E Diel, 1 Nëntor 2026

Masat mbrojtese bankat trefishojne rezervat e kapitalit



Nje pakete e gjere reformash e arritur mes bankiereve dhe rregullatoreve dhe qe ka si qellim te siguroje mosperseritjen e nje krize globale financiare u kerkon bankave qe te pakten te trefishojne rezervat e kapitalit. Kjo marreveshje do te duhet te miratohet ne samitin e lidereve te G-20-s ne muajin nentor. Kjo mase shihet si nje pjese kyce e nje marreveshjeje mes bankiereve ne bote dhe rregullatoreve dhe u arrit te dielen ne qytetin zviceran te Bazelit. Ne baze te rregullave te reja bankave do tu kerkohet qe te mbajne nje kapital rezerve prej te pakten 7 per qind nga asetet qe mbartin risqe. Sipas eksperteve keto ndryshime kane nje rendesi historike dhe jane perpjekja me ambicioze per forcimin e sistemit global bankar qe prej krizes financiare te 2008. Banka Gjermane Deutsche Bank paralajmeroi rritjen me te madhe te kapitalit ne historine e saj. Permes leshimit ne qarkullim te aksioneve te reja institucioni me i madh bankar ne Gjermani planifikon grumbullimin e 98 miliarde eurove. Shefi i bankes Gjermane Josef Ackermann njoftoi se keshtu do te financohet marrja e kontrollit te plote mbi banken Postbank. Edhe Kina do te ndjeke shembullin e 27 kombeve me te medha ekonomike te botes duke forcuar rregullat e saj per bankat. Institucionet financiare ne Kine ne te ardhmen do te sigurojne bizneset e tyre me te pakten 10 per qind kapital te vetin.

14 Shtator 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›