Pranga dy fierakeve te denuar ne Itali
FIER - Dy shqiptare te denuar ne Itali per pjesemarrje ne organizate kriminale dhe shfrytezim prostitucioni, u arrestuan mbreme nga policia e Fierit. Bashkepunimi midis drejtesise italiane dhe asaj shqiptare ka bere qe ne ditet e para te muajit janar te ketij viti, te mberrijne dokumentet per arrestimin e dy personave, te cilet ne kohen kur kane qene emigrante ne Itali, kane konsumuar vepra te ndryshme penale. Sipas drejtorit te policise se qarkut te Fierit, Arjan Bozhaj, mesohet se per arrestimin e Albert Kurtit dhe Gezim Kominit kishte mberritur leterporosi nga drejtesia italiane. Policia organizoi operacionin e koduar "Adriatiku 2008", ku ndaloi Albert Kurtin, 34 vjec, banor i lagjes "Afrim i Ri' dhe Gezim Kominin, 35 vjec, banor i lagjes "Ferme- Clirim." Sipas burimeve policore, mesohet se pasi kishte dale vendimi kunder tyre, me date 21 prill 2004 nga Gjykata e Krimeve te Renda ne Milano, Itali, ku Albert Kurti dhe Gezim Komini jane denuar me 7 vjet burg dhe shumen e 25. 400 eurove gjobe. Akuzat mbi keta dy persona jane per pjesemarrje ne organizate kriminale dhe shfrytezim prostitucioni. Para Drejtorise te Policise Fier ka pasur shume nga familjaret e tyre, pasi policia ka shoqeruar edhe 50 persona te tjere, per te cilet dyshon se kane lidhje me keta dy persona. E.Elezi