Ne pranga dibranet "cuba"
TIRANE - Nje vrasje e mbetur ne tentative coi ne pranga nje 50-vjecar. Zaim Elezi, 50 vjec, lindur dhe banues ne Diber, u arrestua diten e djeshme ne flagrance nga Seksioni Kunder Krimeve ndaj jJtes. Ai akuzohet se ka tentuar te vrase me thike 42-vjecarin nga i njejti qytet, Bekim Shupleken. Ngjarja per te cilen ka rene ne pranga Elezi ka ndodhur rreth ores 22.00 te mbremjes se djeshme, prane lokalit "Arberia" ne Sauk, ku nepermjet nje thike, i akuzuari i eshte drejtuar Shuplekes me qellim per ta vrare. Sipas burimeve, mesohet se i demtuari ka qene person me precedent penal per vepren penale te "plagosjes" dhe se eshte denuar per kete veper. Gjithashtu, po sipas burime, behet e ditur se mes tyre ekzistonte nje konflikt i hershem. Pas arrestimit te autorit, eshte bere kontrolli dhe atij i eshte bllokuar thika me te cilen donte te vriste 42-vjecarin. Ai do te gjykohet per vepren penale te "vrasjes me dashje, e mbetur ne tentative". E. Elezi