Zgjedhjet eterit me pushke bijte pa vote me demon-strata

Te gjithe ne Shqiperi dheun ame dhe hapesirat shqipfolese ne rajon e me gjere ne Evrope dhe Amerike ne diaspore dhe emigracion mbajten frymen mbeten shtangur kur lidershipi i opozites ne unison me perbetuesit e tjere opozitare zemerake dhe vetanake pa elektorat kreu i PS-se Rama pa iu dridhur qerpiku kercenoi e kercenon me gishtat dhe gjuhen e gjate se do ta ktheje 8 majin 2011 diten e zgjedhjeve administrative lokale ne dite votimi me demon-strate ne lufte per jete a vdekje per te cliruar vendin Shqiperine e lire demokratike anetare ne NATO dhe KiE nga regjimi i Berishes shqiptar e patriot gjysh stergjyshi moshatar me diellin dhe henen lider i zhvillimeve demokratike dhe kreu i mazhorances qeverisese. Ne nje kohe kur lideri i se djathtes kreu i PD-se Kryeministri Berisha ben thirrje per qetesi mirekuptim dhe harmoni mes shqiptareve pavaresisht perkatesive partiake votim te lire demokratik civil dhe qytetar sipas bindjeve politike fton me seriozitet organizmat euroatlantike per te monitoruar zgjedhjet lidershipi i se majtes Rama ben te kunderten mobilizon falangat demon-struese te ngrene stuhi bomba Molotov gure e hunj mbi institucionet e shtetit braktis komisionet zgjedhore kushtetuese deri KQZ vonon gjithcka per te sabotuar me cdo kusht afatin ligjor zgjedhor shkruan dacibao mbushur me monstruozitete dhe shpifje skandaloze drejtuar perfaqesive diplomatike duke perfolur e shpifur per te deligjitimuar procesin delikat te votimeve me qellim qe te kete neser cengelin ku te vare alibine per humbjen e turpshme qe e pret. Lidershipi i opozites se acaruar anatemon sulmon dhe fyen me arrogance provinciale te tipit komunist alla PPSH diplomatet e huaj per faktin e thjeshte se qendrojne asnjanes dhe pohojne te verteten ne emer te kancelarive perendimore shkurt krijon klime antagoniste me gjuhe vrastare me voten plumb ne balle per vellezerit e gjuhes truallit dhe gjakut shqiptar per te shkuar ne zgjedhjet normale e te zakonshme te qeverisjes vendore si ne duele bajlozesh ne kryengritje apokaliptike permbysje revolucionare ku mbi germadhat e se vjetres demokracise se re dhe te brishte shqiptare qe mbeshtet fuqishem dhe partneritet te plote nga te gjitha institucionet dhe kancelarite prestigjioze demokratike perendimore cka perben dhe xhelozine acarimin dhe urrejtjen bizantine te opozites se perbashkuar dhe perbetuar udhehequr nga Rama te ngreje socializmin ngadhenjimtar te eterve diktaturen e proletariatit me Bllokun famekeq. Thene hapur ne votimet e 8 majit do te kemi dy lloj qendrimesh per te votuar ne njeren ane qetesine maturine dhe qytetarine e koalicionit Aleanca per qytetarin mbeshtetur fuqishem nga shumica e shqiptareve nen udheheqjen e PD-se kurse ne anen tjeter muskujt e forces detashmentet paramilitare parapolitike dhe paraqytetare te pakices se te majteve ekstreme model-tip 21 janar 2011 mbetje teknologjike te diktatures komuniste ish-ushtarake dhe sigurimsa konvertuar alias ne police bashkiake apo komunare udhehequr nga kryesocialisti Rama. Rama duke e etiketuar popullin ne popull opozitar dhe popull pozitar populli eshte sovran nje dhe i vetem ben nje gabim te madh filozofik politik dhe patriotik. Shqiptaret kurdo dhe kudo pavaresisht bindjeve politike ne pluralizem distancohen nga fjalori percares fyes dhe diferencues i lidershipit te opozites. Kjo perben natyrshem dhe instinktivisht urtesine politike te popullit per faktin e thjeshte dhe te vertete se jeta e popullit eshte vete jeta e shtetit e shtetit te se drejtes per shqiptaret ngritur me mund e sakrifica te panumerta pikerisht ate shtet qe Rama e ka kthyer ne shenjester te zeze mbi te cilen hedh gjithfare hobesh perversitetesh dhe urrejtjeje. Per qytetaret e ndershem shqiptar dhe politikanet e tij te pergjegjshem per programin elektoral politik dhe qeveritar te Partise Demokratike eshte shume me e dobishme kur zhvillohet dhe lulezon shteti dhe shoqeria shqiptare ne teresi sesa kur majmen dhe vegjetojne si vemje disa individe te vecante multimilionere puthadoras qofshin edhe te persekutuar prane gardhit te Rames trashegimtare te emrit bemave dhe pasurise se eterve komuniste. Deklaratat kunder zgjedhjeve te qeta dhe votes se lire te shqiptareve kunder vullnetit te elektoratit te lodhur nga lufta e eger ndaj institucioneve demokratike te shtetit te se drejtes karshilleku i hapur kunder keshillave per qetesi dhe maturi te organizmave dhe kancelarive euro-atlantike nga kryetari i opozites se perbashkuar dhe perbetuar lidershipi i PS-se kreu i bashkise se Tiranes Rama po habisin dhe shqetesojne te gjithe shqiptaret. Nuk ka gje me te demshme se sa ndikimi i interesave vetjake mbi punet shoqerore.
Deklarata hidhnake e Ngjeles qe ka dale si asi nga menget laramane te Rames qe do te na armiqesoje me gjithe boten Duke filluar nga dita e pare e fushates elektorale e deri ne rrezimin e kesaj qeverie dhe vendosjen e zgjedhjeve te parakohshme politike ne do te bejme nje demonstrim te forces popullore ne sens demokratik per te treguar te gjitheve se demokracia do te triumfoje ne Shqiperi dhe se nuk mund te vazhdohet me me tirani bastarde si kjo qe ekziston e qe duhet rrezuar sa me pare qe shoqerohet me absurditetin vrastar izolues Mbylluni ne shtepite tuaja teksa urdheron burgosjen shpall non grata diplomatet e huaj sipas mendesise te socializmit origjinal te dikurshem qe pas cdo perfaqesie diplomatike te akredituar ne Tirane shihte agjenturat e social-imperializmit perendimor. Keto klithma kukuvajkash nuk jane gje tjeter pervecse deshmojne panikun ne te cilin eshte mberthyer opozita mjerane e Rames per humbjen e zgjedhjeve te 8 majit zgjedhje qe ai u trembet si djalli temjanit. Keto deklarata jashte moralit filozofise dhe kontekstit kohor shqiptar kerkojne ta izolojne Shqiperine demokratike ta rrethojne me klonin e sharjeve shpifjeve dhe urrejtjes se eger ndaj ndihmes bujare te diplomacive perendimore dhe partnereve nderkombetare ndihme qe nuk i shkon per shtat interesave te klanit Rama mberthyer ne panik qe per te zier vezen e vet eshte gati te ndeze si zjarr mbare Shqiperine. Gjuha me te cilen cifti i bufoneve opozitare shqiptare homolog me ate te qesharakeve iberike Don Kishotin e Mances me Sanco Pancon Rama me Ngjelen ngjasojne si dy pika uji me gjuhen e diktatorit Hoxha ngaqe kerkojne te kthejne rroten e historise pas te largojne miqte euroatlantike duke e rikycur Shqiperine me tela me gjemba burgje politike dhe kulake internimesh ku njeriu i ri hidhte valle ne goje te ujkut. Lideri i opozites Rama luan me karten e ujkut te zgjedhjeve politike por ky ujk nuk mund te behet kali i tij per te kaluar lumin e zgjedhjeve qe do ta damkosin me turp. Kryebashkiaku ne ikje i Tiranes me shpuren e tij u ka hipur dy kuajve njeheresh kalit calaman te protestave e demon-stratave qe po behen cdo dite e me shume shembull i bumerangut humbes dhe kalit te politizimit ekstrem te politikes ne plan te pare dhe mbi cdo gje. Sipas shembullit te eterve byroiste klani i bijve spekulon pasi per ta nuk mund te pranohet te kete pluralizem idesh dhe mendimesh por ndarje sipas vijes antagoniste te masave ne ose ata yni ose i tyre me ne ose kundra nesh. Spektri ne flamurin e tyre te laskaruar ka vec dy ngjyra te bardhen dhe te zezen spekter i vobekte dhe varfanjak te cilin shqiptaret e kane hedhur poshte me 22 mars te vitit 92 me votimin plebishitar pro PD-se dhe demokracise por qe do ta hedhin perseri poshte me neveri ne kete prag pranvere ne 8 majin e shumepritur nga qytetaret e Tiranes dhe mbare Shqiperise.