Ne pranga babai e kishte kthyer vajzen ne prostitute
KORCE - Babai e kishte kthyer vajzen ne prostitute dhe i gjente kliente. Policia e Korces ka bere te mundur arrestimin e nje 57-vjecari pasi ky i fundit nxirrte te bijen te prostituonte. Burimet nga Policia e Korces bejne me dije se ne saje te operacionit te koduar Pazari u be i mundur arrestimi ne flagrance i Fatmir Rushanit 57 vjec pasi ai nxirrte te bijen 29-vjecare ne rruge dhe i gjente asaj kliente perkundrejt nje shume te caktuar. Arrestimi eshte bere rreth ores 1530 te dites se djeshme pas nje pune te mirorganizuar nga ana e Sektorit te Krimit te Organizuar. Pervec 57-vjecarit te denuar me pare dhe per vjedhje eshte arrestuar dhe bija e tij Silvana Rushani lindur dhe banuese ne Lagjen Nr. 8 Korce. Arrestimi i ketyre dy personave eshte bere pasi dje rreth ores 1530 ne nje ambient banese ne Lagjen Nr. 4 Korce ata po shfrytezonin per qellime prostitucioni perkundrejt shumave qe varionin nga 5000-10 000 leke te bijen e Silvana Rushanit. Nga ana e policise jane kryer veprimet hetimore procedurale ndaj dy te arrestuarve per veprat penale te shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese ushtrim prostitucioni si dhe mbajtje e lokaleve per prostitucion. Gjate aksionit policia tha se si prova materiale jane sekuestruar nje shume prej 7200 lekesh. Dosja me materialet ne ngarkim te dy personave te arrestuar i ka kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce per hetime te metejshme.
14 Shtator 2010