shemtuar te kolonializmit dhe ekziston ne baze te interesit te ndersjelle siguron perfitime edhe per pjesen e prapambetur. Pervec kesaj ne saje te perparimit te teknologjise vecanerisht asaj elektronike dixhitale grumbullimi dhe shkembimi i informacionit gradualisht po vjen duke u rritur. Si rezultat individet dalin ne balle duke e bere te pashmangshem zevendesimin e regjimeve shtypese me qeverite demokratike qe respektojne te drejtat e njeriut.
Ashtu sic cdo njeri ndryshe nga kafshet simbolizon te gjithe njerezimin te drejtat e individit nuk mund te jene sakrifikuar per shoqerine dhe te drejtat shoqerore duhet te jene te kushtezuara nga te drejtat e individit. Kjo eshte arsyeja pse te drejtat dhe lirite themelore njerezore qe gjenden ne fete e reveluara ishin marre ne bordin e nje Perendimi te sfilitur nga lufta. Ketyre te drejtave u eshte dhene perparesi ne te gjitha marredheniet. E drejta e pare eshte ajo per jeten e cila eshte dhene nga Zoti dhe mund te merret vetem prej Tij. Per te nxjerre ne pah rendesine e kesaj te drejte ne Islam ka nje parim themelor ne Kuran ...Kush vret nje njeri pa te drejte atehere krimi i tij eshte si te kishte vrare te gjithe njerezit. E kush e shpeton nje njerieshte si te kishte shpetuar te gjithe njerezit... Maide 32
Te drejta te tjera jane liria e fese dhe e besimit liria e mendimit dhe e shprehjes e drejta e pasurise dhe shenjteria e familjes e drejta per tu martuar dhe per te pasur femije per te komunikuar dhe udhetuar dhe e drejta e arsimimit te lire. Parimet e jurisprudences islame jane bazuar ne keto dhe ne te drejta te tjera te cilat tani te gjitha jane pranuar nga sistemet e ligjshme moderne te tilla si mbrojtja e jetes fese pasurise riprodhimit intelektit si edhe kuptimi thelbesor i barazise se popujve qe eshte bazuar ne faktin qe te gjithe popujt jane krijesa njerezore dhe prandaj nuk pranohet diskriminimi per shkak te races ngjyres dhe gjuhes. Te gjitha keto do te jene - dhe duhet te jene - bazat e domosdoshme te mijevjecarit te ri.
Une shpresoj dhe besoj qe bota e mijevjecarit te ri do te jete lumturisjellese do te jete me e drejte dhe me e meshirshme ne kundershtim me friken e disa popujve. Islami Krishterimi dhe Hebraizmi rrjedhin te gjitha nga e njejta rrenje te gjitha kane ne menyre thelbesore te njejten baze besimi dhe jane ushqyer nga i njejti burim. Megjithese ata kane jetuar si fe rivale per shekuj me radhe pikat e perbashketa dhe ndarja e pergjegjesive per te ndertuar nje bote te lumtur per te gjithe krijesat e Zotit e ben te nevojshem dialogun nderfetar mes tyre. Ky dialog tani eshte shpalosur per te perfshire edhe fete aziatike dhe te zonave te tjera. Rezultatet jane pozitive.
Sic u theksua me siper ky dialog do te zhvillohet si nje proces i nevojshem dhe ndjekesit e te gjitha feve do te gjejne rruget per tu bere te afert dhe per te ndihmuar njeri-tjetrin.
Brezat e shkuar deshmojne nje perleshje te ashper qe kurre nuk duhet te zere vend shkenca kunder fese. Ky konflikt qe i jep krah ateizmit dhe materializmit ka ndikuar me shume se ne cdo fe tjeter te Krishterimi. Shkenca nuk mund te kundershtoje fene qellimi i saj eshte te kuptoje natyren dhe njerezimin qe jane secili nje kompozim i manifestimeve te Atributeve te Zotit te vullnetit dhe fuqise. Feja e ka burimin e saj ne Atributin Hyjnor te shprehjes te manifestuar ne rrjedhen e historise njerezore ne shkrimet e shenjta sic jane Kurani ungjijte Dhiata e Vjeter dhe e Re dhe te tjera qe kane qene reveluar nga profetet e vertete duke filluar nga Ademi. Fale perpjekjeve te studiuesve dhe teologeve te krishtere dhe myslimane duket qe konflikti midis fese dhe shkences qe ka vazhduar per pak shekuj do te vije ne nje fund ose me e pakta absurditeti i tij do te jete me ne fund i pranuar.
Fundi i ketij konflikti dhe nje forme e re e edukimit qe i bashkengjit njohurite fetare dhe shkencore me moralitetin dhe spiritualitetin do te krijoje njerez vertet pa paragjykime me zemrat e ndricuara nga shkencat fetare dhe spiritualiteti me mendjet e ndricuara nga shkencat pozitiviste te karakterizuar nga te gjitha llojet e meritave njerezore dhe vlerat morale kompetente per kushtet social-ekonomike dhe politike te kohes se tyre. Bota jone e vjeter do te perjetoje nje pranvere te cuditshme perpara vdekjes se saj. Kjo pranvere do te shohe hendekun e ngushtuar midis te pasurve dhe te varferve pasurite e botes do te shperndahen me me drejtesi ne perputhje me punen kapitalin dhe nevojat nuk do te kete diskriminim te bazuar ne racen ngjyren gjuhen dhe botekuptimin lirite dhe te drejtat themelore njerezore do te jene te mbrojtura. Individet do te dalin ne krye dhe duke mesuar se si te shfrytezojne mundesite e tyre do te fluturojne ne udhen per tu bere krijesa njerezore me e lartesuar me krahet e dashurise dijeve dhe besimit.
Ne kete pranvere te re kur progresi shkencor dhe teknologjik eshte marre ne konsiderate njerezit do te kuptojne qe nivelet e sotme te shkences dhe te teknologjise i ngjasojne stadit te jetes se nje foshnje qe eshte mesuar te ece kembadoras. Njerezit do te organizojne udhetime ne hapesire thjesht sikur te ishin duke shkuar ne nje vend tjeter. Udhetaret ne rrugen e Zotit te devotshmit e dashurise qe nuk kane kohe per armiqesi do te mbajne brenda shpirtit te tyre frymezimin per botet e tjera.
Po kjo pranvere do te lulezoje ne themelet e dashurise dhembshurise meshires dialogut pranimit te te tjereve respektit te ndersjellet drejtesise dhe te drejtave. Ajo do te jete koha kur njerezimi do te zbuloje esencen e tij te vertete. Miresia dhe miresjellja drejtesia dhe virtyti do te formojne bazen esenciale te botes. Nuk ka rendesi se cfare ndodh bota do te vije heret ose vone ne kete udhe dhe asnje nuk mund ta ndaloje kete. Ne lutemi qe Meshira e Pafundme nuk do ti lere shpresat dhe pritjet tona pa pergjigje